• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy fjalë për ata që falen në xhami dhe që e vendoska Berisha se kujt i pranohen lutjet!

by Java News
04/12/2021 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Bejko

Ata djemtë shkojnë në xhami thjesht për qejfin dhe shpirtin e tyre. Falen çdo të premte. Nuk bezdisin askënd. Edhe pse mbi supet e tyre nuk kanë asnjë akuzë apo mëkat nga ato të tipit “korrupsion i qënësishëm, pengim të demokracisë apo favorizim të familjes dhe aleatëve të vet politikë me benefite pushteti”, sepse asnjë ditë nuk kanë qenë në qeverisje para 2013, ata prap falen. I falen zotit, jo idhujve të remë komunistë e paganë që konkurojnë zotat.

Ata nuk kanë mankthe nga e kaluara e tyre. Gjumin e bëjnë të qetë sepse mbi supet e tyre nuk kanë  asnjë akuzë për abuzim me fondet publike, as para të futura në perandoritë e oligarkëve, as bashkëpunim me krimin e organizuar.

Ata jetojnë në mënyrë modeste, shumica në shtëpi me qera, dhe prap janë të lumtur. Janë të lumtur se në faqet e murreve të shtëpive të tyre modeste, kanë bibliotekë, kanë libra, kanë mend, kanë kulturë.

Ndaj ata shkojnë në kisha dhe xhami e falen. Falen çdo të premte, dhe pesë herë në ditë kur munden. Kur falen, ashtu pa zë, falenderojnë zotin që i ka bërë kaq të mirë. Falenderojnë zotin që u ka dhënë paqe shpirtërore,  mirësi dhe vullnet për dije. Vullnet për dije, jo vullnet të sëmurë për pushtet.

Falenderojnë zotin që u ka dhënë mendjen e hajrit. Se tek e fundit nuk i kanë borxh askujt. Gjithçka e kanë nga vetja dhe nga zoti. Ata besojnë në zot, familje, atdhe!

Ata shkojnë në kisha dhe xhami çdo të premte, të qetë. Pa peshën e fajit mbi supe, se të paktën nuk kanë prishur as kisha dhe as xhami siç ata që sot ndjekin pas me ulërima e çkulje flokësh floktoren.

Ata falenderojnë zotin që nuk i bëri bij  të revolucionit famëkeq “kulturor” që në emër të emancipimit shoqëror rënuan institucionet e besimit me tritol, kazma e lopata.

Ata falen e do falen, flasin e do flasin, si njerëz të lirë, jo si mercenarë të paguar nën vëzhgimin e syrit të së keqes, sepse ata nuk janë punistë. Ata nuk kanë frikë nga njeri, veç zotit.

Ata e pranojnë të ndryshmin. Për të dobëtin u vjen keq, dhe si besimtarë që janë, duan ta ndihmojnë.

Duan ta ndihmojnë duke i treguar me modesti rrugën e zotit.

Por kur ai nuk i kupton, bën sikur nuk i kupton, dhe i sulmon nisur nga halli që ka, ata thjesht e mëshirojnë dhe vazhdojnë të qetë në rrugën e tyre me buzë në gaz. Të pa shqetësuar, të pa habitur. Ata nuk pyesin “pse” po sulmohen. Ata e dinë përgjigjen. Atë e gjejnë te mësimet e zotit, jo tek ato të Enverit.

Ata do shkojnë parp të premten që vjen në xhami. Do shkojnë të luten për të  dobëtin që zoti ta ndihmojë e të mos ndihet i vetmuar edhe kur është i rrethuar nga qindra idhujtarë  që e shikojnë si zot.  Ata do luten dhe do t’i kërkojnë zotit t’i qetësojë mendjen dhe shpirtin e trazuar se me gjullurdinë që po bën, do marrë në qafë gjithë dynjanë.

Next Post
Zbulimi amerikan e konfirmon: Rusia po planifikon një sulm ndaj Ukrainës

Zbulimi amerikan e konfirmon: Rusia po planifikon një sulm ndaj Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

May 21, 2026
Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

May 21, 2026
Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

May 21, 2026
“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

May 21, 2026
“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

May 21, 2026
Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

May 21, 2026
GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

May 21, 2026
“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

May 21, 2026
“Deri në frymën e fundit,” rrëfehet shqiptarja që u martua në burg me të dënuarin me vdekje

“Deri në frymën e fundit,” rrëfehet shqiptarja që u martua në burg me të dënuarin me vdekje

May 21, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Gara për Bashkinë e Tiranës, Braçe: Nuk kam folur me Ramën! Dua proces në parti, jo qoka!

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In