• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy kallëzime në prokurori pa përgjigje, qytetarja akuzon: Dyshoj se ish bashkëshorti ka tentuar të përdhunojë fëmijët

by Java News
16/05/2022 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një qytetare nga Lushnja është ankuar në emisionin Fiks-Fare se nuk po gjen të drejtën nga organet e drejtësisë. Ajo dyshon  se ish bashkëshorti ka tentuar të përdhunojë 2 fëmijët e saj dhe ka bërë veprime të turpshme në sy të tyre,  vajzën që e ka me një ish bashkëshort tjetër, dhe djalin që e ka me këtë për të cilin ngre dyshimet.

Qytetarja e shqetësuar tregon se para 2 vitesh ka ngritur një kallëzim penal për ish- bashkëshortin, pasi sipas saj bënte vepra të turpshme në sy të vajzës, por deri më sot ajo tregon se nuk është bërë asgjë.

“Përderisa nuk është bërë asgjë për vajzën , ai po e bën dhe me djalin se nuk ka frikë” shprehet e shqetësuar qytetarja.

Ajo tregon se ka vajtur shpesh herë në prokurori ka bërë dhe shkresa, por asnjë përgjigje nuk ka marrë. “Prokurore Merita thotë e ka çështjen Natasha, kjo e fundit thotë s’kam asnjë çështje tënden” sqaron  denoncuesja.

E gjendur përpara kësaj situate e ëma e dy të miturve kërkon ndihmën e Fiksit, jo vetëm për fëmijët e saj siç shprehet ajo, por edhe për fëmijë të tjerë që mund të bien pre e ish-bashkëshortit të saj. “Kërkoj vetëm të dalin me një vendim, sido që të jetë ai” thotë denoncuesja.

Fiksi solli  bisedën e qytetares me prokuroren Merita Selimi e cila i thotë se çështja e vajzës e regjistruar para 2 vitesh i ka kaluar prokurore Natasha Qirko, ndërkohë kjo e fundit e informon qytetaren nëpërmjet punonjësit të prokurorisë se nuk ka asnjë çështje me të.

Por jo vetëm aq,  qytetarja disponon disa shkresa ku kërkon informacion në Prokurorinë Lushnjë mbi çështjen e vitit 2020, por asnjëherë nuk ka marrë përgjigje, nuk është njohur me dosjen dhe s’ ka mundur të shohë raportin psikologjik që i është bërë të miturës.  E gjendur para këtij fakti ajo kërkon që të mos ndodh e njëjta  gjë dhe me kallëzimin që ka bërë për djalin. Por dhe kallëzimi i fundit sërish ka mbetur pa përgjigje nga ana e Prokurorisë Lushnjë./m.j

Next Post
Presidenti i ri/ Balla fton opozitën: Hajdeni me një listë me emra! Askush s’ja heq dot të drejtën PS që të propozojë…!

Presidenti i ri/ Balla fton opozitën: Hajdeni me një listë me emra! Askush s'ja heq dot të drejtën PS që të propozojë…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com