Dy nga parashikimet e Baba Vangës për vitin 2022 dolën. Daily Mail e quan atë “Nostadamus i Ballkanit”.
Sipas kësaj media, parashikimet e saj kanë peshë, pasi banorëve të Kentit u është bërë paralajmërimi që të përdorin ujin për nevoja esenciale.
Gjithashtu edhe vende të tjera në Angli janë në gjendje kritike, për shkak se konsumi i ujit është rritur për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta, si dhe për faktin se disa lumenj dhe përrenj kanë një nivel të ulët uji, i cili është nën 1 metër.
Megjithatë, Britania e Madhe nuk po përballet vetëm me temperatura të larta dhe thatësirë, e cila ka prekur jugun e Evropës, në radhë të parë Portugalinë, Spanjën dhe Italinë, ku përdorimi i ujit është i kufizuar edhe për qytetarët.
Disa nga parashikimet e saj nuk janë realizuar, si për shembull bota do të përjetojë një ngjarje të tmerrshme, cunami vdekjeprurëse dhe një tjetër pandemi.
/a.r