• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dy orë në majë të vinçit, çifti i ish të përndjekurve zbret pas negociatave

by A R
18/10/2017 07:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari janë bindur të zbresin nga vinçi pas 2 orësh. Mësohet se kërkesës së tyre për t’u takuar me Erion Veliajn dhe ministren Lindita Nikolla i janë përgjigjur institucionet respektive.

Krahas policisë dhe zjarrfikësve, në vendngjarje kanë qenë të pranishëm një këshilltare e MAS dhe një zyrtar i Bashkisë Tiranë.

Ndërkohë, mediat raportuan më herët se çifti ka probleme ekonomike dhe janë ish të përndjekur politikë. Disa ditë më parë ata denoncuan në media gjendjen e tyre dhe pamundësinë për të rritur fëmijët.

***

Dy persona, të identifikuar si Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, burrë e grua, janë ngjitur majë vinçit mëngjesin e sotëm tek Pallati i Kulturës duke kërcënuar për vetëvrasje.

Çifti ka kërkuar praninë e Kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe të Ministres Lindita Nikolla, si i vetmi kusht për të zbritur në tokë.

Nuk dihen ende motivet që i kanë çuar drejtë këtij veprimi, ndërsa policia është në vendngjarje në përpjekje për të negociuar me çiftin.

Nuk është hera e parë që njerëz kërcënojnë të hidhen nga lartësitë, vetëm dy ditë më parë 35 vjeçari i identifikuar si Sajmir Zalli kërcënoi vetëvrasje nga i njëjti vinç.

Zalli zbriti pas gati 60 minutash nga vinçi, ndërsa rrëfeu se motivi që e çoi drejt këtij veprimi ishte fakti se ish-bashkëshortja nuk e linte të takonte fëmijët.

***

Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, burrë e grua, të cilët mëngjesin e sotëm janë ngjitur mbi vinç duke kërcënuar vetëvrasje, mësohet se janë ish të përndjekur politik.

Ndonëse ende ata nuk kanë deklaruar arsyen se përse janë ngjitur mbi vinç, në një intervistë dhënën pak ditë më parë në Report Tv, Teuta Gjinollari ka deklaruar se kërkon lekët e dëmshpërblimit dhe një punë, ose në të kundërt do të rrezikonte edhe vetëflijimin.

Por, me sa duket, apeli i tyre nuk është dëgjuar, duke sjellë edhe veprimin e sotëm.

/b.d

 

Next Post
Gjuriç: Ja plani për “pushtimin” telekomunikativ në Kosovë

Gjuriq e pranon: Lista Srpska është projekt shtetëror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In