• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

by
13/01/2023 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ola Xama/

Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave. Më la përshtypjen e një zyrtari që nuk i druhej transparencës dhe nuk kishte frikë të përgjigjej për ato që pyetej. E kam marrë në intervistë dhe nuk ka kërkuar të dijë pyetjet apo të japë pyetje të porositura.

Për çdo kërkesë që kemi patur si media e që në këtë drejtori mund ta refuzonin apo klasifikonin si “konfidenciale” ai e ka dhënë. Në atë kohë, por dhe sot, në profesionin tonë ndeshemi shpesh me refuzime për dhënien e dokumentave zyrtare dhe institucionet që i japin informacionet pa sorrollatje dhe ankesa numërohen me gishtat e duarve.

Kam parë punën e Drejtorisë së Doganave në kohën kur ai ishte drejtues. Administrata nisi një aksion kundër informalitetit në sektorin e naftës, një fushë ku gjithmonë ka patur dyshime për kontrabandë të tmerrshme. Edhe gjatë kësaj kohe nuk kam dëgjuar ankesa nga biznese apo palë interesi, siç dëgjojmë rëndom për korrupsion apo rryshfet në këtë institucion.

Edhe pasi u shkëput nga doganat, e kam takuar disa herë rastësisht dhe më ka lënë përshtypjen e një njeriu që shqetësohej për raportet negative për vendin dhe dinte të kritikonte punën e dobët të institucioneve apo të shprehte idenë e tij kur gjërat mund të bëheshin më mirë, apo ishin bërë mirë.

Nga shumë zyrtarë servilë dhe të korruptuar, mua personalisht Arlindi nuk më ka lënë përshtypjen e një zyrtari të tillë. Ndaj dhe përpara se të krijoj një bindje për çështjen që është arrestuar, do të pres për të parë deri në fund rezultatin e hetimeve dhe gjykimit.

Arsyet se përse mendoj të pres përpara se të krijoj një bindje lidhen me disa pika:

– Vendimi i përmbaruesit është urdhër për institucionet dhe këto shkresa kalojnë njëherë te Drejtoria Juridike përpara se të shkojnë te Sekretari i Përgjithshëm.

– Nuk mund të thuash që është i korruptuar kur nuk provon dot se ka marrë paratë.

– Personi është vënë nën hetim 8 muaj dhe është arrestuar pa u vënë në dijeni dhe pa u pyetur asnjëherë nga prokurori, duke shkelur kështu Kodin e Procedurës Penale. Por nëse ai del nesër i pafajshëm dhe kërkon dëmshpërblim se nuk i janë respektuar të drejtat, a ka bërë dëm ekonomik prokuroria për buxhetin e shtetit? A ka shpërdoruar detyrën që i jep Kodi?

Prandaj mendoj se përpara se të sulmohet është më mirë të pritet.

Next Post
Betimi i kadetëve të rinj, Peleshi: Përafrojmë edukimin ushtarak me modelet më të mira si West Point në SHBA

Betimi i kadetëve të rinj, Peleshi: Përafrojmë edukimin ushtarak me modelet më të mira si West Point në SHBA

Comments 2

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Me këtë avokati që po i bëni Z. Gjokutaj, po e mbroni keq, mbasi duket di Flete Rrufete e kohës së merhumit Enver, që i shkaterronin njerëzit me akuza dhe mbrojtie, nëpërmjet këtyre soj shpikjesh “kineze”.
    Po e demtoni me shumë se sa e mbroni.
    Lëreni Genc Gjokutën të bëjë punën e tijë, mbasi njihet dhe është një avokat ekselent, ndersa me këto që shkruani, po ja vështirësoni këtë detyrë.

    Reply
  2. ppa says:
    3 years ago

    Jane bere gazetaret per te leshuar karakteriska pune; ne kete rast ne favor te nepunesit ndersa shumicen e rasteve neper studiot e TV bejne prokurorin kunder nepunesve te tjere. Me kete qendrim injorojne veten e tyre sepse per ta thene shqeto ” nuk kane mendje se njeriu me i zakonshem: qe i ben vete analizat e rasteve.

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“760 mijë euro vilë dhe lidhje me krimin”. Kush është demokrati tjetër që po hetohet pas kallëzimit të Bardhit

January 13, 2026
“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

January 13, 2026
VIDEO-“Gënjeshtar patologjik!”, Braçe i kthehet Berishës: 900 mln në 9 muaj të vjedhura? Lajthitje!

“Jo veç të paguajmë dëme”/ Braçe kritikon menaxhimin e argjinaturave: S’mund të kthehemi në shtet që…

January 13, 2026
Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

January 13, 2026
Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

January 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 14 Janar 2026

January 13, 2026
VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

January 13, 2026
Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

January 13, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohëshme…

January 13, 2026
Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In