• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy qarqet e fundit/ Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankimet për Fierin dhe Elbasanin për të ‘vulosur’ rezultatin e 25 prillit

by Java News
15/06/2021 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolegji Zgjedhor mblidhet sot për të shqyrtuar ankimet e Partisë Demokratike për qarqet Fieri dhe Elbasan, qarqe në të cilat PD kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve.

Pas Beratit, Vlorës Gjirokastrës, Korçës, Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës tashmë janë vetëm dy qarqe të mbetura për t’u vulosur nga Kolegji Zgjedhor, për të mbyllur përfundimisht ankimet e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kujtojmë se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ankimuan rezultatin për 9 qarqe, fillimisht në KAS e më pas në Kolegj Zgjedhor.  Me përfundimin edhe të Fierit dhe Elbasanit i hapet rrugë certifikimit të rezultatit nga ana e KQZ për të vijuar në shtator me konstituimin e Kuvendit të ri.

Kujtojmë se në Kolegj Zgjedhor i sollën nga partitë  politike të opozitës, PD dhe LSI, thuajse të gjitha vendimet e marra në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, institucion në të cilin mbërritën të paktën 19 ankime për 10 qarqe. Të vetmet qarqe që nuk u ankimuan në KAS ishin Dibra dhe Kukësi. Partia Demokratike kërkoi pavlefshmëri dhe ripërsëritje zgjedhjesh për qarqet Tiranë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Fier, Vlorë, Durrës, Berat dhe Shkodër. Ndërsa LSI kërkoi pavlefshëmri dhe ripërsëritje zgjedhjesh për qarqet, Gjirokastër, Korçë, Vlorë, Durrës dhe Berat, ndërkohë që kërkoi rinumërim për Beratin dhe Durrësin. Të vetmet kërkesa që u pranuan ishin ato për rinumërim të Beratit dhe Durrësit.

KAS përfundoi rinumëroi 114 kuti votimi të qarkut të Beratit, me rreth 35 mijë fletë votimi të numëruara për herë të dytë në një qark ku kanë votuar gjithsej 80.929 qytetarë. LSI rikuperoi gjithsej me 15 vota, shumë larg votave të duhura për të marrë mandatin e pretenduar pasi 77 vota i duheshin për t’i marrë mandatin Partisë Socialiste. Ndërsa nga 108 kuti të rinumëruara në Qarkun Durrës LSI s’ka rikuperuar asnjë votë nga 136 që kërkonte për të marrë mandatin. Madje gjatë rinumërimit të 108 kutive të numëruara LSI humb 1 votë , PD-së i janë zbritur 38 vota ndërsa PS-së i janë zbritur 26. Për të bërë verifikimin dhe rinumërimin, ishin ngritur 8 grupe në sallën e KAS. LSI synonte që të merrte mandatin e Edi Ramës, i cili ishte i 8-i në listën e Durrësit. Mandatin e prentenduar të LSI do ta merrte Elona Guri e renditur e para në Durrës.

Tre ankimet e tjera të rëndësishme në KAS u bënë nga kandidatët e pavarur në Lezhë, Gjirokastër dhe Tiranë, kandidatë të ardhur nga radhët e Vetëvendosjes të cilët kërkuan pavlefshmëri dhe ripërsëritje zgjedhjesh, kërkesa që nuk u pranuan nga KAS.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Copa America, s’mjafton perla e Messit ndaj Kilit, Paraguai “tris” Bolivisë

VIDEO/ Copa America, s'mjafton perla e Messit ndaj Kilit, Paraguai “tris” Bolivisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The Wall Street Journal: Sheiku i inteligjencës së Emirateve aksioner kryesor në bankën e re kripto të familjes Trump

The Wall Street Journal: Sheiku i inteligjencës së Emirateve aksioner kryesor në bankën e re kripto të familjes Trump

August 29, 2026
Dronët me eksplozivë në Leipzig ndezin alarmin, Gjermania përgatit masa të ashpra ndaj Rusisë

Dronët me eksplozivë në Leipzig ndezin alarmin, Gjermania përgatit masa të ashpra ndaj Rusisë

August 29, 2026
Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase

Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase

August 29, 2026
Të besosh të pabesueshmen

Të besosh të pabesueshmen

August 29, 2026
Protesta përçahet! Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

Protesta përçahet! Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

August 29, 2026
Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Prapaskenat/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

August 29, 2026
Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik, ja rruga që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve!

Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik, ja rruga që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve!

August 29, 2026
Lejuan kultivimin e kanabisit, përjashtohen nga policia 3 efektivë, në hetim 11 të tjerë

Mbushën pyjet e Fushë-Arrëzit me hashash, arrestohen 2 persona! Kultivuan qindra bimë narkotike në 15 parcela

August 29, 2026
Presidenti Pezeshkian: Kush është Trump që të na mohojë të drejtat bërthamore?!

Presidenti i Iranit mesazh homologut Trump: Shmange krijimin e trazirave, dialogu mund të zgjidhë problemet!

August 29, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

HARTA e zjarreve në vend, vijon lufta me flakët në Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 12 vatra, 4 aktive! S’ka rrezik për banorët

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com