• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy qëndrimet që zhburrërojnë Berishën përballë SHBA

by Mero Baze
29/04/2023 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka shpërndarë spotet e një “letre të hapur” për shqiptarët, ku ilustrimet kryesore të saj janë me vizitat në SHBA, takimet me zyrtarë amerikanë dhe përurimin e “Rrugës së Kombit” ndërtuar nga një kompani zbatuese amerikane.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe me lobistin e ri që ka angazhuar në Uashington, i cili po justifikon marrjen e lekëve nga Berisha me argumentin se ai ka qenë dikur pro amerikan.

Edhe pse e shikoj si gjë të mirë që po harxhon ca para për lobistë, nuk e kuptojë pse mendon që do gënjejë shqiptarët me të shkuarën e tij kur i ka pasur raportet e mira me SHBA, kur aktualisht tani ai sulmon vet çdo ditë SHBA dhe zyrtarët amerikanë.

SHBA ka një dosje të hollësishme për Berishën, dhe natyrisht i ka në dosje dhe takimet e tij me zyrtarët amerikanë dikur. Madje nga ato takime ata e kanë profilizuar atë si një lider që nuk funksion sipas parimeve amerikane, pasi me ata liderë ai është përplasur për arrestimet politike në Shqipëri të liderit të opozitës dhe disa veprimtarëve të pakicës greke, me ata liderë është përplasur për zgjedhjet e 26 majit e më pas për situatën në vitin 1997, kur Shqipëria u dogj për shkak të tij.

Nuk ka ndonjë gjë që nuk dihet nga ato që janë publike. Ato që janë jopublike natyrisht janë sterrë për Berishën.

Por dhe sikur të ishin të bardha për të, tani jemi në situatën që SHBA zgjedh të të ketë mik apo jo, dhe nuk e zgjedh ti SHBA.

SHBA ka zgjedhur ta ketë Sali Berishën person “non grata” bashkë me familjen e tij dhe kjo është e përjetshme. Kjo nuk rregullohet as me lobistë në Uashington, as me avokat në Francë dhe as revolucion në Shqipëri. Siç e tha Gabriel Escobar, i dërguari amerikan për Ballkanin, kjo nuk rregullohet as me rezultate elektorale.

Sali Berisha dhe familjarët e tij do vdesin si persona të padëshiruar nga SHBA, si hajdutë, si minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë. Kjo nuk zhbëhet më.

Madje i vetmi justifikim për Berishën që shan çdo ditë SHBA dhe zyrtarët e saj është pikërisht se “i mbyturi nuk çan kokë nga i laguri me ujë”. Dhe ai është i vdekur për SHBA, kështu që nuk kanë çfarë t’i bëjnë më shumë.

Ky dyzimi i tij që çdo ditë shan SHBA, pastaj përpiqet të na bëj nostalgjikë me periudhën kur dilte foto me zyrtarë amerikanë që tani i quan hajdutë, ngjan me atë emisonin e dikurshëm të Pandi Laços “Histori me zhurmes”, me personazhe të cilët donin të shpjegonin ndonjë keqkuptim nga jeta e tyre e ndëshkuar gjatë regjimit komunist.

Sali Berisha duhet të ndajë mendjen a është një luftetar anti-amerikan siç kapardiset tribunave, apo një i mundur i penduar, që kërkon mëshirë nga SHBA. Dhe kjo vlen vetëm për mbështetësit e tij që ta dinë nëse e kanë vërtet burrë udhëheqësin historik, apo një legen që ditën shan tribunave SHBA e natën u çon letra për t’ia falur.

Kjo nuk vlen për SHBA, pasi për SHBA, ai, gruaja, vajza dhe djali i tij janë thjesht hajdutë që nuk duhet t’u shkojë njeri pas. Vlen për ata që u shkojnë pas.

Next Post
“Me Jorin nuk kam pasur diçka”/ Gerti flet për Luizin: Nëna ime e njihte dhe ishte shoqe me…

“Me Jorin nuk kam pasur diçka”/ Gerti flet për Luizin: Nëna ime e njihte dhe ishte shoqe me…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

February 24, 2026
Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

February 24, 2026
Ylli Manjani: Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Ylli Manjani: Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

February 24, 2026
Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

February 24, 2026
“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

February 24, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë, dy të rinj në spital, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

Aksident i rëndë në Tiranë, dy të rinj në spital, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

February 24, 2026
Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

February 24, 2026
Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar dhe 7 400 fluturime të anulura

Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar dhe 7 400 fluturime të anulura

February 24, 2026
Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

February 24, 2026
Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In