• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy fytyrat e Kuvendit përballë dy kryeprokurorëve

by Mero Baze
15/10/2025 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Raportimi i institucioneve të drejtësisë në Kuvendin e Shqipërisë, ishte një shfaqje e pushtetit të frikës që ka krijuar SPAK brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe agresivitetit kundër SPAK, që ka krijuar brenda grupit të PD, nga nevoja për t’u dukur besnikë të Berishës.
Dhe kjo më së miri refletohej në reagimet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Kjo nuk kishte lidhje me raportin e Dumanit, por me hallet e tyre. 

Raporti i Altin Dumanit ishte një përmbledhje komunikatash shtypi, me statistika që përpiqen të fshehin problemet reale përmes shifrave, duke e trajtuar drejtësinë me përqindje si realizmi i planit të grurit dikur. A thua se nëse ke bërë 65 për qind drejtësi dhe 35 për qind padrejtësi, je mirë me planin.
Në disa nga pikat ku SPAK ka krijuar probleme, siç janë dhunimi i Kodit të Procedurës Penale për paraburgimet, sekuestrimet e pasurive në fazën fillestare apo propaganda në media me sekretet hetimore, ai iu shmang përgjigjeve duke folur me përqindje që nuk thonë asgjë.
Nuk pati asnjë reflektim për çështjet që kanë shkuar deri në Strasburg nga SPAK dhe janë humbur, duke dëshmuar natyrën repressive të këtij institucioni. Gjykata Evropiane ka ndëshkuar paraburgimin e Thoma Gëllçit dhe bastisjen e Lapsi.al. 

Manipulimi i medias nga SPAK provohet lehtë nëse verifikon se si disa komunikata shtypi të SPAK përmbajnë të dhëna që më pas nuk gjenden në vendimin e gjykatës për ndalimet, çka tregon teknikën e përdorur të gjyqit popullor para gjykatës së vërtetë.
Skandali i përgjimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese me procedura joligjore kalon si statistikë, pra është te ajo përqindja jo e mirë. Rrëmbimi i telefonave pa vendim gjykate dhe leximi i gjithë përmbajtjeve të tyre pa vendim gjykate, duke shkelur të drejtat themelore të njeriut, kalon pa asnjë vëmendje. 

Përballë kësaj qasjeje sipërfaqësore nga një institucion shumë i rëndësishëm i drejtësisë shqiptare, ti shikoje një jargavitje të neveritshme të Partisë Socialiste, që rezatohet tek portreti i menduar i Ulsi Manjës me gishtin mbështetur në tëmtha dhe pyetjes retorike të Zengjines: “Si shpjegohen gjithë këto arritje?” — dhe një agresivitet i padenjë i opozitës së Berishës, e cila ndryshe nga PS donte t’i binte në sy Berishës e jo Dumanit.
E kuptoj që Partia Socialiste ka probleme serioze me korrupsionin. E kuptoj që shumë funksionarë të lartë të saj dhe deputetë nuk duan të kenë punë me SPAK, edhe për arsye se SPAK ka demonstruar që vepron bazuar edhe mbi mllefe personale. Por dinjiteti i një partie në pushtet nuk mund të bjerë në atë nivel përballë një përfaqësuesi të lartë dhe nga më të rëndësishmit e institucioneve të drejtësisë. 

Altin Dumani ka plot arsye të lavdërohet. Ka arsye të lavdërohet për betejën ndaj krimit të organizuar dhe shkuarjen drejt arrestimit të krerëve kryesorë të grupeve kriminale. Ka arsye të lavdërohet që është i pakapur nga grupet kriminale dhe nga trafiku i drogës, dhe e ka forcuar këtë betejë. Por nuk më duket se ka arsye t’i qahet halli, a u ndje i rrezikuar nga një protestë simbolike e mbështetësve të Veliajt para SPAK gati një vit më parë, ndërkohë që çdo dy javë ka një protestë para SPAK nga mbështetësit e Sali Berishës dhe një të sharë me libër shtëpie prej tij, dhe hesht sikur nuk ndodh asgjë. 

Pra ata janë të lirë ta lavdërojnë Altin Dumanin, nëse e kanë frikë personalisht, ose nëse kanë respekt për të, por nuk mund të injorojnë standardet që ka prodhuar në drejtësinë shqiptare politika klienteliste e SPAK dhe mungesën brutale të ndjeshmërisë ndaj procedurave ligjore dhe të drejtave themelore të njeriut.
SPAK ka krijuar standarde aq të shumllojshme hetimi dhe qëndrimesh publike, sa pas ikjes së Dumanit do të duhet të bëjmë një klasifikim, se kush është prioriteti i hetimit në Shqipëri lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar, pasi kemi shembuj aq të pangjashëm hetimi dhe ndëshkimi, sa po t’i bësh bashkë të gjithë, të krijohet një fjalëkryq i pazgjidhshëm i rezultateve që la pas, përveç luftës ndaj grupeve kriminale. 

Dhe partia në pushtet duhet të mbajë qëndrim ndaj kësaj historie, pasi reforma në drejtësi është betejë për standarde dhe prioritete; ndaj kemi krijuar prokurori speciale dhe gjykatë speciale. Se ndryshe, Prokuroria e Përgjithshme është shumë më profesionale dhe më e qartë se këta, përveçse edhe më pak arrogante dhe politike.
Por mbi të gjitha, jargavitja e deputetëve socialistë para Dumanit, edhe pse mund të jetë nga frika dhe nga halli i tyre, u jep shumë argumente betejës pa argumente të PD që e quan Dumanin shtojcë të PS dhe Edi Ramës, çka nuk është e vërtetë. 

Dhe dje kjo ka qenë një harmoni vrasëse. Agresiviteti pa lidhje i PD, të cilët i flisnin Dumanit që të dëgjonte Berishën, dhe jargavitja e PS nga ana tjetër, në fakt e dëmtonin më shumë SPAK sesa ta kritikonin të dy palët, pasi kështu, siç ndodhi, dukej vërtet sikur këta të PS e kishin engjëll mbrojtës dhe ata të PD armik. 

Nga ana tjetër, ky qëndrim i neveritshëm i të dy palëve binte në kontrast me vëmendjen ndaj Kryeprokurorit Olsian Çela, i cili në raportin e tij i kishte shkuar në zemër të gjithë problemeve të institucionit të tij dhe shfaqi një kompetencë profesionale të admirueshme në debatet me deputetët, duke treguar plagët që vuan drejtësia shqiptare: hetimi, paraburgimi, shthurja e autoritetit të prokurorëve lokalë, të cilët në fakt përpiqen të imitojnë të gjithë “prokurorët e SPAK”.
Ai ishte ndër të paktët që pati një qasje jo vetëm profesionale për detyrën e tij, por edhe një kulturë juridike për të cilën ka nevojë Shqipëria në këtë fazë, kur drejtësia e vjetër, që u përpoqëm ta zhbëjmë, është rikthyer në formën e drejtësisë së re, por më arrogante, më e shtrenjtë në korrupsion, më politike dhe mbi të gjitha më joprofesionale. 

Kryeprokurori sulmoi ashpër, por me dinjitet, qeverinë shqiptare për përgatitjen e Kodit të ri Penal, të cilit i janë shtuar 500 nene, a thua se s’kemi pasur Kod Penal, dhe nuk është bërë asnjë konsultë thelbësore me institucionet e drejtësisë. Ai sulmoi Gjykatën e Lartë për inkurajimin që i bën paligjshmërisë dhe prirjeve “decentralizuese” të prokurorëve të shkallës së parë nëpër rrethe, që të ankohen ndaj prokurorëve të Apelit në Gjykatën e Lartë, apo të ankohen në ambasada.
Sulmoi politikat e paraburgimit dhe tejkalimin e afateve në hetim, si dhe një sërë çështjesh thelbësore me të cilat përballet institucioni i tij. 

Për të gjithë ata që ndoshta nuk janë të qartë: Prokuroria e Përgjithshme është ajo që heton dhe çon për gjykim çdo çështje të çdo qytetari shqiptar, është ajo me të cilën përballet shoqëria shqiptare. SPAK është prokurori speciale dhe merret vetëm me krimet e rënda dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë.
Kjo pjesa e dytë e objektit të punës së tyre bën diferencën në sallën e Kuvendit.
Ata që janë aty për hallet e popullit, në fakt duken që janë vetëm për hallet e tyre, pasi njëra palë sulmonte Dumanin se i “ka prekur Babën”, dhe tjetra palë e vuri në siklet me lavdërime, me shpresë se meqë i ka dalë fjala që është i ashpër, do t’i ketë kujdes meqë e lavdëruan. 

Frika e deputetëve të shumicës ndaj Dumanit tregon pushtetin okult të Republikës së SPAK mbi politikën dhe gjunjëzimin e shumicës në pushtet ndaj kësaj republike jo legjitime në vend.
Mjafton të shikosh debatet mes Kryeprokurorit Olsian Çela dhe Altin Dumanit me deputetët, dhe e kupton që halli i deputetëve nuk janë problemet e prokurorisë që shtroi Kryeprokurori Olsian Çela, por si t’i lëpihen apo t’i vërsulen Altin Dumanit në varësi të halleve të tyre.
Dhe kjo tregon që në vend që të bënim një drejtësi për qytetarët e thjeshtë, e cila, siç dukej nga reagimet e Kryeprokurorit, ka shumë probleme, kemi bërë një Republikë të SPAK, që ka gjunjëzuar shumicën dhe bën shfaqje banale në Kuvend që të zgjellin zorrët në fyt. 

 

Next Post
Jo Elvana, por ne!

"Moment i vështirë, më bëri që unë të reflektoja"/ Alban Dudushi rrëfen për herë të parë sëmundjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit, çfarë u sekuestrua

Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit, çfarë u sekuestrua

May 15, 2026
“Dronët ‘Made in Albania’ do jenë të nivelit të lartë”, Nufi: S’ka kërkesë nga NATO për pezullimin e…

“Dronët ‘Made in Albania’ do jenë të nivelit të lartë”, Nufi: S’ka kërkesë nga NATO për pezullimin e…

May 15, 2026
Marta Kos në Kosovë: BE gati të intensifikojë punën, reformat dhe dialogu kyç për integrimin

Marta Kos në Kosovë: BE gati të intensifikojë punën, reformat dhe dialogu kyç për integrimin

May 15, 2026
Helidon Haliti: Periudha e Veliajt në Bashki, ka qenë periudha më brilante për artin

Helidon Haliti: Periudha e Veliajt në Bashki, ka qenë periudha më brilante për artin

May 15, 2026
Sulme masive ruse drejt Ukrainës, të paktën 24 persona të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Sulme masive ruse drejt Ukrainës, të paktën 24 persona të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

May 15, 2026
Fundjavë me mot të paqëndrueshëm! Temperaturat ulen me 3 gradë celsius

Fundjavë me mot të paqëndrueshëm! Temperaturat ulen me 3 gradë celsius

May 15, 2026
Kryeministri estonez: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE. Talini dhe Tirana drejt linjave direkte ajrore

Kryeministri estonez: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE. Talini dhe Tirana drejt linjave direkte ajrore

May 15, 2026
“S’kemi simpati për Putinin”, Rama fton novatorët estonezë: Hidhini sytë nga Shqipëria! Jemi aleatë të natyrshëm…

“S’kemi simpati për Putinin”, Rama fton novatorët estonezë: Hidhini sytë nga Shqipëria! Jemi aleatë të natyrshëm…

May 15, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, cilat janë shenjat më të favorizuara

May 15, 2026
PS e PD drejt konsensusit, gjejnë ‘gjuhën’ edhe për rregulloren e Kuvendit

PS e PD drejt konsensusit, gjejnë ‘gjuhën’ edhe për rregulloren e Kuvendit

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In