• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy raste transplant veshkash/ Kroacia përjashton mundësinë e trafikimit të organeve

by Java News
09/06/2022 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë në Kroaci, Vili Beros, tha të mërkurën se pas hetimeve nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, kanë ardhur në përfundim se dy rastet e transplantimit të veshkave, nuk kishin të bënin me trafikim organesh, por kanë gjetur disa parregullsi në proces.

Dy donatorët, një bukëpjekës nga Kosova dhe një shofer kamioni nga Serbia, kishin dhuruar veshkat dy vjet më parë në një spital të Zagrebit dhe pranuesit e organeve ishin burra nga Kroacia. Më 2019, një prej spitaleve në Zagreb kishte refuzuar të kryente transplantimin e organeve, kështu që transplantimi ishte kryer në një spital tjetër të kryeqendrës kroate.

Pas dyshimeve, Ministria e Shëndetësisë së Kroacisë kishte ndaluar përkohësisht programin e transplantimit të veshkave nga donatorë të gjallë në Qendrën Spitalore të Zagrebit.

“Transplantimi i organeve është procedurë që është shumë e zhvilluar në Republikën e Kroacisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për transplantimin, për fat të keq, të organeve nga donatorët e vdekur. Ky problem specifik lidhet me transplantimin e organeve nga donatorë të gjallë që nuk kanë lidhje me pranuesin, raste që janë jashtëzakonisht të rralla. Nuk ka asnjë dyshim për autoritetet për momentin [për këto dy raste]. Inspektorati shëndetësor bëri një analizë të thellë dhe zbuloi disa parregullsi në vetë këtë proces”, tha Beros.

Rastet e dyshimta të transplantimit të veshkave ishin zbuluar nga gazetarja Natasha Shariçiq. Duke komentuar deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, ajo tregoi se më 2019 – kur kishte ndodhur transplantimi i organeve – për shkak të këtyre dy transplantimeve të dyshimta ishin mbledhur ekipet e transplantim nga Qendra Spitalore të Zagrebit dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ka pasur dyshime se mund të ketë shkelje të normave etike në transplantimin e organeve, që janë altruizmi dhe varësia financiare. Me fjalë të tjera, ka pasur dyshime për trafikim organesh”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë.

Radio-Televizioni Kroat (HRT), kishte raportuar se dy dhuruesit e organeve nga Kosova dhe Serbia ishin “me status më të ulët social”.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar me pyetje Prokurorisë së Shtetit të Kosovës nëse ishin në dijeni për rastin që po hetohej nga Kroacia, por nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkaq, Josip Periq nga Shoqata kroate për të Drejtat e Pacientëve, tha për Radion Evropa e Lirë se fakti që këto dy transplantime ishin refuzuar që të kryeheshin në një spital në Zagreb, dhe më pas ishin kryer në një tjetër, ngriti dyshime për trafikim organesh.

“Nëse asgjë nuk ka ndodhur, pse ata e ndaluan të gjithë procesin? Këto procedura dhe rregulloret janë të diskutueshme ku shohim se ka rregullore të veçanta në çdo spital dhe standardet nuk janë të harmonizuara. Pastaj ka gabime të mëdha sa i përket shkeljes së etikës, moralit, kodit të etikës mjekësore dhe sigurisht, vetë pacientëve”, tha ai.

Në Kroaci, transplantimi i organeve nga donatorë të gjallë, që nuk kanë lidhje me pranuesin, është i mundur.

Kontrollet janë të rrepta dhe donatorët duhet t’u nënshtrohen testeve specifike psikologjike, miratimit nga ekspertë të qendrës së transplantimit dhe komisionit të etikës së institucionit shëndetësor ku kryhet transplantimi.

Reklamimi i disponueshmërisë ose nevojës për organe dënohet me burgim deri në tre vjet.

Sipas Radio-Televizionit Kroat, Kroacia, me më shumë se 100 transplantime veshkash në vit, është në mesin e vendeve udhëheqëse në botë./REL

g.kosovari

Next Post
Bombardohet fabrika kimike në Severodonetsk, s’dihet fati i 800 civilëve që ishin strehuar brenda

Bombardohet fabrika kimike në Severodonetsk, s'dihet fati i 800 civilëve që ishin strehuar brenda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

Braçe kundërshton alarmin për TVSH-në 21%: Biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi fitimin deri në 2029

November 1, 2026
BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

November 1, 2026
Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

November 1, 2026
Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre

Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre

November 1, 2026
Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

November 1, 2026
Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

November 1, 2026
“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

November 1, 2026
“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

November 1, 2026
Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

November 1, 2026
Nga ndërtimet te plazhet dhe hotelet, projektligji i ri për turizmin: Gjobat deri në 400 mijë lekë

Nga ndërtimet te plazhet dhe hotelet, projektligji i ri për turizmin: Gjobat deri në 400 mijë lekë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In