• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy ditë nga zgjedhjet në Kosovë, premtimet e shumta të kandidatëve për qytetarët

by Java News
15/10/2021 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Investimet në infrastrukturë dhe në fushën e shëndetësisë, janë premtime që dominojnë gjatë fushatës zgjedhore të kandidatëve për kryetarë të komunave më të mëdha, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë, vlerësojnë nga Instituti për hulumtime të avancuara, GAP.

Por, përderisa premtimet për investime në infrastrukturë, mund të jenë të realizueshme, premtimet në fushën e shëndetësisë, e sidomos ato që kanë të bëjnë me çështjen e luftës kundër pandemisë së koronavirusit, nuk janë në kompetencat e pushtetit lokal, vlerëson Bekim Salihu, hulumtues i lartë në Institutin GAP.

Instituti GAP është duke mbikëqyrur fushatat zgjedhore dhe premtimet që japin kandidatët për kryetarë të të gjitha komunave në Kosovë. Sipas institutit GAP, garat më të mëdha po zhvillohen në komunat më të mëdha: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj, e të cilat njëkohësisht njihen si komuna që përfaqësojnë shtatë rajonet e Kosovës.

Radio Evropa e lirë ka evidentuar një numër të madh premtimesh, të cilat i kanë bërë përgjithësisht kandidatët për kryetarë të komunave më të mëdha dhe ato kryesisht përqendrohen në investimet infrastrukturore, investime në shëndetësi, për përmirësimin e ambientit, për ekonominë dhe mbështetjen për bizneseve e vogla dhe të mesme, mbështetjen e të rinjve, sportit dhe kulturës e të tjera.

Ndërtimi i parqeve dhe hapësirave të gjelbra, ndriçimi i të gjitha rrugëve dhe hapësirave publike, zhvillimi i pikave të caktuara turistike nëpër komuna, zgjidhja e problemeve të ujit të pijshëm, impianteve për ujërat e zeza dhe kanalizimeve, zgjidhja e problemit me qentë endacakë, ndërtimi i zonave industriale dhe të tjera, janë premtime që janë bërë thuajse nga shumica e kandidatëve për kryetarë në të gjitha komunat e mëdha të Kosovës.

Salihu: Premtimet më të mëdha, në fushën e infrastrukturës

Bekim Salihu, hulumtues i lartë në Institutin GAP, thotë për Radion Evropa e Lirë fushata zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit, ka shpalosur të paktën një fakt pozitiv dhe se në shumicën e komunave, qoftë kryetarët aktualë që synojnë edhe një mandat tjetër, qoftë kandidatët tjerë që garojnë për të parin e komunës, përgjithësisht i kanë programet e tyre të shkruara, e të cilat i kanë shpalosur para elektoratit. Gjithashtu, sipas tij, deri më tash është zhvilluar fushatë zgjedhore korrekte dhe nuk janë shënuar acarime dhe ofendime ndërmjet kandidatëve që janë në garë për kryetarë komunash.

Por, a janë premtimet e kandidatëve, të cilët, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, do të garojnë për kryetarë të komunave më të mëdha të vendit, premtime klishe dhe të cilat janë dëgjuar edhe në zgjedhjet e mëparshme lokale?

Bekim Salihu shpreh mendimin se një numër i premtimeve janë dhënë kuturu dhe ka të tilla që nuk janë fare në kompetencat e pushtetit lokal.

“Në lidhje me premtimet që po japin (kandidatët për kryetarë) në këto komuna kryesore, sërish është njëjtë sikurse në fushatat e kaluara. Prin fusha e infrastrukturës për nga numri i premtimeve që i japin. Problemet kryesore në komunat e Kosovës janë: ndotja e ajrit, mungesa e gjelbërimit, mungesa e parkingjeve, mungesa e koncepteve dhe projekteve që do të gjeneronin estetikë urbane. Po ashtu, kemi mungesë të investimeve në fushën e trajtimit të ujërave të zeza. Këto probleme janë të shtrira thuajse në të gjitha komunat e Kosovës dhe çuditërisht ose në mënyrë paradoksale e përcjellin Kosovën që nga paslufta”, tha Salihu.

Ai shtoi se përvojat e deritashme kanë treguar se këto probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët në 38 komunat e Kosovës, kanë mbetur të pazgjidhura për shumë vite, pavarësisht premtimeve që më parë kishin bërë në fushata zgjedhore kryetarët e komunave.

Premtimet e kandidatëve nuk dallojnë shumë nga komuna në komunë.

Prishtinë

Kandidatët në garën për ta drejtuar kryeqytetin janë fokusuar në premtime që përfshijnë ndërtimin e parqeve, parkingjeve, përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe funksionalizimin e spitalit të qytetit. Po ashtu, janë premtuar edhe një sërë investimesh në fushën e sportit.

Prizren

Furnizim të pandërprerë me ujë të pijes, rregullimi i shtratit të Lumbardhit, investime në infrastrukturë rrugore dhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, janë disa prej premtimeve që kanë dhënë kandidatët për kreun e Prizrenit.

Pejë

Në Pejë, kandidatët po ashtu kanë premtuar investime në infrastrukturë, qendër të re shëndetësore, pastrimin e Lumbardhit, skema për punësimin e të rinjve, e subvencione për pagat e punëtorëve të bizneseve të vogla e të mesme.

Gjakovë

Në Gjakovë u premtuan investime në infrastrukturë, vende të reja punës, përmirësim në shëndetësi e ekonomi, ndihmë për bujqit e qendra rinore dhe fuqizim të shkollave profesionale.

Mitrovicë e Jugut

Në Mitrovicën e Jugut fokusi është dhënë po ashtu në infrastrukturën rrugore qe lidh fshatrat e komunës, investime në shëndetësi dhe punësime, ndihmë për fermerët, përmirësim i transportit publik, rregullimi i lumenjve, dhe mbështetje e të rinjve.

Gjilan

Në Gjilan në anën tjetër janë premtuar parkingje të reja, investime në infrastrukturë të qytetit, në shëndetësi, ekonomi, e arsim.

Ferizaj

Fokusi i premtimeve edhe në Ferizaj mbetet te investimet në infrastrukturë e shëndetësi, përmirësimi i shërbimeve publike dhe ndërtimi i spitalit të ri dhe i një Qendre të re të Mjekësisë Familjare.

“Premtimet për shëndetësi, jashtë kompetencave lokale”

Sipas Salihut, karakteristikë apo veçori, në fushatën e sivjetme për zgjedhje lokale, është rritja e ofertave në fushën e shëndetësisë, që sipas tij është për shkak të pandemisë COVID-19.

Ai tha se janë dëgjuar mjaft premtime se do të rritet numri i qendrave të vaksinimit, se do të rritet numri i qendrave të mjekësisë familjare, që do të rritet numri i mjekëve, që do të ketë spitale të reja dhe pajisje të reja, që do të ketë ekipe mobile të vaksinimit dhe të tjera.

“Mirëpo, duhet ta kemi parasysh faktin që shumica e premtimeve që janë dhënë në fushën e shëndetësisë dhe që lidhen me aspektin e pandemisë, janë kompetenca që nuk bien në pushtetin lokal, por në pushtetin qendror. Ta zëmë, rritja e qendrave të vaksinimit është përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë. Hapja e spitaleve ose ndërtimi i tyre mund të bëhet vetëm me nismat dhe licencimin e Ministrisë së Shëndetësisë”, u shpreh Salihu.

Bazuar në përvojat e deritashme lidhur me premtimet që japin kandidatët për kryetarë të komunave, shumica e premtimeve mbesin të parealizuara.

Përmbushja e rreth gjysmës së premtimeve

Instituti GAP, në zgjedhjet e kaluara lokale, ka evidentuar të gjitha premtimet e kandidatëve për kryetar të komunave. Salihu tregon se në mandatin 2017-2021, kryetarët e komunave në Kosovë, në përgjithësi kanë dhënë 913 premtime.

“Vetëm 52 për qind (e këtyre premtimeve) kanë rezultuar plotësisht të përmbushura. Kjo flet se 48 për qind e premtimeve nuk janë përmbushur ose janë përmbushur pjesërisht”, theksoi Salihu dhe shtoi se Institutit GAP do të vazhdojë të mbikëqyrë edhe premtimet që kanë dhënë kandidatët gjatë këtyre zgjedhjeve.

Ai shtoi se Instituti GAP, si pjesë e shoqërisë civile, do të vazhdoj të mbikëqyre edhe premtimet që aktualisht japin kandidatët për kryetar të komunave, si dhe më pas edhe përmbushjen ose jo të premtimeve të atyre që do të fitojnë postet e kryetarëve të komunave.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, për kryetarë të 38 komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë. Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë./ Gazeta Ekspres

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Moti i keq godet Greqinë. Stuhia “gëlltit” autobusin në Selanik, hapet gropa në mes të rrugës

FOTO/ Moti i keq godet Greqinë. Stuhia “gëlltit” autobusin në Selanik, hapet gropa në mes të rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

March 26, 2026
Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

March 26, 2026
Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

March 26, 2026
U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

March 26, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

March 26, 2026
Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

March 26, 2026
Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

March 26, 2026
Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In