Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit për deputetin e PDIU Aqif Rakipi dhe atë të LSI Gledion Rehovica.
Kërkesa lidhet me të shkuarën e tyre pasi ata preken nga ligji i dekriminalizimit. Por, dy ish-deputetë ndërkohë i shpëtuan këtij ligji pas verifikimeve të kryera nga prokuroria e cila i ka kthyer përgjigje KQZ-së.
Bëhet fjalë për ish deputetin e PDIU Omer Mamo, i cili nuk rezulton me shkelje, gjithashtu edhe Mhill Fufi i PD, nuk rezulton me shkelje. Ndërkohë as kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri nuk e kap ligji i dekriminalizimit./a.m.