• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dy fëmijët e Floresha Rashës e kthyer nga Siria janë të Lavdërim Muhaxherit/ U vra në një sulm ajror amerikan

by Java News
28/10/2020 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy fëmijët e vegjël, të lindur në Siri nga Floresha Rasha që sot u riatdhesua janë të Lavdërim Muhaxherit. Këtë gjë e ka bërë publike gazetarja Fatjona Mejdini, e cila, me anë të një letre që u publikua në monitorin në studio, tha se Muhaxheri, është babai i dy fëmijëve që Rasha ka sjellë në Shqipëri.

Në letër, shihet një shkrim dore, që është bërë nga vetë Floresha, e cila me anë të dokumentit ka vetë deklaruar atësinë e fëmijëve.

Dokumenti:

Floresha Rasha ka qenë e martuar me Diamant Rashën, në vitin 2013, drejt Sirisë, bashkë me dy fëmijët që kishtem e të. Diamanti është vrarë atje, ndërsa të bijën 16-vjeçare ia vranë një vit më vonë. Kështu Floresha ngeli vetëm me Amarin, djalin tjetër. Ajo më pas u martua me Lavdërimin, me të cilin pati dy fëmijë. Lavdërimi gjithashtu është vrarë.

Lavdrim Muhaxheri i njohur edhe me pseudonimin e luftës Abu Abdullah al Kosovës, ishte lider i Shtetit Islamik (IS) dhe rekrutuesi i luftëtarëve të huaj xhihadistë etnikë shqiptarë që luftojnë në Siri dhe në Irak. Nga një ish -KFOR dhe punonjës në NATO, ai u bë një ekstremist dhe u largua për në Siri në fund të vitit 2012. Ai është shfaqur në disa video propagandistike, duke thirrur shqiptarët të bashkohen në xhihad dhe ka publikuar video e foto në rrjetet sociale, ku shihej teksa vriste njerëz.

Më 24 Shtator 2014, Departamenti i Shtetit i SH.B.A. e caktoi Muhaxherin si një terrorist global. Më 8 qershor 2017, pa dhënë detaje të mëtejshme, vdekja e Muhaxherit u njoftua nga familja dhe policia e tij në Kosovë . Ai dyshohet se u vra në një sulm ajror amerikan.

Pas vdekjes së tij, Floresha është martuar sërish me një tjetër, emri i të cilit nuk dihet. Sot ajo ndodhet në Shqipëri, për t;ju nënshtruar procesit të riintegrimit në shoqëri, bashkë me tre fëmijët e saj. Vjehrri, babai i Diamant Rashës, nuk e ka pritur Floreshën. Publikisht, ai ka thënë se priste vetëm nipin e tij Amarin, ndërsa Floresha dhe dy fëmijët e tjerë që ka, nuk dëshiron t’i shohë në shtëpi.

Next Post
‘Të gjithëve u thanë që në kishim shkuar t’i vrisnim dhe…’/ Konsulli: Në kamp na qëlluan me gurë, Evën do ta kthejmë

'Të gjithëve u thanë që në kishim shkuar t’i vrisnim dhe…'/ Konsulli: Në kamp na qëlluan me gurë, Evën do ta kthejmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

September 20, 2026
Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

September 20, 2026
“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

September 20, 2026
Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

September 20, 2026
FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

September 20, 2026
Biznesi i drejton sytë nga punëtorët e huaj/ Të rinjtë emigrojnë, pasi pagat e ulëta nuk bindin

Gjysma e grave jashtë tregut të punës, raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

September 20, 2026
Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

September 20, 2026
VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

September 20, 2026
Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për sot, e Diel 20 Shtator 2026

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com