• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Dy dilemat e mëdha të opozitës drejt 21 korrikut

by Aalison Pearse Stevens
08/07/2016 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Nuk ka ditë që dy partitë e mëdha parlamentare të mos shkëmbejnë mes tyre propozime, gjoja-propozime, skema, retushime, hilera e kurthe pa harruar të akuzohen rregullisht mes tyre për sabotim të procesit të reformës në drejtësi, mungesë vullneti dhe bjerrje të negociatave.

E gjitha kjo do ta nxirrte teorikisht lojën e reformës në drejtësi në barazim të plotë. Fjala ime kundër fjalës tënde, thotë shprehja. Por ja që kësaj rradhe duket se nuk është tamam kështu. Prej javësh tashmë, ndërkombëtarët, që kanë qenë herë konsulentët, herë garantët e arbitrat e procesit, po e bëjnë të qartë sesi qëndrojnë punët me paketën kushtetuese të reformës në drejtësi. Letra e fundit e ambasadorit amerikan Donald Lu, thoshte se drafti aktual (ai i komisionit Xhafa), duhet votuar në 21 korrik, edhe nëse partitë nuk do të merren vesh për detajet e fundit që ende qëndrojnë pezull, në lidhje me vetingun dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese të gjyqësorit e prokurorisë.

Ky përcaktim e sqaron më pastër dhe dallueshëm se kurrë më parë, se ku qëndron nyja dhe problemi i vërtetë i ngërçit që tejzgjatet mes pozitës dhe opozitës. Ngulmimi i Bashës dhe Berishës me propozime e skema të cilat synojnë uljen e peshës së të huajve në procesin e verifikimit të gjyqtarëve e prokurorëve, si dhe në ndarjen politike të institucioneve të reja të drejtësisë, përbën faktorin kryesor për mungesën e një kompromisi të gjerë për paketën e reformës.

Ky është dhe problemi i madh i parë që ka sot opozita shqiptare. Dhe që përmblidhet në atë listë pasojash eventuale që e djathta mund të marrë mbi shpinë, nëse refuzon të jetë prezente dhe të votojë në 21 korrik, projektin kushtetues të reformës. Lënia bosh e krahut të djathtë të Kuvendit, do të jetë një sfidë e hapur ndaj nismës 20 mujore të reformës në drejtësi, por do të jetë edhe një shuplakë publike ndaj europianëve e amerikanëve. Ky është një ekuacion me shumë të panjohura për krerët e opozitës, të cilët e dinë mirë se ndërkombëtarët e kanë shumë seriozisht këtë herë, nismën për të reformuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Futja eventuale në listat e zeza amerikane, mund të mos jetë, pas datës 21 korrik, një spekulim gazetash, por një realitet që do të ketë kostot dhe peshën e tij në shumë karriera politike që mbushin sot sallën e parlamentit shqiptar.

Por ka dhe një problem  të dytë, me të cilin opozita, e bashkë me të indirekt edhe LSI, përballen në rast të rrëzimit të reformës. Megjithëse vetë Rama është përmbajtur për ta hedhur vetë në publik idenë e zgjedhjeve të parakohshme, dështimi i paketës kushtetuese do të ishte një hap logjik drejt tundimit për ta mbyllur siparin e këtij parlamenti. Dhe këtu zërat e socialistëve për të shkuar në zgjedhje, bashkohen sërish me ato të ndërkombëtarëve (do t’ju dënojnë rëndë zgjedhësit, ka deklaruar ambasadori amerikan në komisionin e posaçëm të reformës disa javë më parë).

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në emër të reformës, do ta kthente paketën e rrëzuar kushtetuese, në një kalë të fortë elektoral për Edi Ramën, duke i hequr atij nga shpatullat edhe jo pak kusure që qeverisja e tij ka prodhuar rrugës. E dinë mirë këtë si Basha, ashtu edhe Meta, të cilët nuk kanë qenë kurrë entuziastë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë apo në fillimin e vitit të ardhshëm (siç spekulloi ministri i jashtëm grek pak ditë më parë). Prej nga mund të dalin jo mirë, duke qenë se shihen më së shumti si faktorët pengues të reformës në drejtësi.

Përballja me mërinë e ndërkombëtarëve dhe mundësia e vajtjes në zgjedhje të parakohshme, janë dy rrethana të cilat Lulzim Basha po i peshon këto orë, teksa i duhet të marrë një vendim të qartë për reformën në drejtësi. Të huajt e kanë thënë hapur çfarë mendojnë, ftesa e tyre për të votuar masivisht në 21 korrik nuk le shteg për dyshime. Në të kundërt, refuzimi për ta hedhur këtë hap, do të hapte një Kuti Pandore, prej nga mund të dilnin jo të këqiat mitologjike të legjendës së njohur greke, por pasoja konkrete në planin e brendshëm dhe të jashtëm.

Next Post

Ekstradohet nga Gjermania 20-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për "trafik droge"

Comments 1

  1. Milena says:
    10 years ago

    Urime zoti Skender,paske filluar pune ne ambasaden amerikane (nuk ma merr mendja per ne ambasaden e BE).Po Vasjarin e ke marre me vehte?,Perpiqu edhe per K(oqe)olin,se eshte ne hall I shkreti.Ngeli duke ndjekur te gjatin kudo qe shkon,se kur eshte ne Tirane,ai nuk ja var fare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi në anijen turistike të prekur nga hantavirusi, SHBA organizon evakuimin e qytetarëve amerikanë

Alarmi në anijen turistike të prekur nga hantavirusi, SHBA organizon evakuimin e qytetarëve amerikanë

May 8, 2026
Kaja Kallas: BE duhet të unifikojë qëndrimin para negociatave me Rusinë

Kaja Kallas: BE duhet të unifikojë qëndrimin para negociatave me Rusinë

May 8, 2026
Takimi Meloni-Rubio në Romë, diskutime për Ukrainën, Libanin dhe tensionet në Hormuz

Takimi Meloni-Rubio në Romë, diskutime për Ukrainën, Libanin dhe tensionet në Hormuz

May 8, 2026
Kina zbulon përmes “Chang’e-6” një histori të re për ndikimet e asteroideve në sistemin Tokë-Hënë, detajet nga studimi

Kina zbulon përmes “Chang’e-6” një histori të re për ndikimet e asteroideve në sistemin Tokë-Hënë, detajet nga studimi

May 8, 2026
Përplasje në Gjirin Persik! SHBA godet dy cisterna iraniane, rriten tensionet me Teheranin

Përplasje në Gjirin Persik! SHBA godet dy cisterna iraniane, rriten tensionet me Teheranin

May 8, 2026
Operacion i madh në Greqi kundër pornografisë me fëmijë, dy të arrestuar dhe tre nën hetim

Operacion i madh në Greqi kundër pornografisë me fëmijë, dy të arrestuar dhe tre nën hetim

May 8, 2026
“Duhet të iknim ose do digjeshim”, rrëfimi dramatik i marinarit pas sulmit ndaj cisternës në Hormuz

“Duhet të iknim ose do digjeshim”, rrëfimi dramatik i marinarit pas sulmit ndaj cisternës në Hormuz

May 8, 2026
New York Times: Përplasje në Gjermani për rrezikun e atentateve terroriste!

New York Times: Përplasje në Gjermani për rrezikun e atentateve terroriste!

May 8, 2026
Lamallari në OKB: Shqipëria e angazhuar për migracion të sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm

Lamallari në OKB: Shqipëria e angazhuar për migracion të sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm

May 8, 2026
Administrata Trump publikon dosje top sekrete për UFO-t dhe jetën jashtëtokësore (VIDEO)

Administrata Trump publikon dosje top sekrete për UFO-t dhe jetën jashtëtokësore (VIDEO)

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In