• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy fjalë, për ju që do keni në dorë sistemin e drejtësisë

by Sokol Sadushi
05/10/2018 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Sadushi*

Nderimi në një ditë të veçantë si kjo e 16 magjistratëve të diplomuar, por edhe urimi për 9 studentët e sapoardhur në Shkollën e Magjistraturës është një traditë e bukur, e krijuar prej vitesh dhe që përkon me fillimin e vitit të ri akademik.

Organizimi me shumë dëshirë dhe solemnitet i kësaj ceremonie, me praninë e shumë miqve dhe, në veçanti, të personaliteteve vendase e të huaja, është për t’iu nderuar Ju, si brezi më i ri i magjistratëve, që pas përfundimit me sukses të studimeve, po prisni me padurim përfshirjen në një sistem të ri drejtësie.

Si drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe si një ndër pedagogët tuaj, më dhatë kënaqësinë por edhe privilegjin për t’iu shpallur zyrtarisht, të diplomuar si magjistratë.

Urime!

Pas një periudhe intensive 3 vjeçare dhe të mundimshme, me shumë përgjegjësi mbi vete për të përballuar suksesshëm një konkurrim të ndershëm mes kandidatëve, 10 nga ju, të përzgjedhur në profilin e gjyqtarit dhe 6, në atë të prokurorit, pritet t’i bashkohen komunitetit të magjistratëve. E gjithë puna juaj dëshmon për vështirësitë që keni kaluar, ndërkohë që u përgatitët edhe për sfidat e mëdha, me të cilat do të duhet të ballafaqoheni gjatë gjithë karrierës. Ju duhet të ndiheni krenar për sa keni arritur, falë aftësisë, punës së mundimshme, përkushtimit, por edhe sakrificave tuaja. Ashtu siç besoj se, do t’i jeni mirënjohës Shkollës së Magjistraturës, në veçanti, pedagogëve të saj, për përkushtimin, profesionalizmin, përgjegjësinë, ndershmërinë dhe objektivitetin në vlerësim, organeve drejtuese për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe stafit administrativ për ndihmën e pakursyer që ju kanë dhënë.

Nga ana tjetër, janë mbështetja, përpjekjet, sakrificat dhe inkurajimi i familjeve, miqve dhe të gjithë njerëzve tuaj më të dashur, që e ka dhënë rezultatin e vet. Ata e meritojnë, gjithashtu, mirënjohjen prej jush.

Të gjithë ne bëmë detyrën tonë, por merita kryesore ju përket Juve, që ia arritët kësaj dite.

Të nderuar magjistratë.

Ju jeni brezi i magjistratëve që do të mbeteni në memorien e gjithkujt, për dy arsye. Pikësëpari, hyrja juaj në Shkollën e Magjistraturës përkoi me fillimin dhe hedhjen e themeleve të procesit historik të Reformës në Drejtësi, proces që gjatë këtyre tre viteve eci krahas shkollimit tuaj. Konsiderojeni si një privilegj, sepse jeni përgatitur në këtë shkollë, duke ndjekur rrugëtimin e të gjithë procesit legjislativ, ku kontributi juaj dhe, në veçanti, i pedagogëve të kësaj Shkolle, ka lënë gjurmët e veta.

Nga ana tjetër, jeni brezi i parë, por edhe i fundit i magjistratëve të diplomuar, por të papunë, që mbetët peng i organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ende të pa ngritura. Megjithë mungesën e vullnetit politik të ligjvënësit për të zgjidhur natyrshëm emërimin tuaj si magjistratë, ashtu siç vet e kish pranuar përgjatë dy viteve që pasuan ndryshimet kushtetuese, jam i bindur se shumë shpejt, ndoshta brenda vitit, Ju do të ndjeheni krenar që nuk do i mbeteni borxh politikës. Ngritja shumë shpejt e dy organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, do përmbysë epokën e mbrapshtë, ku emërimet e magjistratëve kushtëzoheshin edhe nga orekset e politikës, do të hap një periudhë të re për pranimet e reja në Shkollën e Magjistraturës, si dhe do të përmbyll përfundimisht fenomenin e papunësisë në radhët e magjistratëve të diplomuar.

Në këtë moment historik për vendin dhe për sistemin e drejtësisë, në veçanti, Ju po përgatiteni të filloni detyrën si magjistratë. Reforma në drejtësi është në rrugën e saj. Ju keni fatin, ashtu si edhe përgjegjësinë të filloni së bashku me funksionimin e mekanizmit të ri, për të bërë drejtësinë që nevojitet. Ju jeni magjistratët e rinj dhe po filloni një betejë, fati i të cilës do varet edhe nga modeli që vetë ju do të prezantoni.

Ky është veçse fillimi për arritjen e një objektivi, përmes një rruge jo të lehtë dhe me sakrifica, që është projektuar tashmë në vizionin tuaj. Jeni të vetëdijshëm për pushtetin që ju jepet, për dinjitetin e funksionit që do të kryeni, ashtu si edhe për kufizimet që ju imponohen.

Jemi të bindur se Ju do të dëshironi të jeni të suksesshëm, por për të qenë të tillë duhet, pikësëpari, të jeni në gjendje për të ndryshuar gjërat që mund dhe duhet të ndryshohen. Prandaj, duhet të prireni nga mesazhi që jepet në thënien e një studiuesi të njohur se, “të mësosh dhe të mos veprosh është njëlloj si të mos mësosh; ta dish dhe të mos e bësh është e njëjta gjë si të mos e dish.”.

Përvoja na ka mësuar se nëse duam diçka në jetë, duhet të kërkojmë më të mirën. Kjo do të thotë se jeta është një garë, një konkurrencë, ndaj duhet që secili të përpiqet ta fitojë atë. Vetëm kur gjithsecili nga ju arrin me modesti të pranojë dhe të marrë përgjegjësi dhe me guxim të përballet me sfidat që i dalin, atëherë i ka mundësitë për ta prekur suksesin, dhe për të bërë të mundur që gjërat të ndodhin në të vërtetë.

Opinioni publik, shoqëria, në veçanti, qytetari presin shumë nga ju. Dhe ju e dini mjaft mirë se, sa na nevojitet një magjistrat me integritet, me kurajë, me durim dhe maturi për të vepruar në emër të së drejtës. Detyra që do të ushtroni është një pushtet i fuqishëm. Si me të gjithë pushtetet, edhe me drejtësinë abuzohet, ashtu siç pranohet se edhe magjistratët gabojnë, por nga ju kërkohet që të jeni gati dhe të hapur për të pranuar gabimet dhe për të mësuar prej tyre. Pavarësia u jepet për të garantuar detyrën, por nuk ju bën të pakontrollueshëm.

Natyrisht, Ju e njihni ligjin dhe fuqinë e tij dhe keni mësuar, gjithashtu, se ligji vendos kufij për të gjithë, në veçanti për Ju. Prandaj, pushtetin që ligji iu ka dhënë nuk duhet ta keqpërdorni. Vetëm në këtë mënyrë do të forconi besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

Ne shpresojmë dhe besojmë se kemi bërë maksimumin për t’iu përgatitur për sfidat e shumta që ju presin, dhe ju kemi inkurajuar në vizionin për të ardhmen. Ne kemi besim se Ju i keni mundësitë dhe aftësitë për të kontribuuar që sistemi i drejtësisë të mos vijojë të etiketohet si një sistem i korruptuar, i pandëshkueshëm, i prekur nga presioni dhe ndikimi politik.

Ne bëmë sa mundëm të kryejmë detyrën tonë, ashtu siç bëtë edhe ju tuajën, por detyra juaj e vërtetë nuk përfundon këtu. Ajo këtu fillon. Me shpresën për një karrierë të gjatë, të suksesshme dhe të ndershme për Ju, do të dëshironim të ndiheshim krenar.

Por kjo varet vetëm nga Ju. Prandaj, jepuni mundësinë njerëzve t’iu vlerësojnë, por edhe t’iu besojnë se tash ka ardhur koha që drejtësia të bëjë vërtetë drejtësinë që na ka munguar dhe që aq shumë na nevojitet.

Suksese në misionin tuaj të ri, të nderuar magjistratë të diplomuar.

*Drejtor i Shkollës së Magjistraturës

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Basha bën “sikur nuk e ka mendjen” për reformën zgjedhore?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In