• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Dy kauza humbëse nuk bëjnë një kauzë fituese

by Skënder Minxhozi
13/09/2021 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Kur nga Partia Demokratike e marrë në dorë nga Lulzim Basha nisën të bien kokat e para të drejtuesve të vjetër, tetë vjet të shkuara, ithtarët e opozitës justifikoheshin duke qetësuar ujrat. “I ka lëshuar Doktori në bashkëpunim me Lulin, duhet rinovuar partia”! Simbioza mes të dorëhequrit Sali Berisha dhe delfinit të tij politik konsiderohej e plotë, e kjo shitej kudo nëpër studio e podiume si një rrethanë force.

Kishte simbiozë në fakt, madje kishte diçka më shumë se kaq: kishte bashkëqeverisje të opozitës nga dy duar. Dhe siç e treguan tetë vjet opozitë, katër humbje elektorale dhe një depresion unikal i partisë më të madhe të djathtë, kjo nuk qe dhe s’mund të kishte qenë një rrethanë force, por dobësie. Dy gati-kryetarë morën në qafë një parti. Siç po shihet qartë dhe në mënyrë cinike këto orë, kjo ishte gropa që PD kishte nisur t’ja gërmonte vetes nën tam-tamin e militantëve që donin t’i kishin të dy gjelat në një kotec. Edhe të vjetrin, edhe të riun.

Tani gjelat janë në luftë me njëri-tjetrin. U harruan lëvdatat, përshpirtjet, betimet publike për besnikëri, u harrua dhe bashkëdrejtimi i partisë. Amerikanët e prishën këtë ekuilibër hipokrit forcash në krye të PD, me shpalljen non grata të Sali Berishës, duke shpërthyer më në fund procesin kimik të garës reale për kryesinë e partisë. Jo Basha, por SHBA e hoqi Berishën. Mos i jepni merita që s’i ka kryetarit aktual. Më në fund kemi kësisoj dy pretendentë që kacafyten për dominim në parti.

Sali Berisha premtoi tek monumenti i Azem Hajdarit se do të bashkojë PD, pasi të heqë Lulzim Bashën. Një operacion thuajse i pamundur, pasi tashmë kryetari i partisë kontrollon thuajse të gjithë kupolën e burokratëve dhe një pjesë të madhe të forumeve drejtuese. Këtë e dëshmon zmadhimi që Basha i bëri kryesisë dhe Këshillit Kombëtar pak javë më parë, me synimin e qartë që të shtonte votat në favor, nëse një ditë do t’i duheshin. Në tetë vjet Lulzim Basha e ka zmadhuar tribunë e vet politike brenda partisë, duke vënë e hequr cilin ka dashur. Me një sy nga Berisha natyrisht, për të mos hedhur në erë urat dhe paktet e mossulmimit.

Në anën tjetër, vështirësia e Sali Berishës për ta shitur ”ngrirjen” e tij si një padrejtësi parimore  të padëgjuar, është pasojë direkte e sjelljes së Doktorit ndër vite, kur kryesia e Lulzim Bashës krijonte kosto pas kostosh dhe e çonte PD-në nga humbja në humbje, ndërsa ai bënte sikur nuk ishte aty.

Berisha nuk foli kur Basha përzuri të gjithë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë pas vitit 2013. Ai nuk hapi gojë kur Luli humbi zgjedhjet lokale në 2015 duke marrë vetëm 16 nga 61 bashkitë. Nuk u ndje edhe kur nga Çadra e zhurmshme e vitit 2017 doli një pakt me Ramën, që e çoi PD shumë thellë në gropën e humbjes atë verë. Sali Berisha rezulton të ketë thënë vetëm një frazë as mish as peshk edhe në shkurt 2019, kur opozita dogji mandatet dhe braktisi zgjedhjet vendore. Duke e konsoliduar në nivele të padëgjuara pushtetin e Edi Ramës në të gjitha shkallët e shtetit. Ish-kryetari u kthye kështu pa bërë zë, në zyrën e vetme të noterizimit të të gjitha mynxyrave që Lulzim Basha gatoi në tetë vitet e fundit, deri te kjo e 25 prillit, ku sërish Doktori nuk foli, por e la pasardhësin e tij që të fitonte edhe një herë postin duke shkelur me këmbë rivalët.

Doktori ka qenë dhe mbetet formalisht bashkëpunëtor i heshtur i Lulzim Bashës në këto vite dramatike për Partinë Demokratike, pasi ai nuk ka bërë asnjë oponencë të hapur ndaj linjës zyrtare, por është mikluar vetëm nga pozita komode e liderit shpirtëror të partisë, që ka status paprekshmërie të vazhdueshme… deri kur një ditë të bukur administrata amerikane vendosi të hedhë një bombë në oborrin e shtëpisë së tij, duke bllokuar hyrjen në SHBA të të gjithë familjes Berisha.

Në tetë vjet opozitë Sali Berisha nuk ka asnjë kontribut publik brenda partisë së tij për të korigjuar, ndrequr, devijuar apo shëruar kursin e sëmurë politik të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike. Berisha ka qene një politikan i heshtur që ka parë punët e tij. Të paktën po ta besojmë se nuk ka ndërhyrë tek Luli, pasi po të ishte e vërtetë e kundërta, i bie që humnera ku ndodhet sot partia paska qenë pasojë edhe e Sali Berishës?!

Demokratët dhe shqiptarët në pergjithesi kanë dëgjuar anatemime pafund të Sali Berishës për qeverinë e kjo është diçka normale për një opozitar. Por ata nga ana tjeter jane habitur në mënyre të përsëritur për heshtjet e Sali Berishës sa herë që partia humbte ose hidhte hapa dukshëm të gabuar e dëm të interesit të saj politik. Berisha ka certifikuar disa herë rresht kryesinë e Lulzim Bashës dhe lufta e tij sot për parime duket e sforcuar dhe e motivuar nga interesa personale. Një e vërtetë e hidhur që doktori s’e mohon dot.

Përtej këtij kufizimi etik që Berisha ka me betejën aktuale ndaj Lulzim Bashës, një çeshtje madhore që pengon sot protagonizmin e tij politik “si në kohërat e vjetra”, ka të bëjë me moshën.

Dikush duhet t’ja thotë qartë dhe publikisht Sali Berishës se çdo gjë në këtë jetë e ka një kufi. Mbaron karriera e politikanit, e futbollistit dhe nëpunësit të taksave. Koha dhe graviteti fitojnë mbi gjithkënd dhe mbi gjithçka, thonë fizikantët. Rikthimi hipotetik i Sali Berishës do të ishte një zhvillim antihistorik dhe krejt negativ për të gjithë klasën politike shqiptare. Një pjesë e madhe e atyre që sot anatemojnë Bashën pse largoi Berishën, e bëjnë këtë gjë për shkak të llogarisë indirekte, se ky akt forcon edhe më shumë Edi Ramën, pa u merakosur shumë që të analizojnë se çfarë domethënie do të kishte vetë rikthimi në skenë i Berishës.

Çfarë mund t’i premtojë sot Berisha partisë së tij dhe shqiptarëve? Unitet? Jo, krejt e pamundur. Është figura më ndarëse e historisë së pluralizmit shqiptar. Lidership afatgjatë? Qesharake! Në zgjedhjet e ardhshme Doktori do ta ketë kaluar pragun e 80 viteve. Pra do ta ketë të pamundur nisë dhe bitisë një fushatë elektorale fituese. Mos ndoshta i ofron PD pozitë ndërkombëtare solide, me njohje e lidhje të fuqishme me Perëndimin? Edhe kjo është qesharake. Mjafton të lexosh ç’thotë dokumenti i Blinken për të. Apo mos Berisha i ofron rinovimin dhe konsumin e ulët politik? Kjo është më qesharakja e të gjithave pasi bëhet fjalë për politikanin më të konsumuar të politikës shqiptare të 30 viteve të fundit.

Ah po, Berisha premton të heqë Bashën. Shumë pak, shumë vonë! Dy kauza humbëse nuk përbëjnë një kauzë fituese. Po lufton një lider që duhej të kishte ikur që tetë vjet më parë, me një kryetar që në tetë vitet që pasuan vetëm humbi. A ka shpresë në këtë farë gare?!

 

Next Post
Përse kamikazi i Albin Kurtit që fyen Shqipërinë po vjen ambasador i Kosovës në Tiranë ?

Drejt hapjes arkivat "sekrete" të UÇK-së, Kurti: Nuk kemi se çfarë të fshehim!

TË FUNDIT

Ndryshimet demokratike janë të pamundshme me të njëjtën klasë politike…!

Kalo: Hantaviruset janë të pranishme në Shqipëri, por s’ka nevojë për kambana alarmi

May 11, 2026
Putin e ‘rikthen’ fuqishëm në skenën politike, Schröder ende pa asnjë koment

Putin e ‘rikthen’ fuqishëm në skenën politike, Schröder ende pa asnjë koment

May 11, 2026
Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin. Ja çfarë ndodhi

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin. Ja çfarë ndodhi

May 11, 2026
Artan Fuga: Ajo që po vjen është edhe më e rëndë, priten gjëma

“U ngatërrua aktori me njeriun”, analiza e Artan Fugës për puthjen e Ndrenikës për Veliajn

May 11, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Maqedonia e Veriut përballë sfidave serioze eurointegruese

May 11, 2026
Trump në Kinë: A do ta presë Xi si në 2017-ën, apo gjërat kanë ndryshuar?

Trump në Kinë: A do ta presë Xi si në 2017-ën, apo gjërat kanë ndryshuar?

May 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Shqipëria me “Një vend në diell”, Rama: Përfaqësim me dinjitet në Bienalen e Venecias

May 11, 2026
Izraeli masakër në Liban, vret 51 persona në orët e fundit

Izraeli masakër në Liban, vret 51 persona në orët e fundit

May 11, 2026
Nga pandemia te rënia, pse shqiptarët po tërhiqen nga platformat online të punës

Nga pandemia te rënia, pse shqiptarët po tërhiqen nga platformat online të punës

May 11, 2026
Zetori del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën drejtuesi në Lushnje

Zetori del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën drejtuesi në Lushnje

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In