• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Dy javë izolim nuk mjaftojnë”, ekspertja amerikane parashikon rëndim të krizës nga Covid-19

by Java News
23/03/2020 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Masat e distancimit social funksionojnë, por kjo nuk duhet të krijojë euforinë se pas disa javë distancimi, njerëzimi e ka mundur koronavirusin, thotë Dr. Jennifer Nuzzo (Nazo), epidemiologe në Universitetin Johns Hokins. Ekspertja foli me gazetaren Ardita Dunellari edhe mbi shpresat për një kurë apo vaksinë kundër koronavirusit. Po ashtu një sqarim nga Dr. Nuzzo mbi studimin se virusi qëndron aktiv në ajër për orë të tëra. Ekspertja thotë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Situata në shumë komunitete amerikane është kritike, me shtimin e personave të diagnostikuar me koronavirus. Zgjerimi i masave të diagnostikimit do ta identifikojë një numër edhe më të madh rastesh, që së shpejti do të kapërcejnë kapacitetet ekzistuese thotë Dr. Jennifer Nuzzo:

“Sistemi shëndetësor nuk ka kapacitet të mjaftueshëm shtesë. Nuk kemi një numër të mjaftueshëm mjekësh e infermierësh, apo pajisjesh mbrojtëse, e mjete teknologjike si për shembull oksigjen për pacientët”.

Në skenarin më të frikshëm, një rritje e shumëfishtë e pacientëve do të tejkalojë në masë kapacitetet e shëndetit publik., Ekspertja këshillon që përvoja e Italisë të shërbejë si paralajmërim i rrezikut që i kanoset çdo vendi në rrethana të caktuara: Ky kërcënim i kanoset çdo vendi, sado të pasur e stabilizuar nëse bashkohen disa faktorë:

“Një përqindje shumë e lartë e rasteve në Itali janë individë me rrezikshmëri të lartë për t’u sëmurur, apo në rrezik vdekjeje. Këta janë individët e moshuar. Në vende të tjera si Koreja e Jugut dhe Singapori që ishin më të suksesshëm në reagim, ndoshta kjo ndodhi pasi patën fatin e mirë se sëmundja ishte e kufizuar tek popullata në moshë më të re”.

Ekspertja përshëndet masat që po marrin autoritetet kudo në botë për të kufizuar transmetimin e virusit në komunitet. Por ajo paralajmëron se askush nuk duhet të ushqejë iluzione që dy javë distancim social do të zhdukë sëmundjen apo virusin:

“Po përpiqemi të kufizojmë numrin e personave të sëmurë përnjëherësh në një moment të caktuar. Kjo në realitet e zgjat në kohë epideminë. Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se mund të mos arrijmë ta reduktojmë në total numrin e personave që do të sëmuren nga kjo epidemi”.

Kina ka arritur sukses me masat e forta të izolimit. Të mërkurën autoritetet në Wuhan deklaruan se për herë të parë që nga shfaqja e sëmundjes, nuk ka pasur raste të reja infektimi brenda vendit. Dr. Nuzzo thotë se popullata mbetet e rrezikuar nga virusi tani që po hiqen masat dhe njerëzit po kthehen në punë.

“Shpresojmë që të rikthehen në normalitet, sidomos pasi një pjesë e madhe e botës po has probleme nga që Kina ka reduktuar ose ndaluar prodhimin. Kina është prodhuese e rëndësishme e produkteve mjekësore, prandaj e mirëpresim rikthimin e aktivitetit prodhues, por me këtë kthim lind pyetja, a do fillojnë të rriten numrat e të infektuarve përsëri në Kinë?”

E vetmja shpresë për ta ndaluar plotësisht sëmundjen mbetet vaksina kundër koronavirusit, por ky proces kërkon vite:

“Nëse çdo proces shkencor ecën si duhet dhe të gjitha provat klinike dalin me sukses, do të arrinim të identifikonim një vaksinë për 12-18 muaj. Më pas duhet ta prodhojmë në masë në objekte të specializuara në një numër që ndoshta është i paarritshëm brenda një afati kohor. Pra vaksina është ende larg, ndoshta disa vite larg”.

Deri në atë moment, Dr. Jennifer Nuzzo thotë se komuniteti shkencor po punon për terapi kuruese që ndihmojnë për të shëruar më shpejt sëmundjen COVID-19 duke ulur presionin mbi sistemet spitalore.

Ditët e fundit një studim i Institutit Kombëtar të Shëndetit arriti në përfundimin se koronavirusi mbetet ngjitës në ajër për orë të tëra, duke krijuar shqetësim në popullatë. Dr. Nuzzo thotë se nuk ka arsye për shqetësim dhe se rezultatet u keqkuptuan:

“Studiuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetit bënë prova duke përhapur virusin me ajër me presion, përmes një spërkatëse me spraj, që e shpërndan me presion virusin në pikëza shumë të vogla lëngu, të cilat qëndrojnë në ajër për një kohë më të gjatë. Studimi u bë në kushte eksperimentale”.

“Masa e mukozës që përhapet nga individi përmes kollës apo teshtimës është relativisht e madhe si dhe e rëndë, prandaj bie në tokë dhe nuk qëndron në ajër”.

Ajo inkurajon individët në zona ku nuk ka ndalim të plotë qarkullimi të dalin në natyrë, të bëjnë ushtrime fizike dhe të gjejnë forma argëtimi për ta bërë sa më të përballueshëm vetë-izolimin.

Është ende herët të llogariten ritmet e vdekshmërisë nga COVID-19, por ka vend për shqetësim, thotë epidemiologia:

“Për pjesën më të madhe të botës kjo sëmundje do të jetë më vdekjeprurëse se gripi”.

Ajo shprehet e prekur nga mobilizimi që ka parë nga individë të thjeshtë që kanë ardhur në spitale për të dhuruar mjete të ndryshme që mendojnë se do të ndihmojnë personelin.

Ajo i bën thirrje popullatës të vazhdojë të mbështesë personelin shëndetësor dhe të ndjekë rekomandimet e tyre. Kjo është një situatë unike, një krizë që dëshmoi shumë të meta në sistemet e kujdesit shëndetësor.

Pas përfundimit të krizës, njerëzimi do të nxjerrë mësime të vyera nga kjo krizë dhe të marrë masat për të qenë më i mirë-përgatitur për epidemi të ngjashme në të ardhmen. Dr. Nuzzo thotë se komuniteti mjekësor kishte ngritur shpesh alarmin për kapacitete të pamjaftueshme spitalore në rast krize, por epidemia zbuloi edhe mangësi të tjera.

“Situata aktuale në SHBA ku nuk jemi në gjendje të operojmë në shkallë më të madhe për analizat laboratorike, ishte e paparashikueshme. Dukej në të kaluarën se këtë mund ta realizonim në epidemitë e mëparshme, prandaj nuk e kisha paramenduar se do të ishte kaq problematike sa ç’ka rezultuar në këtë situatë”.

Ajo shton se distancimi social dhe vetë-izolimi janë masa të efektshme për të mbrojtur veten dhe komunitetin, ndërkohë që shkenca shpejton për të gjetur një zgjidhje.

Next Post
Skenari britanik/ Zgjedhin kryeministrin e ri nëse Boris Johnson preket nga koronavirusi

Skenari britanik/ Zgjedhin kryeministrin e ri nëse Boris Johnson preket nga koronavirusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Tenesi do të ekzekutojë një grua për herë të parë në 200 vjet, për çfarë akuzohet -

Tenesi do të ekzekutojë një grua për herë të parë në 200 vjet, për çfarë akuzohet –

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com