“Qeveria Mustafa-Thaçi, i ka vetëm dy rrugë: ta burgosë opozitën ose të heq dorë nga marrëveshjet. Ajo po mundohet ta bëjë të parën, por duke e burgosur opozitën s’do mend që do të detyrohet ta bëj edhe të dytën, pra të heq dorë nga marrëveshjet”, thotë VV në reagim.
Lëvizja Vetëvendosje në fund ka thënë se e dënon arrestimin dhe burgosjen e aktivistëve si dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre.