• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy përgjigjet që duhet të japë shteti i Kosovës

by Rexhep Qosja
23/04/2017 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Rexhep QOSJA/ 
Përgjigjja e parë: Me politikën e saj, me sjelljet e saj, me deklarimet e saj udhëheqja politike e shtetërore e Kosovës dhe populli shqiptar i Kosovës e kanë dëshmuar përkushtimin e sotëm dhe përkushtimin e ardhshëm, që mund ta quajmë historik, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndaj Bashkimit Evropian.Në këtë përkushtim janë të përmbajtura mendimet dhe ndjenjat e gjithë shqiptarëve kudoqofshin ata sidomos ndaj SHBA-ve.SHBA-të dhe shtetet më të mëdha të BE-së e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur e sovran. Me njohjen e këtillë, si shtet i pavarur dhe sovran, ato, SHBA-të dhe BE-ja, ia kanë njohur Kosovës të drejtën që, përpos të tjerash, të krijojë edhe Ushtrinë e saj, në këtë mes ia kanë njohur të drejtën që Forcën e Sigurisë së Kosovës ta shëndërrojë, ta rrisë, në Ushtri të Kosovës me të gjitha institucionet përkatëse, duke u bërë ushtri që mbron sigurinë, tërësinë territoriale dhe rendin politik e shtetëror të Kosovës. Duke e njohur kështu shtet të pavarur dhe sovran, ato, SHBA-të dhe BE-ja, (e me to edhe NATO-ja) objektivisht ia kanë njohur Kosovës të drejtën që Ushtrinë e saj ta themelojë si të dojë vetë: me ligj apo me ndryshime në Kushtetutën e saj. Me njohjen e kësaj të drejte të Kosovës, ato, SHBA-ja dhe BE-ja, realisht ia kanë njohur Kuvendit të Kosovës të drejtën që me shumicën e votave të deputetëve të tij të vendosë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Për këtë arsye kërkesat e SHBA-së dhe BE-së që në Kuvendin e Kosovës për formimin e Ushtrisë së Kosovës të vendoset jo me numrin e votave të deputetëve, por me pajtimin e të gjitha grupeve etnike të Kosovës, e kjo domethënë edhe me pajtimin e pashmangshëm të grupit të deputetëve serbë, është në kundërshtim me parimet demokratike, me standardet demokratike dhe me etikën demokratike amerikane dhe evropiane.Dua të shpresoj se SHBA-të dhe BE-ja, në pajtim me Kushtetutat e tyre me rëndësi historike për zhvillimin e demokracisë në botë, do ta lirojnë Kuvendin e Kosovës prej këtij kushtëzimi jodemokratik, që për fatin e Ushtrisë kosovare të mund të vendosë grupi i deputetëve të një bashkësie etnike – të serbëve të Kosovës.
Përgjigjja e dytë: Kërcënimet që udhëheqësit politikë, shtetërorë dhe fetarë të Serbisë po bëjnë ndaj idesë së bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës ende s’kanë marrë përgjigjen e nevojshme të institucioneve shtetërore të Kosovës!Kjo përgjigje është e nevojshme jo vetëm për shkak të bisedimeve që do të zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe për shkak të informimit të opinionit ndërkombëtar për mosmarrëveshjet më afatgjata mes këtyre dy shteteve.Sipas mendimit tim, udhëheqjeve politike, shtetërore dhe fetare të Serbisë duhet t’u jepet kjo përgjigje: Kosova është shtet, shtet i pavarur dhe sovran, i njohur prej 113 vendeve, mes të cilave edhe prej SHBA-ve dhe prej shteteve kryesore të Be-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë. E të tjerave. Dhe, si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka të drejtë të ligjshme të vendosë vetë për fatin e vet të përtashëm dhe historik, prandaj edhe të bashkohet me Shqipërinë, me shtetin prej të cilit me dhunë e kanë ndarë disa shtete ballkanike dhe evropiane, mes të cilave Serbia ka pasur rolin më armiqësor, prandaj më dëmtues, ndaj popullit shqiptar në përgjithësi.Kërcënimi i prijësve politikë, shtetërorë e fetarë serbë se bashkimin e Shqipërisë me Kosovën do ta pengojë Serbia me luftë, është rikthim tragjik i asaj ideologjie politike me të cilën klasa politike dhe intelektuale serbe i ka sjellë shumë tragjedi Ballkanit gjatë historisë, dhe së fundi gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë komuniste. Udhëheqja politike, shtetërore dhe fetare serbe duhet ta ketë të qartë se në botën e sotme, se në Ballkanin e sotëm, se në fatin e shqiptarëve, janë bërë shumë ndryshime, të cilat s’mund të kthehen më mbrapa. Ndryshimet e bëra historike në Ballkan, në Evropë e në Botë, ideologjinë e përshtrirjeve serbe e kanë rrëgjuar përfundimisht: Serbia është gjetur në statusin modest që realisht është dashur ta ketë dhe e ka në Ballkan. Ajo, prandaj, s’mund të ndikojë në asnjë pikëpamje dhe me asgjë në vullnetin politik të popullit shqiptar.Duam të shpresojmë se Serbia, për hir të mirëqenies së vet dhe për hir të paqes në rajon, do të heqë dorë përgjithmonë prej mitologjisë së saj të trashëguar politike. Është në të mirën e saj dhe në të mirën e gjithë rajonit, prandaj edhe të Evropës, që udhëheqja politike, shtetërore dhe fetare serbe të harrojë çka duhet të harrojë dhe të mësojë çka duhet të mësojë nga historia dhe nga e sotmja.Pse udhëheqja politike dhe shtetërore e Kosovës nuk iu përgjigj ende kërcënimeve të udhëheqjes politike, shtetërore dhe fetare të Serbisë ndaj idesë së bashkimit të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën?Nuk dua të provoj ta shpjegoj këtë mospërgjigje të saj. Le ta shpjegojnë lexuesit ashtu siç ua merr mendja.

Next Post
E dënuar me vdekje që në barkun e nënës

Libri, dashuria e të gjitha kohërave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e famshme e filmit “Home Alone”

Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e famshme e filmit “Home Alone”

January 30, 2026
Virusi ‘Nipah’ jo rrezik imediat për Shqipërinë, Bino: Nuk përhapet nga ajri

Virusi ‘Nipah’ jo rrezik imediat për Shqipërinë, Bino: Nuk përhapet nga ajri

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Pse “non grata” e Sali Berishës nuk hiqet me lobim

January 30, 2026
Tragjedi në metronë e Hamburgut / Një burrë tërheq 18-vjeçaren para shinave të trenit, të dy të vdekur

Tragjedi në metronë e Hamburgut / Një burrë tërheq 18-vjeçaren para shinave të trenit, të dy të vdekur

January 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Bashkimi rreth Berishës e bën edhe PD-në, edhe opozitën më të vogël

January 30, 2026
Përplasje mes Komisionit Xhafaj dhe SPAK/ Prokuroria e Posaçme refuzon…

Përplasje mes Komisionit Xhafaj dhe SPAK/ Prokuroria e Posaçme refuzon…

January 30, 2026
Dalin dokumentet e reja nga dosja Epstein, disa prej tyre pornografike

Dalin dokumentet e reja nga dosja Epstein, disa prej tyre pornografike

January 30, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Kryedemokrati, misionar i Serbisë”/ Avokati: Berisha mbrohet nga 3 mijë kriminelët që ka në organizatën e tij në PD!

January 30, 2026
Alibia e humbjes? Pse PD nuk tregon si e do ndarjen territoriale?

Alibia e humbjes? Pse PD nuk tregon si e do ndarjen territoriale?

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In