• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dy gëzime në një ditë! Në Washington do zbarkojnë tanket, ndërsa Trump feston 79-vjetorin

by E S
14/06/2025 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra trupa të shoqëruara nga dhjetëra tanke dhe avionë do të parakalojnë në National Mall në Washington DC të shtunën, në një paradë ushtarake të organizuar për të festuar 250-vjetorin e ushtrisë amerikane, që përkon edhe me ditëlindjen e 79-të të Donald Trump.

Presidenti ka dëshiruar prej kohësh të organizojë një paradë ushtarake në kryeqytet dhe më në fund po e realizon këtë, disa muaj pasi është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë. Ngjarja vjen gjithashtu disa ditë pasi ai urdhëroi dislokimin e Gardës Kombëtare të Kalifornisë dhe marinsave amerikanë në rrugët e Los Angeles, në përgjigje të protestave kundër deportimeve.

Washington DC do të bëhet përkohësisht qyteti i dytë amerikan ku trupat ushtarake do të jenë të pranishme në rrugë, megjithëse për arsye krejtësisht të ndryshme.

Ngjarja, që do të zgjasë gjatë gjithë ditës dhe do të zhvillohet pranë Monumentit të Washington-it, do të nisë me një ceremoni zyrtare për të shënuar ditëlindjen e ushtrisë, e cila do të përfshijë edhe prerjen e një torte. Në orën 18:30, me orën lokale, 6 mijë e 700 ushtarë të shoqëruar nga mjete të blinduara, si tanket M1A2 Abrams, do të parakalojnë në Constitution Avenue Northwest, pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa helikopterë Black Hawk, Chinook dhe Apache do të fluturojnë mbi qytet. Trump do të marrë pjesë në një ceremoni rekrutimi dhe riangazhimi të ushtarëve dhe do të pranojë një flamur nga ekipi i parashutistëve Golden Knights, përpara se qielli të ndriçohet nga fishekzjarret.

“Mendoj se është koha të festojmë pak. E dini, kemi pasur shumë fitore,” tha Trump më herët këtë javë. Ai ka mohuar çdo lidhje mes paradës dhe ditëlindjes së tij, duke theksuar se ajo përkon me festën e Ditës së Flamurit.

Ndërsa Washington DC është mësuar të presë një sërë ngjarjesh në National Mall dhe pranë Shtëpisë së Bardhë, kjo paradë ka rezultuar veçanërisht shqetësuese për jetën e përditshme në qytetin me mbi 700,000 banorë, ku shumica janë demokratë.

Me një kosto të vlerësuar nga ushtria midis 25 dhe 45 milionë dollarësh, përgatitjet për paradën kanë shkaktuar mbylljen e rrugëve kryesore për deri në katër ditë, ndërsa fluturimet në aeroportin Ronald Reagan Washington National do të ndërpriten për një kohë të pacaktuar gjatë ngjarjes.

Autoritetet lokale kanë shprehur shqetësime se tanket dhe mjetet e blinduara mund të dëmtojnë rrugët, të cilat nuk janë projektuar për peshën e tyre. Ushtria ka njoftuar se do të vendosë pllaka metalike në disa pjesë të itinerarit dhe do të pajisë mjetet me goma speciale për të reduktuar ndikimin.

“Dëshira e kahershme e Presidentit Trump për të shpërdoruar miliona dollarë të taksapaguesve për një paradë ushtarake performative, në stilin e liderëve autoritarë, po bëhet më në fund realitet në ditëlindjen e tij,” tha Eleanor Holmes Norton, delegatja demokrate pa të drejtë vote e distriktit federal në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ajo e dënoi ndikimin e pritshëm të paradës në rrugët e qytetit, si dhe vendimin për ta organizuar, në një kohë kur, prej muajsh administrata e Trump ka pushuar nga puna ose ka detyruar të japin dorëheqjen punonjës federalë.

Next Post
Vrasjet në Minnesota/ Reagon Shtëpia e Bardhë: Një dhunë kaq e tmerrshme nuk do të tolerohet në SHBA

Vrasjet në Minnesota/ Reagon Shtëpia e Bardhë: Një dhunë kaq e tmerrshme nuk do të tolerohet në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In