• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy imunitete në një ditë

by Mero Baze
18/12/2023 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gjashtë votat për heqjen e imunitetit të Sali Berishës që I hapin rrugë masës së arrestit ndaj tij nuk janë ndonjë goditje e rënd për Sali Berishën. Kur nuk e ke shumicën parlamentare ai është një vendim që pritet.

Sali Berisha është një pakicë thuajse e përjetshme në këtë vend që ka sunduar për 33 vjet, përmes manovrave të rrugës dhe imunitetit që i jep vetes për mes dhunës në rrugë. Natyrisht duke përdorur dhe ndarjet apo komplekset që ka e majta për të.

Ndaj sot nuk është ndonjë dramë e madhe autorizimi i Komisionit të Mandateve për t’iu hequr imuniteti juridik që ai ka si deputet përballë akuzave të SPAK.

I rënd dhe I papërballueshëm për të është heqja e imunitetit politik para zyrave të Kuvendit. Edhe pse ka një jav që punon të organizojë një protestë “që Edi Rama të gjej vrimë ku të futet”, ai në fakt nuk bëri dot as 10 vetë mes shtëpisë së Mehmet Shehut dhe zyrës së Enver Hoxhës, që të protestonin kundër arrestimit të tij. Dhe tani duhet të gjej një qeli ku do futet.

Dhe kjo ishte një ditë e pamëshirshme për të.

Për fatin e tij të keq ishte një nga ditët më të bukura me diell të Dhjetorit, ku njerëzit mund të dilnin dhe për qejf në rrugë, por ja që nuk dolën për shkak të tij. Të paktën të kishte rënë shi që të thoshte nuk erdhën prej kohës.

Ishte po ashtu një miting I paralajmëruar prej një jave, si miting për të mbrojtur Sali Berishën. Madje qysh në mëngjes vajza e tij “kishte hasur një shprehje” (a thua shprehjet hasen si vrapuesit nga Liqeni) dhe kjo shprehja I kujtonte popullit se Sali Berisha duhej mbrojtur, se ashtu mbronin veten.

Por me sa duket nga mëria  e madhe me Sali Berishën njerëzit janë gati të mos mbrojnë më as veten. Nuk erdhën.
Akoma dhe më keq u përpoq ta bënte si betejë politike, duke e kthyer në një çështje të gjithë opozitës. Në fakt dhe këtu e lanë vetë.

Partia Demokratike ngriti kartonin kundër tij. Dhe kjo do bahet shënim si një fat që I ra Enkelejd Alibej.

Deputetët e tjerë që nuk janë “As me Bashën as me Beun”, nuk I shkuan në protestë, por panë punët e tyre. U mjaftuan me një firmë për ta ankimuar në Gjykatë Kushtetuese.

Aleatet e tjerë e ndoqën nga kafenetë e Tiranës.

Beteja e tij politike përballë zyrave të Kuvendit ishte beteja më e mjerë politike e jetës së tij, pa aleatë, pa opozitarë dhe pa asnjë motiv politik, por tërësisht personal. E lanë vetëm me vajzën e tij.

Kjo ditë i hoqi Sali Berishës dy imunitete. Atë juridik me gjashtë vota kundër dhe atë politik me 600 mijë mbështetës të tij që e braktisën.

Ky imuniteti I dytë, kjo përpjekja e tij për ta shantazhuar drejtësinë dhe shtetin ligjor në rrugë, kjo sjellja e tij prej cubi politik, në fakt ka qenë imuniteti I vetëm I tij këto 33 vjet. Sot ky imunitet i ra.

Në krah të tij ishte vetëm vajza e 17 kullave, me “100 petrita”, të cilët i ngjasonin pjesëmarrësve në funeralin e tij politik. Kaq do ti ketë dhe kur të vdes.

Next Post
Plani Scholz-Macron për “të çarmatosur” liderët e BE nga veto: Ja si mund të përfitojë dhe Shqipëria

Plani Scholz-Macron për “të çarmatosur” liderët e BE nga veto: Ja si mund të përfitojë dhe Shqipëria

Comments 1

  1. Këndi i Këndit, të K says:
    3 years ago

    Na ishte një herë,
    një plak i vetëm dhe i mjerë,
    i gjithë ky popull,
    mbi të kishte përmjerë,
    ja thoshin Sal Shiqeri,
    i hidhët si zeheri,
    vrau, preu e grabiti,
    këtë popull të drobitur,
    por në fund të pleqërisë,
    po i këndon gjindja e vegjëlisë,
    nga hund e bythë,
    ka për ti dalë,
    çka marrë e vjedhur,
    Edhe përlarë,
    do këthejë prapa,
    Çka përvehtësuar.
    haka tek i zoti,
    do të shkojë se zbën,
    Deri kur Sal Shiqeri,
    të pirdhet nga ky vënd.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In