Prej disa ditësh biblioteka “Gjergj Fishta” në Lezhë ka mbyllur dyert për lexuesit. Shkak për këtë është bërë prekja nga koronavirusi i dy punonjësve të këtij institucioni, duke bërë që i gjithë stafi të vetëkarantinohet.
Në hyrje të bibliotekës, e cila është në varësi të Bashkisë Lezhë është vendosur njoftimi për mbylljen e saj për një afat të pacaktuar.
Lezha që nga fillimi i pandemisë numëron 190 raste me koronavirus, ndërsa 11 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me covid.
g.kosovari