Dy fëmijët e vegjël, të lindur në Siri nga Floresha Rasha që sot u riatdhesua janë të Lavdërim Muhaxherit. Këtë gjë e ka bërë publike gazetarja Fatjona Mejdini, e cila, me anë të një letre që u publikua në monitorin në studio, tha se Muhaxheri, është babai i dy fëmijëve që Rasha ka sjellë në Shqipëri.
Në letër, shihet një shkrim dore, që është bërë nga vetë Floresha, e cila me anë të dokumentit ka vetë deklaruar atësinë e fëmijëve.
Dokumenti:

Floresha Rasha ka qenë e martuar me Diamant Rashën, në vitin 2013, drejt Sirisë, bashkë me dy fëmijët që kishtem e të. Diamanti është vrarë atje, ndërsa të bijën 16-vjeçare ia vranë një vit më vonë. Kështu Floresha ngeli vetëm me Amarin, djalin tjetër. Ajo më pas u martua me Lavdërimin, me të cilin pati dy fëmijë. Lavdërimi gjithashtu është vrarë.
Lavdrim Muhaxheri i njohur edhe me pseudonimin e luftës Abu Abdullah al Kosovës, ishte lider i Shtetit Islamik (IS) dhe rekrutuesi i luftëtarëve të huaj xhihadistë etnikë shqiptarë që luftojnë në Siri dhe në Irak. Nga një ish -KFOR dhe punonjës në NATO, ai u bë një ekstremist dhe u largua për në Siri në fund të vitit 2012. Ai është shfaqur në disa video propagandistike, duke thirrur shqiptarët të bashkohen në xhihad dhe ka publikuar video e foto në rrjetet sociale, ku shihej teksa vriste njerëz.
Më 24 Shtator 2014, Departamenti i Shtetit i SH.B.A. e caktoi Muhaxherin si një terrorist global. Më 8 qershor 2017, pa dhënë detaje të mëtejshme, vdekja e Muhaxherit u njoftua nga familja dhe policia e tij në Kosovë . Ai dyshohet se u vra në një sulm ajror amerikan.
Pas vdekjes së tij, Floresha është martuar sërish me një tjetër, emri i të cilit nuk dihet. Sot ajo ndodhet në Shqipëri, për t;ju nënshtruar procesit të riintegrimit në shoqëri, bashkë me tre fëmijët e saj. Vjehrri, babai i Diamant Rashës, nuk e ka pritur Floreshën. Publikisht, ai ka thënë se priste vetëm nipin e tij Amarin, ndërsa Floresha dhe dy fëmijët e tjerë që ka, nuk dëshiron t’i shohë në shtëpi.











