• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy çrregullimet e rënda psikike, të Sali Berishës

by Spartak Ngjela
08/04/2022 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Sali Berisha dallon që ka probleme psikike të pariparueshme, të cilat e kanë çuar drejt tendencës për shkatërrim, që të marrë forcë.

Një i tillë ka qenë edhe Enver Hoxha.

l.Janë dy delire bashkëshoqërues që spikatin në psikikën e Sali Berishës. Është:

Deliri i persekutimit ose i përndjekjes;

dhe:

Deliri i madhështisë.

Këta delire japin çrregullime të rënda psikike që njihen mirë nga psikiatria moderne dhe që, si rregull, lidhen me sëmundjen psikike që quhet skizofreni.

Të dy këta delire badhkëshoqërues kanë influencë morboze të madhe tek individi, të cilin e kanë prekur në psikikën e tij.

Pikërisht këtu e ka burimin inkoseguenca mendore që paraqet Saliu kur i cenohet ose i kërcënohet kariera politike, nga një forcë madhore si Amerika..

Kjo është arsyeja, që, kur Saliun e kërcënon forca amerikane, ai trembet, se e torturon menjëherë në psikikë mania e persekutimit, dhe, për ta shtyrë këtë mani,  në çast i hyn në veprim deliri i madhështisë, i cili e nxit të thotë:

“Mua më ndjekin se jam njeri i madh”, dhe kjo forcë false që e pushton,  menjëherë, e çon atë në fyerje dhe sharje ndaj atyre që fillimisht e kanë trembur, a thua se ky është një sundues absolut i botës.

ll.Çfarë i ndodh Saliut në psikikën e tij kur atë e kërcënon Amerika?

Kur Saliun e kërcënon me fakte politika e lartë në Uashington, sapo e dëgjon , Saliu trembet shumë. Por, frika, si mani persekutimi që ai e ka, për faktin se i ka të dy deliret badhkëshoqërues, mejëherë frika bashkëshoqërohet me delirin e madhështisë. Dhe ky delir, hyn shpejt në veprimin e tij mendor.

Deliri i madhështisë, i rindezur, menjëherë pas frikës që i ka ndërkallur mania e persekucionit, i krijon individit në psikikë idenë e  madhështisë. Kjo madhështi e vetëndier realisht si e vërtetë, vjen dhe ia zbut Saliut frikën, dhe, aty për aty, e detyron të shprehë faktin që ai është njeri i madh.

Madje, në këto kohët e fundit, disa herë rresht, deliri i madhështisë e ka shtyrë Saliun të thotë:

“Jam Sali Berisha unë, o budallenj, jam Sali Berisha”!

Ky është delir madhështie sui generis, do thoshin psikiatrit.

E keni dëgjuar sa herë e ka thënë Saliu këtë? A mund ta thotë një njeri normal këtë?

Ja, kjo është madhështia e tij në delir, që ia zbut frikën dhe e shtyn ta ekspozojë madhështinë me një theks fëminor: Jam Sali Betisha unë, o budallenj,  jam Sali Berisha unë!

Sigurisht këto kapërcime që shkojnë nga mania e persekutimit ose e përndjekjes, te deliri i madhështisë janë simptoma klasike të skizofrenisë.

Ky është, në fakt, presidenti dhe ish kryeministri i Shqipërisë nga viti 1992-1997 dhe nga viti 2005 e deri në vitin 2013.

lll.I njëjtë me Saliun, nga të dy këta delire, të persekutimit dhe të madheshtisë, në badhkëshoqërim, ka qenë i sëmurë edhe Enver Hoxha, se edhe ky ishte një  skizofren klasik.

Por Hoxha nuk e shfaqte skizofreninë e tij kaq hapur dhe si fëmijë, siç bën Sali Berisha, sepse Hoxha kishte forcën absolute, dhe, frikën e  tij të persekutimit e zbuste me goditjen makabër që ai iu bënte “grupeve armiqësore”,  duke i dënuar me vdekje, të gjithë ata që ai i shihte si konkurrentë në politikë. Kurse, madhështinë e tij si delir, Enverit ia ushtronte shtypi dhe propaganda e tmerrshme që ushtohej çdo ditë në veshët dhe në mendjet e shqiptarëve.  Kurse Hoxha kënaqej kur i dëgjonte dhe shante presidentët amerikanë, për t’i treguar forcë edhe vetes, edhe lakenjve të tij që i shërbenin.

A e kuptoni tani, që, si shoqëri,  përse ne kemi mbetur në këtë gjende të mjerë?

Next Post
Zyrtarët ukrainas: Trupat ruse kanë përfunduar tërheqjen nga rajoni Sumy

Zyrtarët ukrainas: Trupat ruse kanë përfunduar tërheqjen nga rajoni Sumy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shifra marramendëse pas duelit me Joshuan, ja sa para futi në xhep Kristian Prenga

Shifra marramendëse pas duelit me Joshuan, ja sa para futi në xhep Kristian Prenga

July 26, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin: Një sulm ndaj Izraelit do të ishte gabimi i tmerrshëm, përgjigjja do të jetë shumë e fuqishme

Netanyahu paralajmëron Iranin: Një sulm ndaj Izraelit do të ishte gabimi i tmerrshëm, përgjigjja do të jetë shumë e fuqishme

July 26, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

July 26, 2026
Prapaskena e Botërorit! Messi surprizon 25 shokët e skuadrës, zbulohet dhurata luksoze që mori çdo lojtar i Argjentinës

Prapaskena e Botërorit! Messi surprizon 25 shokët e skuadrës, zbulohet dhurata luksoze që mori çdo lojtar i Argjentinës

July 26, 2026
Arrestime të BKH-së pa Policinë e Shtetit, reagon Lamallari: Kjo është e parashikuar në ligj!

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Orë të vështira, prioritet mbrojtja e qytetarëve!

July 26, 2026
Fundjava sjell kaos në rrugë, bllokohet aksi Lezhë–Shëngjin nga fluksi i automjeteve

Fundjava sjell kaos në rrugë, bllokohet aksi Lezhë–Shëngjin nga fluksi i automjeteve

July 26, 2026
INSTAT: Rriten flukset turistike, mbi 5 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit

INSTAT: Rriten flukset turistike, mbi 5 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit

July 26, 2026
Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

July 26, 2026
Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

July 26, 2026
“Epsteini” ynë

Dalldia e Besës

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In