• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy projektet e mbetura pezull të skulptorit Arben Bajo që humbi betejën me COVID/ Gazmend Leka tregon ëndrrën e tij për “Kopshtin e engjëjve”

by Java News
10/08/2020 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miq e kolegë e kujtojnë Arben Bajon si njeriun e heshtur, por siç thotë piktori Gazmend Leka, veprat e tij bënin shumë bujë.

Leka e pat njohur talentin e artistit që në vitet kur e kishte student në Akademinë e Arteve. “E pashë dhe thashë: Ka për t’u bërë një skulptor shumë i madh”. Më tej, pas kthimit të Bajos nga Greqia, dashuria për artin, për studentët e tyre i bashkoi edhe më shumë në miqësi.

Ndanin bashkë ëndrrat, diskurset për situatën e kulturës dhe artit në vend, shqetësimet, deri edhe ekspozitat, ku Leka ishte gjithmonë i pranishëm me fjalimet e tij, që udhërrëfenin publikun drejt veprave të Bajos. Përtej miqësisë, e konsideron si një nga mjeshtrit më të mëdhenj të skulpturës në vend, që sipas tij e veçonte ndër të tjera kultura, informacioni dhe përditësimi për zhvillimin global të artit. Me Lekën pat folur edhe për një projekt të tij, ideja për të cilin lind 10 vite më parë. Bëhet fjalë për një ekspozitë që do të titullohej “Kopshti i engjëjve”. “Do t’ua dedikonte fëmijëve të braktisur, atyre që jeta në një formë a tjetrën u ka shkaktuar plagë… Më ka folur gjatë për të, aq sa unë i përgatita një tekst. Kush e di, ndoshta ai tani takon engjëjt e vërtetë”, thotë Leka mes emocioneve.

Profesori dhe filozofi Përparim Kabo veçon veprën fine dhe frymëzuese të Bajos, teksa shpreh ngushëllimet për humbjen e mikut të tij. “Ti ike e nga sot qielli do ketë një dimension më të bukur arti… Pa dyshim që në këto dy dekadat e fundit, ti solle një ndryshim rrënjësor në artin e skulpturës”, shkruan ai.

Artisti Ilirian Shima e veçon Arben Bajon jo vetëm për artin e tij, për betejën për t’i dhuruar kësaj bote diçka nga vetja, por edhe për qytetarinë, kulturën e moralin me të cilën jetoi. “Do ta kujtojmë Benin sa të rrojmë. Atë burrë të pashëm që shihte aq bukur nën vetullën e rënë, që i jepte aq hijeshi. Atë skulptor që e përkthente çdo gjë në formë dhe jetonte me to. Atë mik që nuk kish nevojë të xhelozonte askënd me artin e tij unik. Atë baba dhe bashkëshort të denjë, atë dashnor të jetës e mjeshtër të skulpturës shqiptare, atë maestro që muzave do t’u mungojë”, shkruan ai.

117351736_232757091215347_3676690692717849227_n

Ndërsa kolegu i tij, Ardian Isufi, thekson se Bajo ishte edhe një nga artistët më të preferuar nga koleksionistët. “Pedagog dhe artist: Parajsa qoftë për ty si udhëtim i fundit… sepse për ty, arti në çdo çast e moment ka qenë parajsa jote shpirtërore!”, shkruan ai. Isufi tregon më tej se Bajo kishte planifikuar që në maj të këtij viti të çelte një ekspozitë me nudo dhe figura mitologjike. Projekt, që për shkak të pandemisë ishte shtyrë për në nëntor. Megjithatë, Isufi premton që në bashkëpunim me familjen do bëjnë çmos që ajo ekspozitë t’i vijë publikut sa më shpejt.

Kineastët

“Ikje pa ikje”

Kineastit Muharrem Fejzo, skulptori Arben Bajo i pat dedikuar një bust të gdhendur mjeshtërisht. I lidhte përpos dashurisë për artin, një miqësi disavjeçare. Dhimbja për humbjen e parakohshme të skulptorit është e madhe për regjisorin, i cili, përmes një pikture të detit të trazuar nga koha e vrenjtur, përpiqet të tregojë gjendjen e tij shpirtërore. “Det i vrenjtur, si shpirti im i trishtë për humbjen e mikut Arben Bajo”, shkuan ai. Po aq i tronditur dhe i trishtuar për humbjen e skulptorit është edhe miku i tij, regjisori Mevlan Shanaj. “Humbje e paimagjinueshme! E papranueshme! Një ikje që lëndon një komb. Një ikje që la dhimbje mbytëse. Nuk kemi frymë ta shprehim. Familjarisht të tronditur! Fjalët nuk dalin. Një ikje pa ikje!”, shkruan ai./ panorama

g.kosovari

Next Post
Rasti në Manëz/ Bashkia e Durrësit nxjerr blof për herë të dytë Bashën, vendimi është marrë me 29 korrik. Dokumenti

Rasti në Manëz/ Bashkia e Durrësit nxjerr blof për herë të dytë Bashën, vendimi është marrë me 29 korrik. Dokumenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

6 tetori, afati fundit për Presidentin. Gjykata vendosi: Zgjedhja e qeverisë nuk shkeli Kushtetutën

September 23, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

“UÇK një grup banditësh”, Rusia gëzohet: Thaçi të dënohet më shumë, Kosova u shkatërrua

September 23, 2026
Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

September 23, 2026
Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

September 23, 2026
Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

September 23, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

PS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese

September 23, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha mbledh deputetët, diskutohet reagimi pas masës ndaj Hysenit: SHISH në duart e krimit

September 23, 2026
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

September 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 23, 2026
A kërcënohet Shqipëria? Raporti i SHISH: Sulmet terroriste nga grupe të vogla janë potencialisht të mundshme

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com