• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Dy fytyrat e Vuçiç”… Cfarë shkruajnë mediat gjermane për të dhe incidentin e trenit

by Java News
17/01/2017 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat gjermane shkruajnë sot për tendosjet në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak të trenit. Vuçiqi po tregon disa fytyra…

Gazetari i të përditshmes “Frankfurter allgeimeine Zeitung” Michael Martens shkruan për “Dramën hekurudhore në Kosovë”, me fjalët se “disa trena e arrijnë qëllimin e vet edhe pa arritur në destinacionin e parashikuar”.

Pas incidentit me trenin, në Beograd po dëgjohen klithje lufte. “Presidenti i shtetit, Tomislav Nikoliq ka kërcënur me dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Dërgimi i trupave speciale në kufi nga ana e qeverisë së Kosovës është një shenjë se shqiptarët duan luftë, tha ai. Por në Serbi ekziston vetëm një politikan i cili e respekton Nikoliqin – vet Nikoliqi! Serbët janë mësuar ndërkohë që deklaratat e presidentit të tyre t’i shohin si një kohë e keqe kur ke dhembje barku. Por në këtë çështje është i përzier edhe Vuçiqi, i cili vendosë për të gjitha gjërat në Beograd. Ai e ka ndalur trenin e nacionalizmit serb dhe e ka kthyer në Beograd, por i ka kërcënuar shqiptarët me paralajmërimet e fundit.”

„Vuçiqi ka marrë vesh se shqiptarët gjoja kanë vendosur lëndë shpërthyese në hekurudhë. Eksplozivi nuk është gjetur, por paralajmërimi ka dhënë efektet e veta. Vuçiqi u tregua si një lider që kujdeset për deeskalimin e gjendjes. Por pushteti i Vuçiqit funksionon ndryshe. Vuçiqi ka dy fytyra: ekziston një version i tregimit për trenin për bashkësinë ndërkombëtare, ku ai paraqitet si politikan pragmatik, që vërtetë edhe di të jetë. Por ekziston edhe Vuçiqi tjetër, për përdorimin e brendshëm, ku politikën e interpreton në një formë permanente nacionaliste.”

Autori i tekstit në FAZ rikujton se linja hekurudhore mes Serbisë dhe Kosovës është hapur kaherë. Në këtë linjë qarkullojnë normalisht trenat dhe nuk janë ndalur kurrë nga policia e Kosovës. Një tren normal nuk do të binte në sy fare, por ky i tanishmi po. Gazeta Danas e ka quajtur këtë incident si një farsë që ta kujton kohën e pushtetit të Millosheviqit. Kaq larg ndoshta nuk duhet shkuar, por ky veprim i Vuçiqit nuk ishte i mirë.”

Ende nuk ka paqë të qendrueshme

Kryeredaktori i portalit Telepolis Florian Rechler shkruan: “Jo vetëm Afganistani, Iraku, Libia dhe Siria janë vende në të cilat ende ka luftë edhe pas ndërhyrjeve ushtarake. Për suksesin e ndërhyjreve ushtarake pas Luftës së Ftohtë, të cilat shpesh quhen ndërhyrje humanitare, mund të flitet edhe me rastin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, në vitin 1999. Në këtë luftë për herë të parë kanë marrur pjesë edhe trupat gjermane, pas Luftës së Dytë Botërore.”

„Së bashku me ministrin e Mbrojtes Rudolf Scharping, ministri i Jashtëm Joscha Fisher asokohe thoshte se Jugoslavia me presidentin Sllobodan Millosheviq ka përgatitur spastrime etnike në Kosovë. Ata flisnin për planin “Patkoi”, ekzistenca e të cilit mund të dëshmohet vështirë, si dhe për masakrën e Reçakut…  […] NATO e ka mbështetur njësinë paramilitare UÇK. UÇK ishte si një trupë tokësore që ka mbështetur bombardimet nga ajri. Bombardimeve të NATO-s u kanë paraprilë luftimet mes UÇK dhe ushtrisë jugosllave. UÇK ka larguar me dhunë nga Kosova shumë serbë…”, shkruan Telepolis.

„Edhe 17 vjet pas stacionimit të NATO-s në Kosvë, ndarjes së Kosovës nga Serbia, shpalljes së pavarësië (2008)… në këtë rajon ende nuk ka paqë të qendrueshme mes shqiptarëve dhe serbëve.”/Deutsche Welle/a.k

Next Post
VIDEO/ Kandidati për President në Francë Manuel Valls i jep dorën të riut, ai ja kthen me shpullë, por…

VIDEO/ Kandidati për President në Francë Manuel Valls i jep dorën të riut, ai ja kthen me shpullë, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

January 20, 2026
“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

January 20, 2026
Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

January 20, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Përfundon seanca në Kushtetuese për rritjen e rrogës së gjyqtarëve, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

January 20, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

January 20, 2026
Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

January 20, 2026
Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

January 20, 2026
Deklarata e fortë e kryeministrit belg, i bën thirrje Europës të veprojë kundër Trumpit: Sa më shumë ta tolerojmë, aq më i guximshëm bëhet!

Deklarata e fortë e kryeministrit belg, i bën thirrje Europës të veprojë kundër Trumpit: Sa më shumë ta tolerojmë, aq më i guximshëm bëhet!

January 20, 2026
Sarandë, tjetër ‘shtëpi bari’/ Kati i 9-të kthehet në parcelë kanabisi, pranga administratorit, 4 të shpallur në kërkim

Sarandë, tjetër ‘shtëpi bari’/ Kati i 9-të kthehet në parcelë kanabisi, pranga administratorit, 4 të shpallur në kërkim

January 20, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Kushtetuesja jep arsyet: Ja pse nuk u transmetua live seanca për çështjen e rrogave të gjyqtarëve

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In