• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dy koalicionet e mëdha kosovare shumë shpenzime, por asnjë ofertë të qartë në programe

by A R
05/06/2017 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Të dy koalicionet e partive kosovare dhe Vetëvendosja nuk po mbahen nga premtimet, që duken hapur krejt jashtë realitetit. Porse kosovari i thjeshtë nuk do të besojë më fryrjet e mëdha, që bëjnë palët. E para dhe një nga premtimet më të shpejta është ajo që ka lidhje me heqjen e vizave dhe që partitë e kanë premtuar deri për 90 ditë, kurse e dyta është ajo që ka lidhje me bërjen e ushtrisë. Nuk po flasim për ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë sepse premtimet në këto lëme janë të shpeshta. Ajo që është parë dhe që është vërtetuar nga mungesa e debatit të përbashkët të kandidatëve për kryeministër është mungesa e vizionit dhe përshtatja e premtimeve me burimet reale, që mundësojnë realizimin.

Pra, kur thuhet heqja e vizave, si do të realizohet procesi i Demarkacionit për të cilin ka kundërshti të mëdha dhe që Mali i Zi me gjithë dashamirësinë, e quan modelin e tanishëm si më të mirin. Si do të procedohet nga partitë? Të kujtojmë se koalicioni që e kërkon më së shumti atë, ai i PDK-AAK dhe NISMA ka pasur kundërshtarët më të mëdhenj të demarkacionit dhe po ashtu edhe mbrojtësit më të mëdhenj (Kujtojmë PDK).

Koalicioni tjetër që udhëhiqet nga LDK dhe ka në grupimin e vet AKR e Pacollit po përpiqet të afrojë vizionin e saj për pjesën ekonomike, pasi edhe kandidati i tyre për kryeministër , Abdullah Hoti, është një ministër që lidhet me problemet ekonomike. Në fakt, edhe kjo parti veç premtimeve dhe disa ideve nuk jep platforma të qarta sesi do të zhvillohet mirëqenia e kosovarëve.

 Ndërkohë që dy organizime D+ dhe Çohu kanë parë sesi po shkon fushata e partive politike në media, duke përfshirë televizionet, portalet dhe gazetat.

Koalicioni LDK, AKR dhe Alternativa ka prioritet në pjesën e medias print me 3560 euro të shpenzuara për katër ditë, kurse PDK, AAK dhe Nisma kanë shpenzuar 3250 euro. Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar shumë më pak se të dyja ose vetëm 260 euro për katër ditët e para të fushatës. Çuditërisht për reklamat prin Zëri me 41 reklama, kurse Epoka e Re mbart 18 syresh. Gazetat e tjera ditore kanë pasur një numër shumë më të vogël të reklamave.

Kurse sa i përket televizionit në monitorimin e RTK, KTV, Klan Kosova dhe RTV 21 është parë se pjesa e luanit është te PDK, AAK dhe Nisma që në këtë periudhë kanë shpenzuar 55,251 euro për reklama në media. Kurse LDK, AKR dhe Alternativa shpenzuan vetëm 25,970 euro. E fundit sërish mbetet Lëvizja Vetëvendosje që ka paguar 3,661 euro për transmetime. Partitë tjera politike kanë shpenzuar të gjitha bashkë vetëm 5,883 euro.

Dhe po ashtu koalicioni PDK, AAK dhe Nisma prin edhe tek portalet teksa kanë shpenzuar 23,350 euro, ndërsa LDK, AKR dhe Alternativa kanë shpenzuar 20,500 euro në këto reklama për katër ditë. Spotet televizive janë më shumë në krahun e koalicionit që prihet nga LDK me 21.400 Euro krejt ndryshe nga 17,300 euro të PDK, kurse Vetëvendosja mbetet me vetëm 1,700 euro.

Shuma të mëdha shkojnë mitingjet, por këtu avantazhi është te PDK, AAK dhe Nisma që kanë shpenzuar 36,000 euro, kurse LDK, AKR dhe Alternativa 44,000 euro dhe Vetëvendosje 28,000 euro.

Me pak fjalë, një fushatë e plotë në imazh, në shpenzime, por shumë e dobët sa i përket realisht asaj që prezantohet dhe asaj që duhet të arrihet. (JavaNews)

 

Next Post
Sulmi terrorist në Londër, tre ish-ushtarë shqiptarë kthehen në heronj për klientët e lokalit

Sulmi terrorist në Londër, tre ish-ushtarë shqiptarë kthehen në heronj për klientët e lokalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

June 7, 2026
“Sazani grek” dhe “Zvërneci vorioepirot”/ Faqet greke ndezin propagandën kundër investimit me rëndësi për turizmin shqiptar

Shqetësimet e KE për “Zvërnecin”/ Ministria e Mjedisit: Nuk ka projekt të miratuar, çdo zhvillim do të kalojë në vlerësim mjedisor

June 7, 2026
Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

June 7, 2026
Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

June 7, 2026
Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

June 7, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

June 7, 2026
Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

June 7, 2026
Mbyllet procesi i votimit, nis numërimi në Kosovë. Pjesëmarrja 10% më e ulët nga zgjedhjet e fundit, exit poll-i nxjerr fitues Kurtin

Mbyllet procesi i votimit, nis numërimi në Kosovë. Pjesëmarrja 10% më e ulët nga zgjedhjet e fundit, exit poll-i nxjerr fitues Kurtin

June 7, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

June 7, 2026
Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para Kryeministrisë

Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para Kryeministrisë

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In