• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy keqkuptime mbi qeverinë e Edi Ramës

by Enver Robelli
28/08/2017 08:51
Albanian Prime Minister Edi Rama and his Serbian counterpart give a press conference after their meeting in Belgrade on November 10, 2014. Rama arrived on November 10 as the first Albanian prime minister visiting Serbia in 68 years, amid tensions risen over recent football incidents showing the fragility of region's stability.  AFP PHOTO / ANDREJ ISAKOVIC        (Photo credit should read ANDREJ ISAKOVIC/AFP/Getty Images)

Albanian Prime Minister Edi Rama and his Serbian counterpart give a press conference after their meeting in Belgrade on November 10, 2014. Rama arrived on November 10 as the first Albanian prime minister visiting Serbia in 68 years, amid tensions risen over recent football incidents showing the fragility of region's stability. AFP PHOTO / ANDREJ ISAKOVIC (Photo credit should read ANDREJ ISAKOVIC/AFP/Getty Images)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

50 për qind gra në kabinetin e ri nuk domethënë edhe favorizim i barazisë gjinore. Ndërsa Pandeli Majko, pa marrë parasysh se në Kosovë e duan dhe e çmojnë pa masë, nuk është ministër për Kosovën dhe diasporën e saj, por për diasporën e Shqipërisë, në radhë parë dhe për pakicat shqiptare (si në Luginën e Preshevës).

Nga Enver Robelli

1.
Me emërimin e disa grave në kabinetin «Rama II», kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk tregon ndonjë interesim për barazi gjinore. I hoqi ministret me staturë politike si Mimi Kodheli dhe Eglantina Gjermeni, por edhe Milva Ekonomin, një eksperte e shquar e statistikave. Çfarë bie në sy: të gjitha këto janë zonja në moshë të pjekur, supozoj mbi 50-vjeçare, me përvojë në profesionet e tyre përkatëse dhe si të tilla nuk kanë asnjë nevojë të tërheqin vëmendjen e opinionit me dukjen e tyre. Për shkak të invadimit të jetës sonë publike nga televizionet private të përqendruara kryesisht në shou, është krijuar një mendësi primitive se gratë në politikë duhet të jenë këmbëgjata, me flokë të rregulluara mirë, të veshura me kreacionet e fundit të Milanos. Në vend të zonjave me përvojë Rama, siç shkruan publicisti Mero Baze në një koment, i avancoi drejtoreshat dhe sekretaret e tij, që s’i njeh kush, në ministre. Në tërësitë e tyre, shkruan ai, drejtoreshat e Ramës janë «të bukura, arrogante, shpesh kokëboshe dhe nga pak hajdute». Tash kemi sasi në kabinetin e Tiranës, por jo cilësi.

2.
Keqkuptimi i dytë, kësaj radhe nga ana e disa shqiptarëve jashtë Shqipërisë, ka të bëjë me emërimin e Pandeli Majkos si ministër për Diasporë dhe, siç po thuhet, «shqiptarët jashtë kufijve». Shqipëria ka larg më shumë se një milion qytetarë në botën e jashtme. Majko është, në radhë të parë, ministër që duhet të kujdeset që këta njerëz të marrin shërbime të mira nga shteti shqiptar. Nuk është sekret se shërbimi diplomatik dhe konsullor i Shqipërisë (ngjashëm si ai i Kosovës) ka nevojë për profesionalizëm, për reforma rrënjësore dhe efikasitet. Pandeli Majko, pa marrë parasysh se në Kosovë e duan dhe e çmojnë pa masë, nuk është ministër për Kosovën dhe diasporën e saj, por për diasporën e Shqipërisë, në radhë parë dhe për pakicat shqiptare (si në Luginën e Preshevës). Natyrisht të dy shtetet – Shqipëria dhe Kosova – mund të realizojnë së bashku shumë projekte me interes të përbashkët. Këtu mund të bashkëpunojnë edhe me ministrin e Diasporës të Republikës së Maqedonisë, i cili, nëse ndokush ka harruar, është shqiptar.

Nëse ka një sëmundje prej së cilës shqiptarët në Ballkan vuajnë shumë – ajo është: folklorizmi. Çfarë u bë me mbledhjet mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë? Përse pas zhurmës dhe pompozitetit nuk po shihet pothuaj asnjë rezultat i projekteve të përbashkëta? Madje shpesh shfaqen probleme banale me eksportin e perimeve nga Kosova në Shqipëri. Përse ka një pakënaqësi të heshtur në Prishtinë me paradat e Edi Ramës në politikën rajonale dhe përse për këtë s’po flitet hapur nga politikanët e Kosovës, por vetëm në besim? Si është e mundur që i vetmi politikan shqiptar që i bën jehonë propagandës së Aleksandër Vuçiqit për Kosovën është Edi Rama?

Sali Berisha ka mundur t’i bëjë dëm dhe i ka bërë me vetëdije nganjëherë Kosovës, kuptohet për interesa të politikës së brendshme, por ai e ka njohur mirë historinë e Kosovës dhe e ka ditur ku është kufiri i ndërhyrjeve. Kur harronte, kufirin ia tregonte Ibrahim Rugova. Edi Rama, ndërkaq, nuk shquhet si njohës i raporteve delikate mes shqiptarëve të Kosovës dhe Serbisë, andaj mund të bëjë dëm më shumë se Berisha. Vitet ’90, kur drama e Kosovës hyri në një fazë të re, Rama i ka kaluar kryesisht nëpër botë si «mondialist», ndërsa dekadën e parë të shekullit aktual si kryetar i Tiranës, ku si kontribut në politikën rajonale mund t’i numërohet dekorimi me Çelësin e Tiranës të një këngëtari serb.

Për të evituar keqkuptimet e mëtutjeshme mes shqiptarëve në rajon, do të ishte mirë që ministri Majko të koncentrohej në punën e tij primare: kujdesin për qindra-mijëra shqiptarë në Greqi dhe në Itali. Mund të angazhohet edhe për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Me kaq mbaron puna e tij. Madje as shqiptarët e Maqedonisë nuk mund të konsiderohen më pakicë, sepse gjuha shqipe ka gjasa të bëhet gjuhë zyrtare në tërë Maqedoninë dhe shqiptarët kontrollojnë një pjesë të mirë të qeverisë. Në Tiranë, Prishtinë dhe në Shkup sidomos tani duhet të ketë një angazhim këmbëngulës për reforma dhe kapjen e trenit të fundit për në Europë. Lojërat e tjera me projekte të mëdha mund të luhen – tani për tani – vetëm me muzikën e shteteve që tradicionalisht kanë synuar t’i shfarosin shqiptarët. Busulla e politikës shqiptare duhet të shërbejë vetëm për të matur këndin e drejtimit perëndimor. Kështu Kosova është pavarësuar dhe Shqipëria është anëtarësuar në NATO – dy arritjet më të mëdha të shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit XX.

Next Post
Pse kush i vë zjarrin Maqedonisë, ka djegur edhe Shqipërinë?

Një koment i shpejtë mbi zgjedhjet e Ramës dhe rolin e disa ministrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

33 masa për mbetjet e rrezikshme, çfarë zbuluan hetimet e prokurorisë: Analizat u bënë në Itali

February 4, 2026
‘Shpërthen’ Melinda Gates: “Epstein” rikthen kujtimet e dhimbshme të martesës me Bill Gates

‘Shpërthen’ Melinda Gates: “Epstein” rikthen kujtimet e dhimbshme të martesës me Bill Gates

February 4, 2026

Rama për Shoqatën e Gjyqtarëve: Regjistrimi nuk mbyllet me gjykatën, por duhet bërë edhe te tatimet

February 4, 2026
Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

February 4, 2026
“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

February 4, 2026
FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In