• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy orë tensione e përplasje me policinë, Basha mbyll protestën: Ky ishte mesazh i popullit!

by A R
26/05/2018 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

12:59/ Mbyllet protesta. 

Protesta e opozitës është mbyllur pas dy orësh me tensione dhe incidente të shumta.

Për rreth 45 minuta militantët e PD sulmuan policinë te Ministria e Brendshme me flakadanë, gurë e sende të ndryshme. U desh ndërhyrja e Bashës që ata të largoheshin. Ndërkohë, më herët incidente pati edhe te Kryeministria ku po ashtu u sulmuan policët dhe u hodhën flakadanë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim të shkurtër para militantëve që u grumbulluan në selinë blu.

Ai tha se kjo e sotmja është vetëm fillimi i qëndresës deri në largimin e qeverisë.

Basha: “Vëllezër dhe motra, ju falenderoj për qëndresën tuaj popullore, kombëtare dhe evropiane. Për mesazhin e qartë e të prerë që populli i dha qeverisë së krimit e korrupsionit. Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, dhe lakejve të tyre, pengesës së vetme e Shqipërisë si gjithë Evropa. Beteja e sotme pjesë e aksionit popullor që do vijojnë pareshtur deri në çlirimin e Shiqpërisë. Derisa shqiptarët të realizojnë aspiratën për Shqipërinë si gjithë Evropa.

12:49/ Është qetësuar situata te Ministria e Brendshme. Pas minutash të tëra aktesh dhune ndaj punonëjsve të rendit, protestuesit janë larguar. Ata i janë bashkuar kreut të PD Lulzim Basha në marshimin drejt selisë blu.

12:43/ Pas minutash të tëra tension dhe shunë ndaj policisë, pranë protestuesve te Minsitria e Brendshme ka mbërritur lideri i PD Lulzim Basha.

Ai u ka kërkuar atyre qetësi dhe të largohen nga aty. Basha ka ftuar protestuesit të vijojnë marzhimin drejt sheshit “Skënderbej”.

12:33/ Një grup protestuesish sulmojnë policinë me një kordon metalik. Ata shtynë punonjësit e rendit ndërkohë njëri prej tyre u ndje keq.

Deputeti i PD Ervin Salianji u afrua dhe akuzoi policët për dhunë.

12:28/ protestuesit vijojnë të qëndrojnë para Ministrisë së Brendshme. Herë pas here ka tensione teksa ata sulmojnë punonjësit e policisë.

Gjithë këtë situatë vetë ministri Fatmir Xhafaj po e ndjek nga zyra e tij.

12:10/ Tension te Ministria e Brendshme, protestuesit sulmojnë me gurë godinën dhe kordonin e policisë.

Pas marshimit nga Kryeministria, protestuesit u ndalën para zyrës së Fatmir Xhafajt. Disa prej tyre sulmuan me gurë e flakadanë godinën e ministrisë dhe policinë.

Uniformat blu formuan disa kordonë për të mos lejuar depërtimin drejt godinës. Policia u bëri disa herë thirrje protestuesve të mos sulmojnë uniformat blu.

“Zotërinj qytetarë mos shtyni policinë”, ihsin thirrjet me megafon.

11:50/ Ka pasur tensione në fund të fjalimit 30-minutësh të Lulzim Bashës para Kryeministrisë. Disa perosna kanë sulmuar punonjësit e policisë në kordonin përballë Kryeministrisë. Ndërkohë drejt policëve dhe kryeminsirisë janë hedhur flakadanë.

11:43/ Basha mbaron fjalimin para turmës dhe fton qytetarët për marshim drejt sheshit “Skënderbej”.

Në ato momente shumë protestues kanë hedhur flakadanë dhe kapsolla drejt Kryeministrisë.

11:21/ Basha mban fjalimin para turmës: Nuk jemi këtu për pushtet, jemi për dritën e së vërtetës:

Basha: “Sot jemi mbledhur me qindra mijëra për dritën e së vërtetës, për diellin tonë, për atë dritë që na u mohua në gjysëm shekulli komunizëm. Për atë dritë që u mjegullua shumë herë këto tre dekada. Për atë dritë që sot e kanë bllokuar retë e zeza të krimit, drogës e korrupsionit. Pikërisht kur është më errët njeriu kërkon më shumë dritën.

Sot më shumë se kurrë, sytë tonë kërkojnë dritën që vjen nga Perëndimi edhe pse shkëlqen nga larg. Sot jemi mbledhur me qindra mijëra për të treguar se jemi evropianë dhe si evropianë besojmë te liria, te demokracia, te shteti i së drejtës.

Protestojmë për liri, demokraci i drejtësi, me dinjitetin e forcën e njerëzve të lirë. Jemi këtu për t’i treguar Evropës, Perëndimit, se qeveria bizantine nuk përfaqëson popullin, aspiratën e shqiptarëve. Jemi mbledhur për të qëndruar si evropianë përballë qeverisë më antievropiane që ka sot Evropa.

Përpjakja jonë nuk ëhstë luftë për pushtet, ëhstë përpjekja kundër sundimtarit shkatërrues.

11:20/ Nga sheshi “Skënderbej” dhe rrugët e tjera vijon marshimii qytetarëve të mbërritur nga rrethet dhe zonat e dnryshme të Tiranës.

Protesta deri tani vijon e qetë dhe nuk raportohet për incidente.

11:18/ Kryetari i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi pas marshimit nga selitë e partive u bashkuan pranë urës së madhe të bulevardit. Atyre iu bashkua edhe lideri historik i PD Sali Berisha.

“Protestë e jashtëzakonshme. Edi Rama ia ka mbathur” deklaroi ish-lideri i PD Sali Berisha.

11:03/ Edhe kryetarja e LSi Monikia Kryemadhi ka nisur marshimin drejt Kryeminsitrisë. Ajo shoqërohej nga deputetë dhe të rinj të LRI-së.

Në mesazhin që dha ajo u kujdes të akuzojë Ramën, por jo ministyrin Xhafaj, qëndrim konstant i kësaj force këto ditë.

11:01/ Ka nisur protesta e opozitës, e paralajmëruar prej ditësh. Mbështetësit e opozitës kanë nisur marshimin drejt sheshit para Kryeministrisë, ku do jetë epiqendra e tubimit.

Mijëra protestues të mbërritur nga rrethet dhe zonat e ndryshme të Tiranës tashmë janë nisur drejt bulevardit qëndror të Tiranës.

Lideri i Partisë Dmeokratike me aleatët ëhstë nisur në këmbë nga selia blu dhe po i drejtohet sheshit. Ai rrethohet nga qindra militantë demokratë.

Ndërkohë, policia ëhstë në gadishmëri për ruajtjen e rendit gjatë protestës.

Nisen autobusët e parë nga rrethet në drejtim të Tiranës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Dhjetëra autobusë dhe automjete private janë nisur nga qytete si Vlora, Fieri, Kukësi, Berati, Shkodra, Korça etj.

Në automjetet e protestuesve janë vendosur parulla me mbishkrime “Na prit Pasha”! “Pasha po vijmë”! “Kush është pashai”, raporton Shqiptarja.com duke ironizuar me zhargonin e përdorur nga Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në videopërgjimin e pretenduar të “dëshmitarit X”, Albert Veliu.

Ndërkohë Tirana sot duket kaotike. Bllokimi i akseve kryesore për shkak të protestës ka sjellë trafik tepër të rënduar.

Mjetet e rënda dhe ato të transportit publik janë ndaluar në periferi të qytetit.

Mbi 1500 policë janë në gadishmëri për ruajtjen e rendit.

Kukës
Rreth 1000 mijë protestues janë nisur drejt Tiranës në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Kryetari i PD në Kukës, Arif Rexhmati është shprehur se “kuksianët protestojnë kundër qeverisë “Rama” që mban në burg 4 djemtë kuksianë ndërsa trafikanti Xhafaj është i lirë”. “Kuksianet protestojnë edhe për lirinë e kuksianëve, kundër taksës së Rrugës së Kombit”, kundër koncesioneve, kuksianët kanë më shumë motive për të protestuar”, ka thënë kryedemokrati i Kukësit.

Korçë 
Pjesëmarrje e ulët protestuesish drejt Tiranës. Asnjë organizim i mirëfilltë nga opozita. Burime pranë PD bëjnë me dije se qytetarët i janë drejtuar kryeqytetit me mjete të vogla. Pritej një pjesëmarrje masive por sipas tyre presioni nga qeveria nuk ka lejuar organizimin në masë me autobusë. Ndërkohë, burime nga LSI-ja bëjnë me dije se drejt Tiranës janë nisur rreth 500 protestues ku 100 prej tyre janë nga qyteti i Pogradecit dhe pjesa tjetër nga Korça.

Vlora, Rreth 1500 protestues me 10 autobusë
Autobusët u nisën nga zona e Skelës pranë godinës së PD nga zona pranë Sahatit, nga njësia administrative Novoselë si dhe nga Bashkia e Selenicës.  Drejt Tiranës janë nisur 1500 autobusë.

Berat
Nisen protestuesit beratas drejt protestës së paralajmëruar në Tiranë. Dy autobusë me protestues sapo janë nisur nga selia e PD-se në Berat, ndërkohë që janë nisur dhe shumë mjete të vogla. Kryetari i PD-së Gazmend Azizi, konfirmoi se rreth 2 mijë protestues janë nisur nga ky qark, dy autobusë nga Berati, 2 nga Ura Vajgurore, 1 nga njësia administrative Otllak, 1 nga Velabishti dhe 1 nga Poliçani.

Fier
Nga Fieri në drejtim të Tiranës për të marrë pjesë në protestë janë nisur sipas kryetarit të PD dega Fier, Luan Baçi, rreth 2000 vetë të organizuar ne baze te grup seksioneve te lagjeve ku dhe nisja është bere me mjete personale ndërsa ne qytet janë nisur me tre autobusë. “Pjesëmarrja nga Fieri është gjithëpërfshirëse, qëllimi të rrëzojmë Ramën dhe largimin e Xhafajt”, tha Baçi.

Shkodër
Nga Shkodra po vijnë me dhjetëra makina qe mbajnë parullat me zhargonin e Agron Xhafajt, që njihet në Vlorë me titullin “Pasha”. “Na prit Pasha! Pasha po vijmë! Kush është pashai”./a.m.

Next Post
Sot opozita në shesh, mesazhi i Ramës nga Berati

Protesta e tensionuar, reagon kryeministri Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas përleshjeve vdekjeprurëse, Trump njofton armëpushim mes Tajlandës e Kamboxhias

Si do të funksionojë Bordi i Paqes së Trump, Bloomberg: 1 mld $ për anëtarësi të përhershme

January 18, 2026
Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In