• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dy rosakë mes mjellmave të Ramës

by
06/07/2015 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Skena është e kuruar dhe kontrastet e ngjyrave në televizionet që transmetojnë live janë perfekte. Në tryezën kryesore kryeministri Rama, zëvendësi Peleshi dhe ministri Çuçi. Përballë kryetarët e bashkive të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit. Por heronjtë janë pak të trembur. Nuk janë si të tjerët. Janë ata të ndryshmit nga ngjyra uniforme e gjithë sallës. Janë si dy “rosakët” e vegjël të shëmtuar, të një rrëfenje që është rrëfyer përpara miratimit të Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale.

Domethënë, janë dy kryetarë të bashkive të fituara nga Partia Demokratike.

Ftesa e Ramës për të biseduar me të gjithë të zgjedhurit e 21 qershorit është më shumë një akt politik dhe një përpjekje për të hequr shijen e benzinës në supë – edhe pa u hedhur në supë luga e famshme – për bashkëpunimin mes pushtetit qëndror dhe atij lokal. Bashkëpunim pa marrë parasysh dallimet partiake. Dy bashkiakë, ai i Përmetit dhe i Dropullit shkuan në takim me kryeministrin, ndërsa diçka më pak se një dyzinë – aq sa ka fituar opozita në këto zgjedhje – munguan. Ose për të përdorur një fjalë politike, e bojkotuan takimin e kërkuar nga “kryebaroni i drogës në Evropë dhe vrasësi i zgjedhjeve të ndershme e të lira”. Kështu e quajnë kryeministrin dy B-të e PD-së, Berisha e Basha që nuk lejuan bashkiakët e tyre të shkojnë në takimin me Ramën.

Edhe me këto mungesa nuk ndodhi ndonjë gjë e madhe.

Rama shprehu keqardhje për të munguarit, i justifikoi ata në një farë mënyrë dhe sulmoi “guackën mbytëse të politikës qorre” të partisë demokratike. Duke ditur mirë se herët a vonë, por më mirë herët se vonë, kjo histori bashkëpunimi mes pushtetit qëndror dhe atij lokal do të ndodhë. Do të realizohet sepse nuk varet as nga humori i kryeministrit dhe as nga vullneti i të zgjedhurve lokalë.

Sot, dy bashkiakët e parë, ai i Përmetit dhe ai i Dropullit që ndodheshin në takim mund të dukeshin të panatyrshëm në atë sallë të kuruar me kujdes për hir të kontrastit të ngjyrave në televizionet që transmetonin live. Ata ngjanin si dy rosakët e famshëm të Andersenit, tërësisht të ndryshëm nga tufa e majtë që i shihte herë – herë me çudi. Në një vend normal, ndoshta të dy ata do të duhej të shndërroheshin shpejt mjellmat e hijshme të pushtetit për të kënduar këngën për të cilën u zgjodhën në 21 qershor. Si mjeshtër i propagandës, pikërisht këtë gjë edhe vetë Rama do ta donte me gjithë shpirt. Për të treguar se supa e tij elektorale dhe benzina që i kërkojnë brenda saj, nuk kanë asnjë lidhje.

Next Post

Këshilla për thonj të bukur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com