• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy faktorët kryesorë që ndajnë jetën nga vdekja në një aksident rrugor

by Eduard Zaloshnja
03/04/2024 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në 90 ditët e para të këtij viti humbën jetën 31 shtetas në aksidente rrugore. Ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, plot 46. Pra, brenda një viti kemi patur një ulje 33% të numrit të të vdekurve në aksidentet rrugore, ndërkohë që këto të fundit janë shtuar 44% gjatë së njëjtës periudhë. Kështu, sivjet patëm mesatarisht 8.2 vdekje për 100 aksidente, ndërsa vjet në të njëjtën kohë plot 17.5 vdekje për 100 aksidente.

Çfarë ka ndryshuar brenda një viti që aksidentet rrugore janë bërë ndjeshëm më pak vdekjeprurëse?

Faktorët që ndikojnë në ndodhjen e aksidente janë të shumëllojshëm – shtimi i automjeteve në qarkullim është faktori sasior më i dukshëm (sa më shumë automjete të qarkullojnë nëpër rrugë, aq më i madh është probabiliteti që të ndodhin aksidente). Por kur aksidenti ndodh (për një nga shkaqet e shumëllojshme), dy faktorë janë kryesorë për të ndarë jetën nga vdekja: shpejtësia e automjetit dhe rripi i sigurisë.

Sa më e madhe të jetë shpejtësia e automjetit në çastin e aksidentit aq më e madhe është forca e tij goditëse (në rast përplasje) ose forca e tij fluturuese (në rast të daljes nga rruga). Në fakt, probabiliteti i vdekjes dhe shpejtësia në çastin e aksidentit kanë një lidhje statistikore eksponenciale (jo proporcionale).

Kështu kur një kalimtar/biçiklist/motoçiklist përplaset nga një automjet me shpejtësi jo të madhe, ai mund të shkojë në spital, por jo në morg. Në rast të kundërt nuk ka shpresë për të! Kur një automjet me shpejtësi të madhe përplaset me një tjetër, gjasat janë që një apo disa shtetas të shkojnë në morg. Në rast të kundërt mund të ketë vetëm të plagosur dhe/ose dëmë materiale. Kur një automjet me shpejtësi të madhe del nga rruga, gjasat janë që asnjë të mos mbijetojë. Në rast të kundërt, mund të ketë vetëm dëme materiale dhe/ose plagosje.

Kur ndodh një aksident i rëndë, ata që e kanë lidhur rripin e sigurisë kanë probabilitet të vdekjes pothuaj 50% më të ulët se sa ata që nuk e kanë lidhur. Kuptohet që rripi i sigurisë nuk është një shkop magjik që të garanton 100% jetën në një aksident të rëndë, por të paktën të përgjysmon probabilitetin e vdekjes!

Në Shqipëri nuk ka të dhëna të hollësishme periodike mbi shpejtësinë e automjeteve apo mbi përdorimin e rripit të sigurisë në automjete, por Policia Rrugore raporton çdo javë se sa gjoba janë vënë për tejkalim shpejtësie, për mospërdorim të rripit të sigurisë etj. Dhe në vitin e fundit aktiviteti i saj në këtë drejtim është rritur ndjeshëm.

Duket se frika e gjobave ka ndikuar në uljen e rasteve të tejkalimit të shpejtësisë dhe të mospërdorimit të rripit të sigurisë. Përndryshe, nuk ka si shpjegohet statistikisht ulja brenda një viti e vdekshmërisë së aksidenteve rrugore nga 17.5 vdekje për 100 aksidente vjet, në 8.2 vdekje për 100 aksidente sivjet (cilësia e rrugëve dhe e automjeteve nuk mund të përmirësohet në mënyrë drastike brenda një vitit).

SHËNIM: Ngarja tragjike e Këlcyrës dje nuk ishte një aksident rrugor – ajo ishte mirfilli një ngjarje kriminale. Drejtuesi i mjetit, duke u përpjekur t’i shmangej arrestimit nga policia, e shndërroi Benzin e tij në një rraketë me shpejtësi 180 km/orë në Grykën e Këlcyrës. Duke i marrë kështu jetën 7 emigrantëve ilegalë që po transportonte, si edhe vetvetes.

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi për ditën e Enjte, 4 Prill 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bota të mos harrojë”/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes

“Bota të mos harrojë”/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes

July 8, 2026
I dyshuar si kreu i grupit kriminal, Gjykata e Posaçme la në arrest në burg Emiljan Burbën

I dyshuar si kreu i grupit kriminal, Gjykata e Posaçme la në arrest në burg Emiljan Burbën

July 8, 2026
Mesazhi i Erdogan në Samitin e NATO-s: Evropa të mos ndërmarrë hapa që dobësojnë Aleancën

Mesazhi i Erdogan në Samitin e NATO-s: Evropa të mos ndërmarrë hapa që dobësojnë Aleancën

July 8, 2026
Organizata Ndërkombëtare Detare dënon sulmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Organizata Ndërkombëtare Detare dënon sulmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit

July 8, 2026
Nafta bie nën 80 dollarë për fuçi! Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Sulmet e SHBA ndaj Iranit dhe rikthimi i sanksioneve, rritet sërish çmimi i naftës, shkon mbi 76 USD për fuçi

July 8, 2026
Banka e Shqipërisë kufizon kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi, ja sa do të jetë maksimumi

“Rënia e euros forcoi lekun”, Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

July 8, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Kush dhe pse mbyllet në kafaz prej xhami?

July 8, 2026
“Moda e NATO-s”, The Guardian pikas atletet e kryeministrit Rama: Në një tjetër moment…

“Moda e NATO-s”, The Guardian pikas atletet e kryeministrit Rama: Në një tjetër moment…

July 8, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Korrik 2026

July 8, 2026
VIDEO / Luca sulmon analistët për arrestimin e Metës: O plehra, merreni sesi e kapi policia dhe jo me korrupsionin!

“Të parët tuaj me letra anonime, ju me profile false…”, Luca shpërthen ndaj protestuesve

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In