• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy burra dhe një spektakël

by Enver Robelli
07/06/2025 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Enver Robelli

288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3 nëntor 2024 Musk kishte arsye të festonte. Idhulli i tij Donald Trump fitoi zgjedhjet dhe më 20 janar të këtij viti u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Si BOSS. (Trumpit i pëlqen të shkruajë me shkronja të mëdha, sidomos kur është i mllefosur. Ose i lumtur). Musk shkroi aty ku shkruan përherë, në X, ish-Twitter: “E dua Donald Trumpin aq shumë sa mund ta dojë një burrë heteroseksual një burrë tjetër”.

E tash?

Trump është i bindur se Musk është çmendur. Musk është i bindur se këtë president duhet përzënë nga Shtëpia e Bardhë. Madje ai bëri thirrje për themelimin e një partie të re. Marrëdhënie mes tyre u acarua aq shumë në 24 orët e fundit, saqë vlera e aksioneve të tyre publike (jo vetëm në bursë) ra dukshëm. Dikur Musk dërgoi sinjale se dëshiron ta qetësojë situatën, se preferon të flasë në telefon me Trumpin. Por ky tha se dëshira e tij për të telefonuar me Muskun është pamatshëm nën zero.

Musk kundërshton një ligj të Trumpit, i cili, sipas Muskut, do të dëmtojë ekonominë amerikane. Trump thotë se ligji nuk e dëmton ekonominë amerikane, por ndoshta Muskun, veturat e të cilit bartin emrin e një shkencëtari kroat për të cilin gati të gjithë serbët janë të bindur se është serb. Dhe e kundërta.

Një analizë e “Washington Post” ka treguar se ndërmarrjet e Muskut kanë përfituar së paku 38 miliardë dollarë nga buxheti i shtetit. Një bashkëpunëtor i Muskut tha: “Ajo që deshi Musk ishte: të bëhej president, mendoj unë”. Por president mund të jetë vetëm një. Tani për tani ai është Donald Trump. Ai nuk ka aq shumë ndjekës në mediat (a)sociale sa Musk (220 milionë në X), por ç’të duhen ndjekësit, por je komandant suprem i superfuqisë.

Por loja s’ka mbaruar. Ende.

Todd Belt nga George Washington University shpjegon në “New York Times” se vitin e ardhshëm, kur do të mbahen zgjedhjet për Kongres, do të ketë kandidatë që do të mbështesë Trumpi dhe kandidatë që do të përkrahë Musku. “Trump është edhe 3,5 vite president, ndërsa unë do të jem këndej edhe 40 vjet”, shkroi Musk në X.

Mike Lee, senator nga Utah, ia hapi zemrën opinionit dhe tregoi se ligjvënësit janë në siklet – si një fëmijë, i cili pas shkurorëzimit të prindërve duhet të vendosë se me cilin prind do të vazhdojë të jetojë. Me Trumpin apo me Muskun? “Por … unë me të vërtetë i dua të dy”, tha Mike Lee.

Hallku le të flasin çfarë të duan, por unaza tashmë është hedhur në oqean dhe s’e gjen kush dot. Trump ka vendosur ta shesë veturën Tesla (prodhim i një firme të Muskut) dhe e ka shpjeguar sjelljen e Muskut me konsumimin e drogës nga ana e tij. Pra, nga ana e Muskut. Trump, për aq sa dihet, është i pastër në këtë drejtim. As alkool nuk pi. (Mos të harrojmë: Tesla e Trumpit ka ngjyrë të kuqe).

Në morinë e lajmeve për pak u harrua: rusët i ofruan azil Muskut. Por gjasat që Musk të shkojë në Rusi nuk janë të mëdha. Ai mund të grindet pafund me Trumpin, por jeta e tij nuk është në rrezik. Amerika ende është demokraci. E madhe. Vlladimir Putini sillet ndryshe me miqtë e tij. Ndokujt ndoshta i thotë gjë emri: Jevgeni Prigoshin.

Next Post
Shqipëri–Serbi me armatim të rëndë, orë ankthi në Tiranë

Shqipëri–Serbi me armatim të rëndë, orë ankthi në Tiranë

Comments 1

  1. Abdo Jahobegu says:
    9 months ago

    Sido që të rradhisësh ngjarjet, idetë apo mendimet në trajtimin diplomatik te ngjarjeve të botës Amerikane, një rural kosovar pavaresisht se jeton e punon në Zvicër, nuk ka kapacitete intelektual të konceptojë botën europiane e pa le pastaj, botën përtej atlantikut.
    Je larg, shumë larg të rolit të njeriut që jep mend.
    E kunderta po.

    Reply

Leave a Reply to Abdo Jahobegu Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

March 7, 2026
Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

March 7, 2026
Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

March 7, 2026
7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

March 7, 2026
I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

March 7, 2026
Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

March 7, 2026
Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

March 7, 2026
Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

March 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 mars 2026

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In