Binjakët Richard dhe Ben Fearon, 25 vjeç, festojnë lindjen e fëmijëve të tyre të parë, Louie (i Richard) dhe Ronnie (i Ben), të cilët kanë ardhur në jetë në të njëjtën ditë, vetëm me një orë distancë nga njëri-tjetri.
Fëmijët kanë lindur në në spitalin ‘Diana, Princess Of Wales’, në Grimsby, Britani e madhe. Mundësia që dy binjakë të sjellin në jetë fëmijët e tyre në të njëjtën ditë është 1 në 150 mijë.