• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy fjalë për ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vengun

by Ardit Bido
28/07/2024 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Bido

Dy fjalë për ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vengun

Asnjëherë nuk kam komentuar për mirë a për keq ministra, as sot nuk do ta bëj. Pirro Vengun e kam mik dhe nuk e mohoj, por as kjo nuk është shtysa; shtysa është sulmi i organizuar i nacionalizmit politik grek ndaj tij, pikërisht pse ai ka kryer disa akte, që rastis t’i di, në dobinë kombëtare shqiptare kundër interesit të nacionalizmit politik grek.

1. A është grek ministri i ri i Mbrojtjes?
Pirro Vengu rrjedh nga dy fshatrat me origjinë shqiptare të Dropullit: Frashtani dhe Llugari. Këto fshatra sot janë greqizuar, proces i nisur herët e i përfunduar në vitet ‘60; proces jopolitik që e kam sqaruar gjatë në librat e mi. Familja Vengu ka prejardhjen e largët nga Suli i Çamërisë, të vendosur më vonë në fshatrat shqiptare Llugar e Frashtan dhe prej viteve ‘20 në Vlorë, Durrës e Tiranë. Familja Vengu ka qenë promotore e nacionalizmit shqiptar. Pirro ka pasur kombësi shqiptare dhe ky vend ka pas regjistra për këtë, nga një baba shqiptar nga Llugari e Frashtani e nga një mama minoritare nga fshatrat e tjera të asaj krahine. Këtu lindin dy probleme. Së pari, do të ishte nder për këtë vend që të kishte ministra Mbrojtje minoritarë si Vasil Mesopotamidhi e shokë; që kanë punuar për Shqipërinë më shumë se shumica e bashkëkombasve tanë. Së dyti, përpjekja për të nxjerr Pirron me kombësi greke, kur ai e ka qartazi shqiptare është në vazhdën e përpjekjeve për të nxjerr greke në origjinë Frashtanin, Llugarin, Koshovicën, Pecën, Muzinën e Sopikun, gjashtë fshatrat ortodokse shqiptare të zonës minoritare. Këtë “skemë” e kemi parë edhe me pecjotin shqiptar Kiço Mustaqin, që mjafton një kërkim dhe del si “grek” nga mediat tona joserioze, kur ai gjithnjë deklarohej shqiptar. Ndërhyrja e nacionalizmit politik grek në mediat shqiptare për të nxjerr Mustaqin apo Vengun si grekë nuk ka të bëjë me ta; ka të bëjë me tendencën për të nxjerrë gjashtë fshatrat e mësipërme si greke, për të thënë se s’ka shqiptarë ortodoksë në zonën e Dropullit dhe Finiqit. Është kaq e dukshme teza antishqiptare.

2. A ka kryer ministri Vengu ushtrinë greke?

Këtu vjen loja më e shëmtuar që pashë sot e pa të cilën nuk do të shkruaja. Ministri Vengu ka jetuar në Greqi, si mbi një milionë shqiptarë dhe e ka marrë atë shtetësi si 800 mijë shqiptarë. Gjatë punës së tij si shef i kabinetit të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, në kulmin e krizës shqiptaro-greke të vitit 2015, pasi pala shqiptare kishte kryer disa akte patriotike (që fatkeqësisht më vonë u kthyen), befas me burim nacionalizmin politik të burokracisë greke, shfaqet në mediat “shqiptare”, letra që e ka marrë secili prej 800 mijë shqiptarëve që kanë marr edhe nënshtetësinë greke, ajo e thirrjes për ushtar. Pa dashur ti hyj gjërave që di shumë mirë, a e zëmë se nuk i di për efekt argumenti, të punës së Vengut si patriot shqiptar që i ka dhembur palës tjetër, po ngre një pyetje për retorikë: a keni parë shkresë tjetër të 800 mijë shqiptarëve që kanë edhe nënshtetësinë greke të dalë në media, përfshi deputetësh apo kandidatësh për kryebashkiakë? A mos vallë kjo letër me sponsorizimin e qarqeve shtetërore greke në mediat shqiptare, në kohën kur Vengu ka shkëlqyer (e them me bindje të informacioneve që kam) në mbrojtje të interesit kombëtar përkundrejt Greqisë e njëherazi pak ditë para se të plaste skandali se si Greqia financonte media shqiptare, u bë për të bërë pis “kundërshtarin”? E meqë pyetjet retorike nuk më mjaftojnë, po e thjeshtëzoj me fjali dëftore: kush sot mban tezën e hedhur për të bërë pis një zyrtar shqiptar që refuzoi të punonte për Greqinë e punoi për interesin kombëtar shqiptar, po i shërben dezinformimit që shërbimet e vendit fqinj bëjnë në jetën tonë publike. Dhe për këdo që nuk e di: jo, Pirro nuk e kreu ushtrinë greke sepse asokohe po merrej me mbrojtjen e interesave të Shqipërisë.

3. Dy fjalë për fund

Nuk e di nëse ministri Vengu do të jetë një ministër i mirë apo jo. Rastis të di në dorë të parë që ka kryer disa shërbime në dobi kombëtare dhe që është patriot e punëtor. Edhe pse nëse do të ishte minoritar nuk do të ishte a priori diçka e keqe, fakti që tentohet të nxirret nga dezinformimi si minoritar kur është shqiptar, i shërben si në rastin e Kiço Mustaqit për të shtuar retorikën e “Vorio Epirit” për gjashtë fshatrat ortodokse shqiptare brenda Dropullit e Finiqit. Sepse “Vorio Epiri” nuk mund të pranoj që mes minoritetit ka fshatra ortodokse shqiptare. E së fundmi, fakti që sot po fluturon në qiell dezinformimi i shërbimeve fqinje që e goditën më 2015 me një letër të botuar në media që financonin vetëm se ministri Vengu kreu disa punë në dobi të interesit tonë kombëtar, tregon se propaganda e nacionalizmit politik grek te ne pi ujë. Sot, nuk e di nëse miqtë e mi Flavio Qarri, Bledian Koka, faqet që nganjëherë ndjek Çerciz Topulli Lajme Patriotike, JOQ Albania, etj kanë vepruar se nuk e dinë, apo se ua do puna, të luajnë me dije a pa dije lojën e shërbimit grek, por si dikush që sa herë flas për këto çështje “mbijnë si kërpudha” lajme shpifje ndaj meje pa asnjë bazë vërtetësie, se në këtë vend shërbimet greke kanë një terren të lirë dhe produktiv për ta në mediat shqiptare kundër interesit kombëtar shqiptar.

Next Post
Misteri i atësisë zgjidhet pas 3 vitesh! Nënë e bir shpërthejnë në lot nga përgjigjja

Misteri i atësisë zgjidhet pas 3 vitesh! Nënë e bir shpërthejnë në lot nga përgjigjja

Comments 1

  1. Jorgo Cenaj says:
    2 years ago

    Të lumtë Bido.
    Nder e respekt.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji, rriten divorcet në Kosovë

147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji, rriten divorcet në Kosovë

August 21, 2026
Rrëzohet aeroplani çarter në Alaskë, humbin jetën 8 persona

Rrëzohet aeroplani çarter në Alaskë, humbin jetën 8 persona

August 21, 2026
Zjarri në Dukat ende aktiv, angazhohen në zonë dy avionë dhe 40 trupa të ushtrisë

Zjarri në Dukat ende aktiv, angazhohen në zonë dy avionë dhe 40 trupa të ushtrisë

August 21, 2026
“Ka një listë të gjatë me njerëz të politikës dhe medias që jo vetëm me këtë vajzë…”/ Vangjeli flet për skandale më të rënda se ai i Safet Gjicit

Kriza në Kosovë, egoizmi primitiv që plagos Republikën

August 21, 2026
Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Kanadaja kundër planit të Izraelit për 1,200 banesa në Bregun Perëndimor

Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Kanadaja kundër planit të Izraelit për 1,200 banesa në Bregun Perëndimor

August 21, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, ja ku priten reshje shiu

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, ja ku priten reshje shiu

August 21, 2026
Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com