• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy marrëveshje me qeverinë franceze Gonxhja: AFZH, 120 milionë euro për Shqipërinë

by Java News
13/04/2024 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte pjesë e delegacion shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama në vizitën zyrtare në Paris, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Francës për zhvillimin e qëndrueshëm.

Përmes një video mesaxhi, Gonxhja u shpreh se, “Pata nderin të nënshkruaja në Paris, në Pallatin Elysee, në emër të Qeverisë Shqiptare, dy marrëveshje prioritare me Qeverinë Franceze, shenjë e qartë e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, që do t’i hapin rrugën zhvillimit të projekteve strategjike në sektorë të ndryshëm, thelbësorë për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Sipas tij, marrëveshja e parë, e nënshkruar me Jean-Noël Barrot, ministër për Evropën, ishte një Marrëveshje Ndërqeveritare e nivelit më të lartë, që për herë të parë hedh bazat për bashkëpunimin në projekte strategjike mbi turizmin, menaxhimin e ujit, mjedisin e mbetjet, inovacionin, dixhitalizimin, energjinë, infrastrukturën e transportin, arsimin, administratën publike, shëndetësinë dhe bujqësinë, nisma që do të realizohen në nivel dypalësh, si edhe nga sipërmarrjet më të mirënjohura franceze, falë edhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të shtetit francez.

“Marrëveshja e dytë, e bashkë-nënshkruar me Marie-Hélene Loison, zv/Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD) dhe Ambasadores së Francës për Shqipërinë, Catherine Suard, i hap rrugën financimit të programit transformues të titulluar “Zhvillim i Gjelbër dhe i Qëndrueshëm”. Në kuadër të kësaj nisme, Shqipëria do të mbështetet në vlerën 120 milionë euro nga Agjencia Franceze e Zhvillimit, fond që do të shërbejë si katalizator për implementimin e projekteve dhe reformës transformuese të ndërmarrë nga Ministria e Turzimit dhe Mjedisit”, theksoi Gonxhja.

Gonxhja shprehu një falenderim të veçantë për ekipet reciproke që punuan për negocimin dhe hartimin e këtyre marrëveshjeve, çka siç tha ai, “nënvizon momentin historik dhe të shkëlqyer të partneritetit mes Qeverisë Franceze dhe Qeverisë Shqiptare, me përkushtimin për progres e zhvillim të ndërsjelltë”.

 

Next Post
Veliaj inspekton punimet në pallatet e reja në Kombinat: Në 2025 mbyllim rindërtimin; kur lejohemi të punojmë, bëjmë gjëra të mrekullueshme

Veliaj inspekton punimet në pallatet e reja në Kombinat: Në 2025 mbyllim rindërtimin; kur lejohemi të punojmë, bëjmë gjëra të mrekullueshme

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Ato 120 milion euro qe thoni do investoje franca,atyre ja u gjene vendin edvini pune ditesh,ai i ka gadi mashtrimet me invesitorte strategjik.Parate shkojne ose ne tunelet e surrelit,ose ne firmat ofshore,eshte mjeshter per te mashtruar e vjedhur k/hajduti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

September 8, 2026
Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

September 8, 2026
Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

September 8, 2026
PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

September 8, 2026
“Parlamenti është marrë peng”, Agron Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca po përpiqet të…

Gjekmarkaj ironizon mazhorancën: Ligjet tuaja janë ‘Besa’ e Gysit dhe “Prania besnike” e projektuar nga sekseri i armëve!

September 8, 2026
“Do shqyrtohet më 17 shtator në Kuvend!”- Pagat e magjistratëve, Balla ironizon Opozitën: U ‘digjet barku’ për gjyqtarët, por i shajnë me “libër shtëpie”

“Do shqyrtohet më 17 shtator në Kuvend!”- Pagat e magjistratëve, Balla ironizon Opozitën: U ‘digjet barku’ për gjyqtarët, por i shajnë me “libër shtëpie”

September 8, 2026
I vunë 200 mijë euro gjobë nga burgu menaxherit të lokalit, goditet banda e drejtuar nga shqiptari, 4 të arrestuar

Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë! Nisin procedurat e ekstradimit

September 8, 2026
Alarmi rus, forcohet mbrojtja e krahut lindor të NATO-s, Polonia inauguron qendrën e re!

Alarmi rus, forcohet mbrojtja e krahut lindor të NATO-s, Polonia inauguron qendrën e re!

September 8, 2026
DEBATET/ Politika e nis ‘luftën’ që te Konferenca e Kryetarëve, shkak pagat e magjistratëve! PD: Po shkelet Kushtetuta! PS: Pagat i cakton Parlamenti, jo Gjykatat

DEBATET/ Politika e nis ‘luftën’ që te Konferenca e Kryetarëve, shkak pagat e magjistratëve! PD: Po shkelet Kushtetuta! PS: Pagat i cakton Parlamenti, jo Gjykatat

September 8, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com