• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy linjat brenda PD/ Roland Lami: Lista e hapur kërkon reformim, lista e mbyllur mban Berishën si të pazëvendësueshëm

by E S
03/06/2025 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Roland Lami, i ftuar në emisionin Real Story në ABC News, komentoi përplasjet e brendshme në Partinë Demokratike, duke ndarë strukturën e saj të brendshme në dy qasje të ndryshme: atë të “listës së hapur” dhe “listës së mbyllur”.

Sipas Lamit, brenda PD po kristalizohen dy linja që përfaqësojnë vizione të ndryshme për të ardhmen e partisë.

“Njëra është ajo e listave të hapura dhe tjetra është PD e listave të mbyllura,” u shpreh ai.

Ai shpjegoi se përkrahësit e listës së hapur nuk synojnë vetëm përmirësimin e standardeve zgjedhore, por edhe reformimin e brendshëm të partisë dhe ndryshimin e lidershipit. Në të kundërt, sipas tij, mbështetësit e listës së mbyllur fokusohen vetëm te proceset zgjedhore dhe nuk e konsiderojnë të nevojshëm ndryshimin e strukturës së partisë.

“Unë mendoj se në vazhdim në PD të kemi dy linja brenda PD-së. Njëra është ajo e listave të hapura dhe tjetra është PD e listave të mbyllura. PD në listat e hapura kërkon edhe reformimin e partisë, por dhe rregullimin e standardeve të zgjedhjeve. Kurse personat e listave të mbyllura kërkojnë vetëm problemin e standardeve të zgjedhjeve, partia nuk ka asnjë për të ndryshuar.

Lista e hapur kërkon ndryshimin e lidershipit të PD-së, kurse lista e mbyllur thotë se pa lidershipin ajo parti nuk ka të ardhme. Listën e hapur mund ta mendosh edhe në një asgjësim të mundshëm pasi lëshojnë veten dhe karrierën e tyre vetëm tek PD, pas zgjedhur një variant apo formim tjetër. Ata që janë brenda listës së PD e mendojnë që janë në atë parti vetëm falë liderit të asaj partie dhe mendojnë se siç ka ndodhur herët e tjera që të pakënaqurit janë larguar dhe janë kthyer prap, mjafton ta marrë PD dhe gjithçka reformohet”, tha analisti.

Lami theksoi se e vetmja mënyrë për një reformim real të PD-së është që përkrahësit e listës së hapur të mos shohin më të ardhmen e tyre politike përmes strukturës aktuale të listës së mbyllur.

“Zgjidhja për mua e vetmja mënyrë për t’u reformuar PD, është që ata që janë në listë të hapur të mos e shikojnë perspektivën në listë të mbyllur, sepse nuk ndodh asgjë aty. E vetmja formë që të shikojnë formimin e së ardhmes është që të shikojnë të ardhmen e PD me një parti tjetër. Paradoksi është që lista e hapur mendon që PD duhet të jetë pa Berishën, kurse lista e mbyllur mendon që pa Berishën nuk ka PD”, përfundoi Roland Lami.

Next Post
“11 maji”/ Ivi Kaso: Farsë elektorale, shkeljet i janë dërguar edhe ODIHR-it! S’ka bashkëpunim me PS

“11 maji”/ Ivi Kaso: Farsë elektorale, shkeljet i janë dërguar edhe ODIHR-it! S’ka bashkëpunim me PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në Krujë, Rama reagon sërish: Vetëm një vatër aktive, mirënjohje për forcat që luftuan me flakët

Zjarri në Krujë, Rama reagon sërish: Vetëm një vatër aktive, mirënjohje për forcat që luftuan me flakët

August 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 10 Gusht 2026

August 9, 2026
Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

August 9, 2026
Vdes Massimiliano Cencelli. Pse emri i tij hyri në fjalorin politik italian

Vdes Massimiliano Cencelli. Pse emri i tij hyri në fjalorin politik italian

August 9, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Tragjike në Ksamil/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij, e mitura humb jetën

August 9, 2026
Kina synon shërbime më të fuqishme të mjekësisë tradicionale

Kina synon shërbime më të fuqishme të mjekësisë tradicionale

August 9, 2026
Hyri me Jet Ski në zonën e sigurisë, Policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

Hyri me Jet Ski në zonën e sigurisë, Policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

August 9, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Velipojës, shpëtohen dy pushuesit

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Velipojës, shpëtohen dy pushuesit

August 9, 2026
Vodhën paratë e gjobave, Gjykata e Kukësit del me vendim për 22 efektivët e Policisë Rrugore

Radarë, dronë dhe makina inteligjente në Shkodër, mbi 1200 masa administrative gjatë një jave

August 9, 2026
Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com