• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

by Java News
08/12/2025 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sara Mila  

Dua sot ta nis fjalën time me dy histori të vogla që kanë shënuar rrugëtimin tim politik. 

E para është kur isha shumë e vogël, 14 ndoshta 15 vjeç. Ishte hera ine e parë që bëhesha pjesë e një salle ku diskutohej realisht për politikë. Me gjithë qejf shkoj atje dhe zë një nga vendet e fundit. Një zonjë në moshë më prek lehtë nga krahu dhe më thotë: “Po ti çfarë bën këtu, je shumë e vogël për këto diskutime, shko dil jashtë me shoqet”. 

Për respekt dola jashtë edhe pse nuk do doja. Qëndroi me mua gjatë një pyetje “përse duhet të dilja? Përse ekziston një tryezë ku të rinjtë nuk duhet të jenë?” 

Ditën e parë kur u bëra pjesë e Parlamentit ja ktheva përgjigjen. Një njeri rri vendos të rri jashtë një tryeze derisa të vendosë të marrë guximin për të mos thënë jo, për të mos u çuar nga karrigia e për të shkuar e për tu përfshirë. 

Ndërkohë historia tjetër më ndodhi shumë ditë më parë gjatë periudhës kur ne ishim duke bërë fushatën tonë elektorale. 

Në një nga fshatrat e Elbasanit shkoj dhe vizitoj një zonjë. Më tregon dhomën e gjumit të djalit të saj. Ishte dhomë e një të riu me shumë libra, me një tavolinë studimi patjetër, me një krevat bosh. Dukej sikur jetonte dikush aty, por në fakt ajo më tha se e mbante dhomën ashtu siç ishte, ndërkohë që djali i kishte shkuar në emigracion. 

“E mbaj kështu”, tha, “se vazhdoj të jem me ëndrrën dhe me shpresën se ndoshta një ditë do të kthehet prapë”. 

Të dyja këto momente dhe të dyja këto dilema e kanë shënjuar patjetër rrugëtimin tim politik, por sot teksa ju shikoj të gjithëve këtu që i keni tejkaluar të dyja ato e keni marrë guximin për tu angazhuar sikurse e keni marrë guximin për të qëndruar, jam vërtetë shumë e lumtur. 

Pika më e dobët në fakt i referohet historisë së dytë, pikërisht largimit të të rinjve. Është fakt dhe ne nuk duhet ta mohojmë, përkundrazi duhet ta pranojmë, duhet të ballafaqohemi me këtë. Por, ashtusikurse duhet të pranojmë se historia e Shqipërisë nuk është vetëm e atyre të rinjve që ikin, historia e Shqipërisë është e atyre të rinjve që kanë ikur, por janë kthyer, historia e Shqipërisë është e atyre të rinjve që kanë ikur, por nuk i kanë humbur lidhjet me vendin, është sidomos e atyre që kanë qëndruar dhe kanë vendosur të besojnë. 

Jo pak herë kam qenë dhe unë në dilemën për tu larguar, pak dhe nga presioni i shoqërisë me patjetër, është deri diku edhe trend për vendet e zhvillimit, që të shkojnë dhe të rrugëtojnë jashtë. Mirëpo kam vendosur që të qëndroj në Shqipëri sepse kam menduar dhe besuar gjithmonë sepse ta duash Shqipërinë nuk mjafton vetëm ta duash, por duhet të shërbesh në të. Unë kamvendosur të shërbej në Shqipëri. 

Jam e lumtur që sot jam mes kolegëve që kanë vendosur të bëjnë të njëjtën gjë dhe ne të gjithë bashkë duhet ta mbyllim këtë seancë dhe të dalim nga kjo sallë me një pakt të vetëm, një dhe një të vetëm: Të mos largohemi nga Shqipëria. Jo duke u thënë të tjerëve mos u largoni thjesht për të mos u larguar, por të japim alternativa që shqiptarët të mos largohen, të rinjtë të mos largohen më nga Shqipëria. Mos harroni asnjëherë, se kjo është dhe më e rëndësishmja, e ardhmja e Shqipërisë nuk është jashtë kësaj salle, e ardhmja e Shqipërisë është ulur sot në të gjitha këto ulëset e Kuvendit të Shqipërisë! 

 

Next Post
Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen deri në mesnatë

BERZH: 23% e të rinjve të arsimuar kanë emigruar/ Ikja e “trurit”, një sfidë për të ardhmen e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In