• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy deputetë të dyshuar për vepra penale jashtë vendit me identitete të tjera, u merren shenjat e gishtave

by A R
14/01/2017 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga hyrja në fuqi e Ligjit për “Dekriminalizimin” e deri më tani, janë dërguar në Sektorin e Verifikimit në Prokurorinë e Përgjithshme mbi 500 raste.

Pjesa dërrmuese e rasteve janë përcjellë nga Departamenti i Administratës Publike-DAP, duke qenë se ka edhe numrin më të madh të subjekteve që vetëdeklarojnë në kuadër të ligjit për “Dekriminalizimin. Pjesa tjetër ka ardhur nga institucione si KQZ, Presidenca, Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave.

Për rreth 50 raste është konstatuar fakti se u ndalohet të ushtrojnë funksione publike (pra, janë raste kur i kanë deklaruar problemet me ligjin penal, të cilat u ndalojnë të jenë funksionarë publikë), shkruan “Panorama”.

Deri me tani, dy jane deputetet e Kuvendit qe u eshte hequr mandati si subjekt i ligjit te dekriminalizimit, Dashamir Tahiri dhe Shkelqim Selami.

Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka në proces verifikimi 15 raste zyrtarësh, që u janë marrë shenjat e gishtave, pritet të kërkojë analizimin e gjurmëve edhe për 15 të tjerë. Në këtë mënyrë, siç mëson gazeta “Panorama”, numri i zyrtarëve të nivelit “të mesëm” dhe “të lartë” të cilëve, veç dokumentacionit dhe informacioneve të tjera, u kërkohen gjurmët e gishtave, do të shkojë në të paktën 30.

Prokuroria e Përgjithshme ka krijuar indiciet e saj për dënime ose precedentë penalë të këtyre zyrtarëve jashtë vendit në emigracion dhe pritet që brenda janarit të kërkojë analizimin e shenjave të gishtave.

Burime të gazetës kanë thënë se hetimi me analizimin e shenjave të gishtave është kërkuar “veçanërisht për ata zyrtarë, të cilët ka rezultuar se kanë përdorur disa identitete, duke u prezantuar me emra të ndryshëm gjatë qëndrimit në emigracion”.

Pasi raportoi sot se Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar zyrtarisht Kosovës me anë të nje letër-porosie, ku si objekt eshte verifikimi nëse shtetasi Flamur Noka është ndaluar në Prizren në vitin 1991 nga policia e ish-Jugosllavisë, “Abcnews” shkruan se prokurorët e sektorit të verifikimit të formularëve të dekriminalizimit, kanë nisur hetimet edhe ndaj dy deputetëve të tjerë te Kuvendit te Shqiperise, që dyshohet se janë dënuar jashtë territorit shqiptar.

Ky hetim, ka nisur pas informacioneve të ndryshme në formë shkresore të ardhura në prokurori, sipas te cilave pretendohet se deputetët janë dënuar jashtë Shqipërisë me gjeneralitete të tjera.

Ata dyshohet se kanë përdorur identitetin e personave të tjerë në momentin kur janë proceduar në shtetet përkatëse.

Për këtë dyshim, mësohet se prokuroria ka kërkuar me anë të letër-porosive shenjat e gishtërinjëve për këto dy persona, të cilët dyshohet se identitetin e tyre e kanë përdorur dy deputetët tashmë të Kuvendit të Shqipërisë.

Por deri në ardhjen e kësaj përgjigje, zyrtarët e prokurorisë nuk preferojnë të identifikojnë emrat e personave që akuzohen me këto letra shkresore, ardhur në institucionin e akuzës nga individ të ndryshëm./a.m.

Next Post
Prençi: Pasi u zhbllokuam rrugën në Shishtavec na kërkuan…kanabis

Prençi: Pasi u zhbllokuam rrugën në Shishtavec na kërkuan...kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In