Partia Agrare AMbjentaliste po shton radhët e saj me figura të së mjatës të pakënaqur me lidershipin aktual të Partisë Sociliaste. Dy ish-deputetë të kësaj force i janë bashkuar PAA-së së Agron Dukës. Bëhet ffjalë për marko Bellon dhe Gazmir Bizhgën.
Marko Bello do të mbajë postin e Sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Gazmend Bizhga në pozicionin e Sekretarit Organizativ në këtë forcë.
“Partia Agrare Ambientaliste i ka dyert të hapura për të gjithë figurat politike me synimin për të qënë një grup shpresëdhënës për të ardhmen e shqiptarëve. Partia Agrare Ambientaliste tashmë është një faktor i ri në politikën shqiptare, i përbërë nga njerëz me integritet të lartë politik dhe moral,” thuhet në një njoftim të PAA./a.m.










