• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy Kongrese 300 pare

by Plator Nesturi
23/11/2021 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

PD është më rëndë sesa duket. Jemi në kohë Covidi dhe veshët na janë mësuar me raste sëmundjesh e madje dhe fatalitete. Gjithsesi jeta ecën. Dhe do të ecë pavarësisht se dikush e humb betejën, pavërësisht se kush ish, çfarë statusi apo popullariteti kish gëzuar dikur. Pikërisht në këtë kohë jemi duke u marrë me një sëmurë tjetër të shoqërisë shqiptare dhe që vërtet na ka marrë shumë kohë e analiza madje. PD kish kohë me anemi të rëndë por pikërisht në muajt e fundit gjendja duket e agravuar rëndë. Dhe nuk kish si të ndodhte ndryshe kur tashmë kemi dy grupe mjekësh prej ku secili jep diagonzën e vet dhe ku të dyja palët kanë një kurë të ndryshme për shërimin e PD. Një grup përdor për inflamacion Berishën ndërsa tjetri për qetësues Bashën. Njëra palë këmbëngul për eletroshok më 11 dhjetor, ndërsa tjetra për masazh këmbësh një javë më pas. Nga gjithë kjo përkujdesje, vetëm një gjë është e sigurtë: pacienti do të vdesë.

Kush e do më shumë PD? Basha apo Berisha?

Po të pyesësh idhatrët e Foltores do të thonë Berisha dhe po të pyesësh burokracinë e PD të përgjigjen Basha. Gjithsesi deri pesë muaj më parë ndërsa u zhvilluan zgjedhjet e kryetarit të ri pas humbjes së re, të dyja palët ishin një e vetme dhe sinkronë për të eleminuar të gjithë kundërshtarët e tjerë që do dëshironin ta donin PD-në po aq sa Basha në 8 vite. Askush nuk të linte ta doje PD-në më shumë se Basha. As Berisha vetë nuk e lejonte këtë blasfemi. Atëherë pse ky ndryshim ku u shndërruan në dy palë?

Lëvizja e Foltores këmbëngul se gjithë ky shfrim kundër është në të mirë të PD dhe për të sjellë një frymë të re në opozitë. Pavarësisht se kjo ndodh vetëm pak muaj më pas pasi të gjithë së bashku votuan Bashën sipas formulës një anëtar një votë dhe ku 80% solidarizoheshin me të pavarësisht humbjes, duke i dhënë shans edhe për një mandat tjetër drejt zgjedhjeve. Çfarë ka ndodhur që ti hiqet ky votëbesim dhe të konsiderohet tashmë si pengesë për të ardhmen e PD-së? E vetmja ngjarje që ka ndodhur në këto pesë muaj është shpallja non grata e Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe po ashtu vendimi për mbajtjen e distancës ndaj tij në grupin parlamentar. Në fakt me një të infektuar zakonisht kështu veprohet, mbahet larg dhe i izoluar. Nëse kjo është ngjarja e vetme e ndodhur, duket pak e vështirë të mendohet se ky është shkaku që Basha nuk e do PD-në. Madje që qenka i infektuari Berisha ai që e dashka më shumë sa do ta shtrëngojë gjithë kohë në përqafim PD-në anemike pas humbjes. Do të ish si përqafim vdekje për një forcë politike e cila në këto vite të fundit ka marrë plot kritika nga ndërkombëtarët për shkarje drejt ekstremizmit. Edhe kjo i duhet…

Dy Kongrese 300 pare

Përtej energjive të harxhuara dhe përplasjeve të personazheve të ndryshëm në PD të cilët tashmë po shahen me libër shpie dhe nxirosin njëri-tjetrin nëpër studio televizive, ka një tjetër takëm që mezi pret spektaklet e dhjetorit. Jo ato që zhvillohen për Krishtlindje apo Vit të Ri, por në kongreset e stuhishëm që PD do të zhvillojë në dhjetor. Duket spektakël i garantuar. Fillon në datën 11 dhjetor ku sipas programit do të shahet gjysma e PD nga Berisha dhe ndjekësit e tij dhe raundi i dytë në 18 dhjetor ku do të denigrohet gjysma tjetër e PD nga Basha dhe mbështetësit e tij. Spektakli do të nisë me përcaktimin e numrit të delegatëve nga secila palë. Nuk dihet se kush do ti numërojë dhe kush e garanton përfaqësuesin e deleguar, por kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka spektakli. Rëndësi kanë objektivat nëse i është dhënë dërma palës kundërshtare dhe çështja e kryetarllëkut.

PD, si pakkush parti në botë do të ketë dy kongerse pra. Por askush nuk garanton se nuk do të ketë një kongres të tretë apo të katërt pas pak kohësh. Dhe kjo do të jetë një risi e paparë. Gjithshka i ngjan një ushtrie të shkapërndarë ku oficerët kanë Kongresin e tyre, ndërsa ushtarët bëjnë peticion për Kongres të veçantë. Në fund, gjithkush do të shkojë në drejtimin e tij. Ndoshta në betjë me njëri-tjetrin, por jo në luftën e zakonshme me kundërshtarin. Nëse shumëkush mendon se nga gjithë këto zhvillime thjesht do të kemi një ndarje të PD, askush mund të thotë se ndarja do të ishte thjesht një vijë e Theodosit që përcakton se sa anëtarë ka njëra dhe sa i mbeten tjetrës, sa deputetë i shkojnë njërës palë dhe kaq copë i mbeten tjetrës. Gjendja është shumë më rëndë se kaq. Ndarja dhe kthinat në të cilat po e fusin PD- në personazhet historikë dhe aktualë të saj, po i rrezikojnë të ardhmen dhe vazhdimësinë. Aq sa nesër të jetë një forcë e papërfillshme politike dhe pa gravitet. Ndarja nuk sjell edhe ndarjen e elektoratit, por humbjen e tij.

/fjala.al

Next Post
Bllokimi i KED? Dvorani i përgjigjet zëdhënësit të Metës: Kjo s’mund të ndodhë, çështjet e rendit të ditës s’janë kokrra mollësh por…

"Është e drejta e zotit Meta që të..."/ Dvorani pas vendimit të GJKKO: S’kam përplasje, iku koha e gjyqeve popullore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

March 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një flamur gjerman për molotovët e revolucionit

March 22, 2026
Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

March 22, 2026
Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

March 22, 2026
“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

March 22, 2026
Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In