• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy metra dhe të dënja për Kadarenë!

by Agron Gjekmarkaj
02/07/2024 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Tek lexova lajmin e fundit se Ismail Kadare do të varroset në Tufinë diçka më semboi sëbrëndeshmi.
Me gjasë na goditi perseri rastesia dhe nuk na gjeti të pergatitur.

Kadare është njeri si gjithë ne të tjeret por gjeni që ne të tjeret nuk jemi, kontribues i pashoq ndaj vendit të tij dhe kultures universale që ne tjeret nuk jemi dhe po shkon atje mes shumë vdekatarve personaliteteve a njerzve të zakonshem, asnjëri si ai.

Kadareja ai i cili i dha Europes dhe Botes një Shqiperi plot sqime e madheshti, me kontë e baronë, me gjuhë të vjeter murgun Gjon roje të saj, me luftra e perkpjekje të medha në mbrojtje të cilivizimit e qyteterimit, me zonja e personazhe emerkumbues, po kaq i perfshiu qytetet e kontinentet nga Gjirokastra në Paris , nga Shkretetira e Gobit në Moske , nga Kruja e Skenderbeut në Stambollin e sulltanve nga Tirana në Pekin, nga Prishtina ne Washington, nga Athina në Romë ,ne letrat e veta , duke zbritur thellë në kohera eskiliane e duke u ngjitura tek ato te Stalinit, Hrushovit, Mao Ce Dunit Enver Hoxhes, Klintonit , Miterranit , Kolit , Rugoves e shumë kujt tjeter nuk e meritonte kaq modesti qoftë edhe të perkohshme nga populli i tij.

Rruga e fundit që do të pershkruaj shkrimtari sa del pak nga qëndra i ngjan një rruge të hapur nga nomadet në ikje duke lënë pas rrëmujë, pluhur e pisllek.
Do dukemi në kamerat e botes sëpaku mosmirnjohes, sikur se paskeshim merituar atë vetë!

Shqiperia ka dhe duhet të kishte më shumë mundesi së aq.
Kombet e qyteteruara duke respektuar elitat e veta kanë çmuar progresin dhe krenarinë kombetare. Çfarë është krenaria kombetare? Vepra dhe bëmat e një grushti njerezish në shekuj për vendin dhe popullin e vet a per humanizmin në pergjithesi.
Ndarja veç e tyre nuk është diskrimin për të tjeret por mirënjohje që të tjeret shfaqin për ta.
Vendet europiane kanë shumë prej tyre “Panteon” ku vendosin shkrimtaret , luftetaret politikanet e shquar! Franca sidomos po edhe të tjeret!

Ato jane pika peligrinazhi referimi e reflektimi pse jo dhe turizmi kulturor.
Ne kemi edhe eksperiencat e lënies pa varr apo në frigorifer. Per fat te keq s’kemi bërë asnjë perpjekje së paku per rilindasit tanë, shtetformuesit a luftetaret . Mbase duke parë çfarë kompronisesh bëhen më mirë se “Panteoni” do të banalizohej pa masë ku çdo qeveri , çdo politikan , çdo kryetar bashkie a biznesmen do bënte qokat e veta dhe mbase do gjindej gjithmonë një mik per të futur njerez në “Panteon” aqsa nuk do mbetej më askush per varrezat publike! Por prej motesh e kemi pranuar që Ismail Kadare është “sui generis” dhe pertej çdo politike kulturore në Shqiperi fati i tij nuk varet më vetem nga ne, lexuesi shqiptar është një fetë në rrethin e madh.

Më shumë se duke nderuar Kadarene nderojmë veten nëse atij i bëjmë respektin që meriton. “Lavdia e tij ska nevojë për asgjë e jona ka për të” paten shkruar francezet per Molierin! Vlen, vlen dhe per ne e Kadarenë! Nuk dua të bëj politikë në ditë si kjo por Qeveria shqiptare duhet të shpallë menjehere një konkurs nderkombetar për një ansambel muzeal kushtuar Ismail Kadaresë ku aty të jetë dhe varri i tij. Tufina duhet të jetë e perkohshme, sa më shkurt , jo një e perkohshme që rri gjithë jeten.
Nuk është e lehtë se në Tiranë dy lulishte kanë mbetur një para Rognerit dhe një pas Kryeministrisë , megjithëse në Vlorë , Ati i shtetit tonë Ismail Qemali në një lulishte e ka banesen e fundit i veçuar siç i takon të jetë.
Një tjeter zgjidhje mund të realizohet në një koder tek Parku i Liqenit se në qytet ska më tokë per asgjë veç pallatave! Kadare na ka nderuar gjithmonë, na ka dhënë, shumë madje, gjuhe , kulturë, identitet, krenari e patriotizem le ti japim dy metra dhe të dënja! Mevlan Shanaj tha pas Skenderbeut ikja më e madhe ishte kjo, ndoshta ka perkufizuar të verteten. Kesaj të vertete nderin që i takon pa ndoshta e sikur!!!

Next Post
Stresi shpërthen ndaj ndjekësve, këngëtari: Nuk guxon njeri të…

Stresi shpërthen ndaj ndjekësve, këngëtari: Nuk guxon njeri të...

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Le te prehet gjeniu tek liqeni tek ai qe shpesh e pershkonte ne kembe

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

March 24, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zhvillohen intervistat me 14 kandidatët, brenda 48 orëve emri i fituesit

March 24, 2026
Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In