• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy dilemat për kryeprokurorin

by Anri Bala
11/12/2017 20:38
Kryeministri Edi Rama dhe Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, duke dale nga prezantimi i strategjise kombetare anti kanabis. Rama ka deklaruar se kjo strategji, do ti jape fund pergjithmone ketij problemi./r/n/r/nPrime minister Edi Rama and General Prosecutor Adriatik Llalla, leaving from presentation of  the national strategy anti cannabis. Rama said that this strategy will end this problem forever.

Kryeministri Edi Rama dhe Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, duke dale nga prezantimi i strategjise kombetare anti kanabis. Rama ka deklaruar se kjo strategji, do ti jape fund pergjithmone ketij problemi./r/n/r/nPrime minister Edi Rama and General Prosecutor Adriatik Llalla, leaving from presentation of the national strategy anti cannabis. Rama said that this strategy will end this problem forever.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anri Bala/

Mirë me Llallë… e mirë pa Llallë! A e dini pse? Sepse Llalla si frikacak, të kujton një shprehje famëkeqe, që përvëloi shpirtrat dhe boshatisi xhepat e mijëra shqiptarëve: “Me ne fitojnë të gjithë!”

Ata që e kishin mirë me të, e që nuk ua prishte gjumin me forcën e ligjit që e kishte si pronë, nuk u bënte “zarar” kurrë qerratai! Bile, hante, pinte e… me të gjithë, madje kur i’a donte puna, po nga frika hidhej në sulm, shante e anatemonte, për puçe e për sulme ndaj punës së tij të “përkushtuar”. Punë, e cila nuk u pa kurrë, e që i doli emri dhe matanë oqeanit, ku shtetet e mëdha të së drejtës e shpallën nongrata, si i përkushtuar në punët e padrejtësisë, në shkelje të ligjit.

Me Llallën e kishin të gjithë të sigurtë lirinë… me një kusht: Të ishe politikan i fuqishëm! Kjo liri u ble shtrenjtë, me klering nga kriminelët e politikës, duke shkatërruar jetë, e duke rënduar xhepat e mijëra shqiptarëve. Me Llallën humbi dhe besimi i pakët që kishte mbetur tek organi i akuzës, kur çdo verë, ai tallej me shqiptarët duke premtuar me pafytyrësi, për arrestime “peshqish të mëdhenj”, politikanësh, vipash, bosash. Sot, nuk ka njeri që nuk e di se në rrjetën e tij, jo peshq të mëdhenj, po as “cironkat” nuk binin!

Nuk e di në e mbani mend ju, po Llalla e mbronte fuqishëm e me pathos “punën” e tij! Nuk i dridhej qerpiku, tek pranonte gjatë intervistës në emisionin më të ndjekur nga shqiptarët, se e kishte shkelur “me të dyja këmbët”, e me sa fuqi që kishte ligjin, për hir të… Maliqit! Nëse nuk ju besohet hapni arkivën e “Opinion”!

Unë e dëgjova dhe i besova atij… sepse mendoj se i tremburi çfarë s’mund të bëj nga frika, por s’doja t’i besoja të nesërmes, që Llalla vazhdonte të ishte akoma në karrigen e tij. Nëse do të kishte, sikur një fije drejtësi në këtë vend të mallkuar prej atyre qu a panë hajrin duke bërë pazare me jetë njerëzish, ai do ishte shkarkuar menjëherë, e do mbyllej jo në dhomat e hoteleve luksoze të Vjenës, por në ndonjë dhomë 2 me 2, ku lagështia të bluan kockat dhe era e ndryshkut që vjen nga dritarja mbyllur prej hekurave të shpon hundët.

Llalla nuk kërkon të rizgjidhet Kryeprokuror, se do arrestoj “peshq të mëdhenj”, e as për të provuar se sa e pastër është figura e tij! Llalla kërkon t’i qëndroj sa më larg “rrjetës” dhe të jet përfitues bashkë me “peshkatarët”.

I trullosur nga frika, e cila i ka hyrë deri në palcë, Llalla përdori të vetmen kartë që i kishte mbetur… sulmin, tanimë jo për të vegjetuar, por për tu mbrojtur me forcë derisa drejtësia e re do shembi njëherë e përgjithmonë pallatin e tij!

Përderisa arritëm këtu ku jemi, pyetja që i shqetëson shqiptarët është: A do iki Llalla?! Mirëpo, “pensionimi” i dyshimtë i Llallës, ka shkaktuar debate në politkë për emrin e Kryeprokurorit të Përkohshëm, që duhet të zëvendësojë Llallën e “përhershëm”.

Politika ka dy dilema, prej të cilave ka vetëm një zgjidhje: Bashkëpunimin!

Dilema e parë: Opozita, jo se e dashuron shumë Llallën, por është i vetmi, që nuk ka lëvizur kurrë nga istikami, si shërbëtor i bindur i së keqes, që ka gjeneruar gjithmonë opozita çadriste! Ndaj, të frikësuar, me parandjenjën e keqe se, ç’do ndodhi nëse prokurori i pestë i tyre largohet, po bëjnë të pamundurën, edhe duke kundërshtuar BE e SHBA, se Kryeprokurori do të zgjidhet si pas dëshirës të tyre antiligjore?!

Ata nuk ngulin këmbë për tranzicionin e Llallës, por për qëndrimin e tij edhe të paktën dy vite të tjera, deri sa vettingu të kaloi, e qeverisë Rama t’i përfundojë mandati. Intriga e tyre politike është e lexueshme: Moszëvendësimi i Llallës me një Prokuror të Përkohshëm, i jep kohë tutorëve të tij, që prokurori të moszgjidhet kurrë.

Arsyetimi është i thjeshtë: Duke qenë në detyrë Llalla, çfarëdo prokurori të propozoi KLP, për tu zgjidhur nevojiten 3/5 e votave në Parlament, të cilat nuk i japin kurrë, sepse u duhet Llalla, që trazon më shumë ujë se sa kos. Zgjedhja e Prokurorit shkon në kalendat greke dhe Llalla rron e mbretëron, vetëm nëse fshesa e vettingut nis pastrimin nga zyra e tij.

Dilema e dytë është: Kundërshtarët e trembur nga drejtësia për largimin e Llallës, duke qenë intrigant dhe duke kujtuar të kaluarën e tyre, i ka kapur paniku se, Rama do të vendosi një Prokuror të Përkohshëm, që mund të ngelet aty i “përhershëm”! Natyrisht me logjikën e tyre, kjo mund të ndodhte, po të ishte në krye të shtetit klani Berisha.

Arsyetimi përsëri është fare lehtë i kuptueshëm: Duke qenë se, opozita mund ta pëlqejë kandidatin e ofruar nga KLP, ai përsëri nuk zgjidhet pa votat e pozitës. Pra përsëri ngelet në detyrë Prokurori i Përkohshëm i propozuar nga pozita, i vendosur me shumicë të cilësuar.

Ndaj Rama u ka “shtrirë dorën” koalicionit opozitar, të zgjidhet një Prokuror i Përkohshëm me dakordësi të të gjitha palëve, që të marrë fund frika dhe dyshimi i opozitës. Pra si të qëndroj, apo të largohet, Prokurori i Përkohshëm duhet të jet i të gjitha palëve.

Natyrisht që Rama nuk e ka dorën e palodhshme, duke e mbajtur shtrirë në drejtim të opozitës së shkërmoqur. Madje ka për detyrë, të plotësoi kërkesën e atyre që e votuan: Për një drejtësi sa më të mirë, ashtu siç ka premtuar!

Next Post
Parashikimi për sot, ja çfarë na ka rezervuar moti

Keni plane për natën e ndërrimit të viteve? Parashikimi i motit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In