• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dy raketa godasin Zonën e Gjelbër në Bagdad, përfshirë misionin amerikan

by A R
09/01/2020 07:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy raketa Katyusha goditën të Mërkurën vonë Zonën e Gjelbër të kryeqytetit Irakian, enklavën e sigurisë së lartë ku bazohen ambasadat e huaja përfshirë misionin amerikan, sipas burimeve të sigurisë.

Sulmi erdhi gati 24 orë pasi Teherani nisi të lëshojë raketa balistike në bazat irakiane që strehojnë forca amerikane dhe koalicionit që udhëheq SH.B.A, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit të lartë iranian Qassem Soleimani.

Pak para mesnatës, dy shpërthime me zë të lartë u dëgjuan në Bagdad, të ndjekura nga sirenat e sigurimit të zhurmshëm të Zonës së Gjelbër.

Ushtria e Irakut tha se raketat nuk shkaktuan viktima. Nuk janë dhënë detaje të tjera mbi sulmin.

Tensionet në rritje mes Iranit dhe SH.B.A-ve nuk iu ka shpëtuar edhe vendi ynë.

Lideri suprem iranian, Ali Kamenei e quajti dje Shqipërinë “një vend të vogël por të djallëzuar” ku takohen “elemente amerikane me tradhëtarët e Iranit”.

Por pas kësaj deklarate të tij, Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është pjesë e koalicionit të madh dhe aleate strategjike e SHBA, por shtoi se vendi ynë në këtë koalicion nuk kontribuon “me bomba dhe raketa”.

“Nuk jam fare i surprizuar nga deklarata në fjalë, Shqipëria ka bërë atë që duhet në respekt të traditës së saj, në respekt të faktit që jemi aleatë strategjikë të SHBA-ve, por nuk jemi kontributor në këtë aleancë të gjerë me raketa e bomba, por jemi kontributorë përmes një operacioni humanitar për të ofruar ndihmë ndaj një grupi njerëzish të kërcënuar nga regjimi diktatorial”.

“U them të gjithë qytetarëve shqiptarë se nuk ka asnjë rrezik të veçantë në këtë moment. Dhe e përsëris se Shtetet e Bashkuara janë shumë të vëmendshme”, deklaroi Rama.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Si u liruan hapësirat e “Kamzës” nga motelet dhe bingot

IKMT dhe Policia rikthehen tek "Astiri", nis pa rezistencë shembja e banesave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In