• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy prej përgjigjeve që dhanë zgjedhjet e 25 prillit

by Preç Zogaj
01/05/2021 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

E para: nuk do të këtë koalicion të madh siç u përfol andej-këndej para zgjedhjeve, përfolje e ushqyer nga ftesa e papritur për bashkëpunim e Edi Ramës drejtuar Lulzim Bashës në kulmin e fushatës, me kusht që të ndahej nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Jo pa të drejtë kjo ftesë u vlerësua nga disa analistë si hapje për bashkëqeverisje.

Sado që elasticiteti i termit “bashkëpunim” e lejon driblimin e kuptimit që ka në mendje ai që e përdor.

Por përtej diversionit elektoral në momentin e dhënë, “kushti” që vuri zoti Rama e tregonte pak a shumë saktë çfarë kishte në mendje. Një kusht i tillë është pa kuptim, madje idiotesk nëse fjala do të ishte thjesht për një bashkëpunim parlamentar mes qeverisë dhe opozitës.

Ndërkaq, në festën e fitores së PS-së ditën e martë të kësaj jave dhe të enjten në emisionin “Opinion”, Rama avancoi me ftesën e tij duke e cilësuar pa limit, pa vija të kuqe. Koalicioni i madh do të ishte i natyrshëm në Shqipërinë e dërmuar nga konfliktet e tejzgjatura politike nëse atë do ta diktonte rezultati i zgjedhjeve.

Një periudhë qetësie dhe angazhimi dypalësh në një qeveri më bazë të gjerë do t’i mbulonte minuset e tkurrjes së përkohshme të opozitarizmit klasik me pluset e trofeut të premtuar të hapjes se negociatave dhe përparimit të përshpejtuar të vendit drejt integrimit me titull të plotë në BE.

Ka të dhëna thuajse të sigurta se partnerët tanë, ata europianë sidomos, e uronin një qeveri gjithëpërfshirëse të integrimit. Kjo, edhe në kuadrin e çaktivizimit progresiv të politikave antishqiptare, që tashmë konsiderohen edhe si politika anti-NATO dhe anti-BE, të cilat e kanë bukën e tyre karfosjen politike të shqiptarëve tej kufijve të pluralizmit të shëndetshëm.

Fitorja me 74 deputetë e PS-së plus rezervën e tri mandateve të PSD-së, që nuk janë pjesë e spektrit opozitar, e fshiu si mundësi për koalicionin e madh. Rama mori një maxhorancë të qartë që e ngarkon me barrën e përgjegjësisë për të qeverisur vetëm.

Barrë, e cila sa vjen e rëndohet për të jo vetëm nga lodhja dhe velja prej pushtetit shumëvjeçar, por para së gjithash tek e sheh veten mes minës me sahat të borxhit shumë të lartë publik dhe një PD-je, që, megjithëse ka humbur, është rritur në krahasim me zgjedhjet e mëparshme dhe nuk do t’i japë për asnjë çast armëpushim, sado që do t’i duhet dhe duhet të bashkëpunojë me shumicën për paketën e saj të reformave bipartizane, ku spikat reforma kushtetuese e njoftuar nga Basha gjatë fushatës elektorale. Kjo është situata tani.

Ajo mund të ndryshojë përgjatë vitit në vartësi të zhvillimeve nga fronti i integrimit, nga fronti i ekonomisë, nga fronti i drejtësisë. Në këtë kontekst, nuk përjashtohet mundësia të shkohet drejt asaj që PD e kërkon prej më shumë se katër vjetësh tashmë: një qeveri e negociuar me bazë të gjerë, me prioritete dhe me afate të përcaktuara qartë, me një Kryeministër të gjithëpranuar të modelit Dragi në Itali, fjala vjen.

E dyta, zgjedhjet dhanë sërish një përgjigje të qartë se Reforma në Drejtësi, e cila ngërthen në vetvete një sfidë komplekse për shtetformimin dhe sundimin e ligjit në vend, mbetet një zgjedhje e pandryshueshme e njerëzve të informuar apo të interesuar për dobinë e saj.

Më saktë për misionin e saj: çuarjen e ligjit në sferat e larta. Pikëpamjet për rishikimin e kësaj reforme, pa e konkretizuar ku dhe si, por thjesht duke e veshur apo plotësuar termin rishikim me frazën “të standardit europian”, a thua se nuk janë SHBA dhe Europa që kanë bashkautorësinë e tyre në hartimin dhe zbatimin e saj, perceptohen nga një pjesë e madhe e opinionit publik si lojë fjalësh që fsheh mendimin për ta tjetërsuar e zhbërë atë.

Sado që jo të gjithë zërat opozitarë që kanë objeksione, nganjëherë të bazuara për produktin e deritanishëm kësaj reforme, kanë në mendje zhbërjen e saj.

Por shpresat dhe pritshmëritë e mëdha të publikut të gjerë nga kjo reformë janë të tilla që nuk duan ta venë në dyshim dhe nuk duan të dëgjojnë për dështim e rishikim të saj pa i dhënë gjithë kohën e nevojshme për ta treguar veten. Koha në kuptimin e lidhjes së gjithë pjesëve të makinerisë fillon tani me vënien në funksion të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Për t’u kthyer te pesha elektorale e reformës, duhet thënë se shpresa për të goditur krimin dhe korrupsionin në sferat e larta është e vetmja dhe e fundit, sipas meje, për t’i shkurtuar kohën Shqipërisë së vjetër të pandëshkueshmërisë.

Kjo reformë ka edhe veçantinë tjetër, që nuk mundet kurrsesi të mos vendoset në peshoren elektorale të subjekteve politike: raportet me të janë raporte me SHBA.

Ajo është prioritet i politikës amerikane në Shqipëri. Mendësia popullore në tërësi, së cilës i prin kthjelltësia e elitave që nuk mungojnë në vendin tonë, me të drejtë e kanë vendosur në rendin e shërbimeve të mëdha amerikane për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Nga kjo pikëpamje, duke qenë shqiptarët në shumicë dërmuese proamerikanë, jo vetëm kundërshtimet e hapura, por edhe ekuivokët në lidhje me këtë reformë perceptohen si kundërvënie ndaj partnerëve perëndimorë. Për rrjedhim kanë kosto elektorale. Shembujt e shumtë mbështesin këtë pohim.

Përgjigjet që dhanë zgjedhjet e 25 prillit janë me shumë se dy. Pikëpyetjet për standardin e tyre gjithashtu. Në vijimësi do të vijojmë trajtimin e tyre në bazë të fakteve.

Next Post
FOTOT/ Çifti Ronaldo po jeton një nga momentet më të mira!

FOTOT/ Çifti Ronaldo po jeton një nga momentet më të mira!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In