• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dy gazetarë të vrarë hedhin hije në udhëtimin e Bidenit në Lindjen e Mesme

by A R
15/07/2022 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet e naftës, riaktivizimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe stabiliteti rajonal janë përparësitë e presidentit Joe Biden gjatë turneut në Lindjen e Mesme. Por grupet e të drejtave të njeriut thonë se vrasja e gazetarit të Washington Post-it, Jamal Khashoggi dhe gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh duhet gjithashtu të jenë pjesë e bisedimeve. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, njofton.

Presidenti Biden mbërriti në Tel Aviv të mërkurën, duke filluar udhëtimin e tij katër-ditor që përfshin takime me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë përpara një fluturimi të drejtpërdrejt nga Izraeli në Arabinë Saudite: i pari nga një president amerikan.

Izraeli dhe siguria rajonale janë vëmendja kryesore. Disa analistë shpresojnë se vizita e Presidentit Joe Biden në Lindjen e Mesme mund të çojë në një afrim mes Izraelit dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Plani i presidentit Biden për të marrë pjesë në një takim që përfshin princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman solli kritika të ashpra, me disa analistë, që e quajnë atë një shuplakë në fytyrë për ata që luftojnë për të drejtat e njeriut.

“Me këtë veprim Presidenti Biden po sugjeron se të drejtat e njeriut janë pa vlerë dhe me to mund të bësh pazar. Në shumë mënyra shkatërron vizionin, që Presidenti Biden i kishte ofruar botës pas agresionit rus ndaj Ukrainës”, thotë Agnes Callamard, sekretare e Përgjithshme e organizatës “Amnesty International”.

Vizita në Arabinë Saudite shihet si një zbrapsje nga premtimi i Presidentit Biden për të vendosur të drejtat e njeriut në qendër të politikës së jashtme amerikane dhe për ta izoluar princin saudit të kurorës nga skena ndërkombëtare për vrasjen e opinionistit të Washington Post-it, Jamal Khashoggi në 2018.

“Kjo është tmerrësisht zhgënjyese për Arabinë Saudite, për mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite dhe drejtuesit e shoqërisë civile. Nuk mendoj se është një lëvizje e zgjuar, qoftë nga pikëpamja strategjike, apo si një vendim politik. Nuk mendoj se kjo është në dobi të Shteteve të Bashkuara”, thotë John Hursh me organizatën “Democracy For the Arab World Now”.

Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe OKB-ja, gjetën në mënyrë të pavarur prova se princi saudit qëndronte pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi. Pretendime që princi saudit i mohon.

Një sfidë tjetër është vrasja e gazetares palestinezo-amerikane, Shireen Abu Akleh, gjatë një bastisjeje izraelite në Bregun Perëndimor më 11 maj. Familja e saj ka kërkuar të takohet me presidentin Biden në Jerusalem.

Departamenti i Shtetit ka thënë se zjarri izraelit ka të ngjarë të jetë përgjegjës për vdekjen e saj, por nuk mund të thotë nëse të shtënat ishin të qëllimshme.

“Administrata, si administrata e Trumpit, ashtu edhe ajo e Bidenit, vazhduan t’i bëjnë presion sauditëve për një hetim ndërkombëtar. Duket se ka pasur shumë më pak shtytje për ta bërë këtë në rastin e Shireen Abu Aklehit”, thotë Kristian Ulrichsen me Universitetin Rice.

Përpara mbërritjes së presidentit Biden në Izrael, Shtëpia e Bardhë tha se familja e gazetares është ftuar në Shtetet e Bashkuara për të “biseduar drejtpërdrejt” me presidentin.

Ekspertët thonë se vizita e parë e zotit Biden në Lindjen e Mesme si president ka të ngjarë të jetë e vështirë, me grupet e të drejtave të njeriut që do të vëzhgojnë çdo shtrëngim duarsh dhe do të analizojnë çdo fjalë të tij. /VOA

/a.r

Next Post
“Ai që arrestoi nxënësen e re, që më pas u përdhunua në hetuesi, u bë drejtor, kurse ish-sekretari i parë…”/ Historia tragjike në fokusin e ish-të dënuarit politik

“Ai që arrestoi nxënësen e re, që më pas u përdhunua në hetuesi, u bë drejtor, kurse ish-sekretari i parë…”/ Historia tragjike në fokusin e ish-të dënuarit politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In