• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy italianë, dy viktima: “Besa” shqiptare që po vret investimet e huaja dhe turizmin

by Kreshnik Spahiu
28/09/2025 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu    

Tre javë më parë u përdhunua një turiste italiane 18 vjeçare në plazhin e Durrësit e cila u mashtrua nga “besa” dhe mikpritja në Durrës.
Përtej elementëve të tmerrshëm të krimit, ajo që më tronditi më shumë ishin 90% e komentuesve që shkruanin kundër vajzës italiane dhe mbështesnin autorin e krimit që ishte roja e plazhit dhe meqë e kishte gjetur të dehur nga alkoli buzë detit, i “legjitimohej” të bënte çdo gjë me minorenen italiane.
Pa kaluar tre javë…Vdekja e italianit 44-vjeçar, Edoardo Sarchi, administrator i kompanisë italo-shqiptare Tegola Edilcentro, në mes të natës në Salari të Tepelenës, është më shumë se një tragjedi e izoluar. Ajo është një sinjal alarmi, një kambanë që bie mbi një vend ku krimi i organizuar dhe pandëshkueshmëria kanë ndërtuar murin e tyre të hekurt përpara zhvillimit. 

Në vend që të flasim për fabrika, punësim dhe investime, jemi sërish dëshmitarë të një skenari të njohur: një biznesmen i huaj i gjetur i pajetë në rrethana të errëta, dëshmi kontradiktore, me disa të shoqëruar dhe të liruar brenda pak orësh, prova të mjegulluara, e mbi të gjitha heshtje nga institucionet. Ngjarja ngjan me një teatër grotesk ku aktorët ndryshojnë versionet e tyre, ndërsa e vërteta mbetet në prapaskenë.
Buznesmeni italianë ishte mysafir dhe ishte ftuar nën besën e ortakve të tij për gjah në zonën e Tepelenës.
Një vend që shoqëria nuk mbron jetën e investitorëve të huaj, nuk mund të pretendojë të mbrojë kapitalin e tyre. Çdo gur që një biznesmen si Sarchi vendos mbi themelet e ekonomisë, rrezikon të shembet në baltën e pandëshkueshmërisë. Shqipëria, në vend që të shfaqet si tokë mundësish, po ngjan gjithnjë e më shumë me një fushë gjahu ku kapitali i huaj bëhet pre e errësirës. 

Nga Tepelena deri në Tiranë, nga fabrika e tullave te korridoret e prokurorisë, mbizotëron e njëjta panoramë: mungesë transparence, mungesë përgjegjësie, mungesë drejtësie. Nëse Sarchi vdiq nga një aksident i rastësishëm apo nga një vrasje e planifikuar, kjo ende nuk dihet. Por një gjë është e qartë: mënyra se si shteti shqiptar trajton këtë çështje është po aq fatale sa plaga që i mori jetën. 

Çdo investim i huaj që hyn në Shqipëri ngjan me një kështjellë të ndërtuar mbi rërë. Sa herë që krimi sfidon ligjin dhe del i padënuar, themelet e kësaj kështjelle shemben, duke lënë pas vetëm pluhur, gjurmë gjaku dhe frikë. 

Por kjo panoramë nuk ndalet te investitorët. Tre javë më parë, turistja italiane 18-vjeçare u përdhunua në një plazh shqiptar – një krim i rëndë, i shoqëruar nga e njëjta heshtje e zakonshme. Ndërsa shteti nuk garanton siguri, shoqëria shqiptare shpesh rrëshqet drejt normalizimit të tmerrit, sikur këto akte të ishin thjesht lajme të përditshme dhe jo plagë që gjakosin imazhin e vendit. 

Nëse vrasja e një biznesmeni të huaj dhe përdhunimi i një turisteje trajtohen si episode të zakonshme, atëherë Shqipëria nuk është më një destinacion i investimeve apo turizmit, por një terren ku krimi mbillet dhe heshtja e ujit e bën të lulëzojë.
Ndoshta besa dhe mikpritja shqiptare, janë një virtyt që i përket shekullit kaluar. 

 

 

Next Post
“The making of Albanians”

Pse nuk hyn në sy sfida e Bashkisë te PD?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

March 28, 2026
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In