• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dy komente për detin  

by Java News
12/06/2015 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Endërr turistike për fushatë elektorale

Turizmi do model biznesi dhe fantazi që bashkon pushim me argëtimin dhe formimin kulturor.

Kështu, hajde ngrohu në diell dhe lahu në det s’të vjen njeri…

Ja se çfarë ëndërroj unë që do të tërhiqte pa fund turistë perëndimorë jo gjyhnaqarë shqiptarofolës zbritur pa një lek në xhep nga fshati i lindjes.

Udhëtim në det në territorin shqiptar.

Do e ndalja anijen në Butrinit. Lëre se çfarë mrekullish do u tregoja.

Pastaj përsëri në anije e do të ndalesha te kështjella e Aliut në Tepelenë. Atje kore aktorësh do recitonin Bajronin, etj.

Nëpër det përsëri do zbrisja në Vlorë, drejt e në Orikum ku do vizitoja bazën e Orikumit dhe do të tregoja pa fund historira nëpër shpella piratësh e gjetkë.

Po përpara nuk do lija pa shfrytëzuar gjiret e Jonit ku veç kashtoreve do na prisnin qingja të pjekur e verë në poçe si dikur Uliksi.

E më pas gara me kuaj në pishat e Divjakës.

Do zbrisja në Durrës ku do të shihja ndeshje gladiatorësh për bashkinë e Durrësit te arena e rrënoja klasike. Koncerte pa fund atje.

Drejt e në Laç ku pasi merrja autobuzin do ngjitesha në Malin e Krujës ku do të rrëfeja Skënderbeun…

E pastaj në Lezhe ku do ngjitesha malit për në Bjeshkë…

Kjo tërheq si model, me qindra të punësuar, valutë pa fund, gjallërim i ekonomisë, imazh.

Pse o me plazhe pesëleksha me bukë me vete te bagazhi i audit të vjedhur do bëjmë turizëm ne???

Pse o me urinim në rrënjët e Fikut të detit do bëjmë turizëm ne?

Pse o në plazhe pa drita e ujë do bëjmë turizëm ne?

Mblidheni mo mendjen ! Edhe forcat!

Ç’e duam detin mo?

E shtrëngojmë mos na e marri greku.

Mirë mo mirë, po ne e mbajmë bosh mo. As naftë, as turizëm, as peshk, as gjë pe gjëje.

Thotë greku: O komshi, kot që kot e mban ma jep mua…

Drejt e ka kur e sheh që s’i duhet as dreqit.

I lind dëshira.

Se ne as nëndetëse nuk kemi që t’i nxirrnim njëherë andej e të kapnim peshk me to.

Më mirë t’ja jepnim me qira grekut, a turkut, a qipriotëve, a kalabrezëve, për 100 vjet e të merrnim interesa bankare a ku e di unë përqindje fitimi nga nafta sesa kështu…

Jemi bërë si ato plakat budallaqe që mbajnë në sepete pa përdorur jorganë e çarçafë të mirë, për ndonjë mik që e presin e që tashmë ka vdekur…

Pse e fusim detin në sepete mo???

Pse nuk e përdorim.

Kështu nuk na e ka marrë greku, na e kanë marrë peshqit mo. Pse me grekun inatosemi, me peshqit jo?

*Titulli JavaNews.al

Next Post

Enca i kërkon Era Istrefit puthjen e dytë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

October 5, 2026
Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

October 5, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Lufta kundër korrupsionit mbetet e panegociueshme

October 5, 2026
“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

October 5, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Nga dashuria te karriera, Jorgo Pulla zbulon çfarë parashikojnë yjet për sot

October 5, 2026
Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com