Dy raste pozitive me COVID-19 janë konfirmuar tek Hipoteka e Korçës. Mediat bëjnë me dije se njëri prej punonjësve rezultoi pozitiv të hënën kurse tjetri sot.
Institucioni nuk është mbyllur por vijon punën nën zbatimin me rigorozitet të protokollit.
Ndërkohë tamponët u janë marrë kontakteve të ngushta të të infektuarve.
/e.rr