• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy fjalë në 27 shkurtin e Gëzim Qëndros

by Martin Leka
27/02/2023 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Martin Leka

-“Sot ka 5-vjetorin Gëzimi i Artës”, më tha në mëngjes Anila, bashkëshortja ime dhe shoqja e Artës. Mos harro të bëni diçka tek “Pena”. Para se të ndaheshim nëpër punërat tona, ju luta Anilës të më shkruante diçka. Ose t’ia kërkonte Artës.
-“Nuk e bëj dot se e kam të vështirë dhe më duhet shumë kohë”, ma preu shkurt. “Dhe sa për Artën, ajo ka 5 vjet që “shkruan” përditë, me fjalë e pa fjalë, me zë e pa zë, për Gëzimin”…
Hapa folderin në ekran dhe pasi shkruajta “Gëzim Qëndro”, vijoi me orë të tëra vetëm bardhësia e ekranit.
Në endjet e mia për të gjetur “çelësin” e asaj çfarë duhet të shkruaja, fillova të flisja me vete:
-Fillo shkruaj.
-Edhe pak…
-Pse?
-S’e di.
-E njihje Gëzimin?
-E njihja.
-Si e njihje?
-Nga arti që bënte, nga shkrimet, nga veprimtaritë kur ishte drejtor në Galerinë Kombëtarë të Arteve…
-Fillo atëherë, fillo shkruaj. Thjeshtë…

Gëzim Qëndron e “njoha”, tronditshëm, pasi iku mbi re pesë vjet më parë. Ishte tronditja e përcjelljes së padrejtë, kur u mblodhëm me të gjithë intelektualët dhe më të mirët njerëz të artit e kulturës. Nuk e di kush ja ka vënë emrin, por do ketë qenë një zë hyjnor i ardhur nga lart për ta mishëruar me emrin Gëzim. I sjellshëm gjer në adhurim. I urtë si imazhi i Zojave të bekueme. Fisnik gjer në admirim. I veshur me një barrë kulturë. Model i intelektualit cilësor. Dijetar.
Unë kam fatin të kem një pikturë të Gëzmit, dhuratë nga vetë ai. Por s’jam i vetmi sepse të gjithë ne e brezat, kemi dhuratë nga ai librat që shkroi e botoi.
Sapo ka mbërritur, siç mësova, si dhuratë e radhës, “Paradigma të narcisizmit kolektiv”, një studim mbi Monumentet e Skënderbeut, si ikona të nacionalizmit shqiptar. Është një mënyrë për të vijuar njohjen.
Kurse sot, në pritje që të marr e lexoj librin, në hapësirën e “Penës”, vendosa të qëndroj te fjalët e tij: shkëputa disa copëza nga një intervistë që ai vetë ka dhënë si një mundësi njohjeje jo vetëm për mua, por edhe për lexuesit e “Penës”…
Janë copëza ku ai flet për punën; për detyrat që s’e dinte se s’kishte nga ta dinte se kush ia pat ngarkuar; për pasionin që e bënte të zgjohej çdo mëgjes me gëzimin e ditës së re…

***

Të bësh detyrën përditë

Gëzim Qëndro rrëfen:

“…Më vjen në mendje ajo shprehja e njohur: të shkruarit është si lutja. Zoti të zemërohet nëse nuk lutesh përditë. Kështu edhe me të shkruarit. Nuk e di se kush do të zemërohet në këtë rast, por mendoj që kemi një detyrim që përditë të bëjmë detyrën tonë.
[…]
Në këtë rast, ajo që nuk e kam kuptuar dhe akoma nuk e kam të qartë është nëse mund t’i thuash dikujt që je punëtor apo jo. Pra, unë s’e di në jam punëtor. Sepse e shoh shpesh herë veten të paaftë të bëj gjëra që nuk më pëlqejnë. Mendoj që kryesorja është jo vullneti, por pasioni.
[…]
Pra, nëse do t’i urosh dikujt diçka, uroji pasion. Në momentin që ai ka pasionin, nuk sheh as orët që kalojnë, nuk sheh asgjë. Sepse, kam përshtypjen se me vullnet, pra kur e detyron veten të bësh diçka, sidomos në punën krijuese, nuk funksionon. Nëse nuk është pasioni brenda, gjithçka tjetër zhvlerësohet. Kështu që, nganjëherë kur më thonë je me vullnet, u them se nuk besoj të jetë kështu. Vullnet është të bësh diçka që nuk të pëlqen, ta detyrosh veten të bësh diçka. Krejt ndryshe është me pasionionin.
[…]
Dhe e bukura është që pasionet të zgjedhin, nuk je ti që i zgjedh. Prandaj them se është fat, sepse nuk e kam bërë unë zgjedhjen. Nuk e di përse nga mosha 10-11 vjeç doja të bëhesha piktor. As në traditën e familjes nuk e kisha, as të fisit madje, dhe mendoja që do bëhesha… Në fakt nuk jam piktor, s’u bëra dot, por u bëra studiues. Megjithëse, për vite me radhë jam trajnuar si piktor, erdhi një moment që më duhej të bëja një zgjedhje ose këtej, ose andej dhe zgjodha këtë që e kam më për zemër… E quaj veten me fat në këtë kuptim, pra që kam këtë pasion, siç thashë, që nuk e di nga ka ardhur. Nuk e di kush ma bëri dhuratë, por ç’rëndësi ka. Po më mban gjithë jetën dhe tani vështirë që do më lerë se po i afrohem të 60-ave.
Kjo është pjesa që më jep një kënaqësi të veçantë. Në mëngjes kur çohem e filloj ditën me shumë kënaqësi, sepse kam gjëra për të bërë që më pëlqejnë.
[…]
“Isha i vogël kur gjeta dy tempujt, si çdo besimtar që kërkon të gjejë tempujt. I pari tempull për mua ishte “Lidhja e Shkrimtarëve”. Banoja ngjitur me Lidhjen në atë kohë. Tempulli i dytë, se po i quaj kështu në mënyrë metaforike, ishte “Galeria Kombëtare” asokohe te Rruga “Fortuzi”. Shkoja rregullisht dhe ishte bosh gjithmonë, për fat të keq nuk mbaj mend të ketë ardhur ndonjë vizitor. Merrja dosjen dhe vizatoja tërë kohën…”

Gëzim Qëndro u lind në Tiranë, më 22 dhjetor 1957…
Studiues dhe historian arti (përveçse piktor dhe regjisor filmash vizatimorë), ai u diplomua (1992- ’96) në Academie voor Beeldende Vorming (Akademia e Formimit Artistik) në Amsterdam, Hollandë dhe doktoruar (2009) në Estetikë (Artet plastike) pranë Universitetit VIII të Parisit.
Ish drejtor i Galerisë Kombëtare të arteve në Tiranë (1997- ‘02), ai ka qenë gjithashtu pedagog (1996-2018) i lëndëve “Histori arti”, “Draëing & Design”, “Photography”, “Gjuhë Pamore”. “Filozofi arti” dhe “Fenomenologji arti” në universitete të ndryshme, sikurse Universiteti Polis, Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, UNYT, Akademia e Arteve në Tiranë, dhe Akademia e Arteve në Prishtinë.

Qëndro është autori i librave:
“Paradigma të narcisizmit kolektiv” (2023) Onufri, Tiranë
Il Kinostudio “La vecchia Albania” (përkth. Caterina Zuccaro) (2022) Rubettino, Itali
Οι ήρωες πείνανε (përkth. Eleana Zhako) (2022) Ευρασία, Greqi
Aura kripto-teologjike e trupit politik (2020) Onufri, Tiranë
Kinostudioja Shqipëria e vjetër (2017) Onufri, Tiranë
Heronjtë janë të uritur (2015) Onufri, Tiranë
Le Surréalisme socialiste (2014) l’Harmattan, Paris
Arkeologjia e Mëngjesit (2013) Dituria, Tiranë
Gjuha Pamore (2011) Botimet Polis, Tiranë

Përkthyer prej tij:
Nga Parahistoria te Mesjeta (2005);
Arti: prej zanafillës te Van Gogh (2005);
Histori e ilustruar e botës (2006);
Pesë fytyrat e modernitetit (2012);
Biseda me Kafkën (2012);
Problemi i objektit në antropologji (2012);
Fuqia e imazheve (2013)
Arti dhe mjeshtëria e bukurisë (2015)

Arkeologjia e Mëngjesit

Gjuha Pamore
Surealizmi Socialist
Heronjtë janë të uritur
Kinostudioja “Shqipëria e vjetër”
Aura kripto-teologjike e trupit politik
Paradigma të narcisizmit kolektiv
Next Post
Fitorja e hidhur

Sovjetikët e mbetur në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In