• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy betejat shqiptare që i ngjalli lufta e Ukrainës

by Mero Baze
24/02/2023 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një vit pas agresionit rus mbi Ukrainën, ka dy zhvillime të rëndësishme në Shqipëri dhe Kosovë që lidhen me të. Agresioni rus ka ri dimensionuar qëndrimin ndaj raporteve Serbi Kosovë , ndërsa në Shqipëri shpartalloi fraksionin opozitar antiperëndimor që po merrte jetë nën drejtimin e Sali Berishës dhe Ilir Meta/j.

Së pari agresioni ndaj Ukrainës, riktheu vëmendjen tek problemi i papërfunduar i Kosovës, në raport me Serbinë, i cili kishte hyrë në një rrugë plot mëdyshje dhe kishte nisur të krijonte një lodhje në Perëndim.

Ai zgjoi perëndimin për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan, duke e parë konkretisht këtë rrezik me provokimet drejt veriut të Kosovës dhe me mëdyshjet e Serbisë për të mbajtur një këmbë në Moskë dhe tjetrën në Bruksel.
Serbia e cila në vitin 1999 u vu në pozitë të vështirë para botës dhe shkoi drejt bombardimit për shkak të shqiptarëve, po forconte pozitat e saj në perëndim, ngadalë por në rrugë të sigurt.

Agresioni rus në Ukrainë, rivuri në pozitë të vështire Serbinë, e cila nga një anë nuk ju bashkohet sanksioneve kundër Rusisë dhe nga ana tjetër voton rezoluta politike kundër saj, në përpjekje për të mos dobësuar pozitat e saj ën Perëndim.

Kjo në të vërtet është i vetmi avantazh që Kosova ka sot në botën perëndimore kundrejt Serbisë, nëse nuk do të shpërdoroj mbështetjen e perëndimit.

Por që rikthimi i vëmendjes tek Kosova për shkak të konfliktit në Ukrainë, të përdoret si një shans i ri për Kosovën, duhet që kjo e fundit të jetë në një gjatësi vale me Perëndimin për hapat e mëtejshëm të një procesi të lodhshëm por pa alternativë, të bisedimeve me Serbinë për njohje përfundimtare.

Konflikti e ka vënë Kosovën në pozita të favorshme përsa i përket vëmendjes perëndimore, por në të njëjtën kohë i ka dënuar gjithë liderët politikë në Kosovë që në këtë histori të jenë ose me perëndimin ose në mëshirë të Rusisë të cilën në fakt e kanë të dera e shtëpisë.

Në të njëjtën kohë konflikti në Ukrainë për herë të parë ka pasur një rezatim dhe vëmendje dhe në Shqipëri, duke provokuar tema të nxehta të debatit politik që përfunduan në telenovela rreth lidhjeve ruse në politikën shqiptare.

Konflikti i cili e gjeti Shqipërinë në mesin e një beteje për të krijuar një front opozitar antiperëndimor, si fraksion të opozitës shqiptare, nga Sali Berisha dhe Ilir Meta/j, i vuri në vështirësi fraksionin antiperëndimor të opozitës, pasi i afishoi ata në shoqërinë shqiptare, si një fraksion me kundërshtarë të njëjtë si Putini, pra si armiq të perëndimit.

Kjo i kompleksoi, i konfuzoi dhe në fund po i bën qesharak. Mjafton të shikoni se si ata e nisën “revolucionin”, nën moton që “të shpëtonin Shqipërinë nga SHBA” dhe po e vazhdojnë me moton “të shpëtojmë SHBA nga Edi Rama”.

Është kjo arsyeja që në mitingun e sotëm pro Ukrainës kishte më shumë njerëz, madje disa herë më shumë se sa në protestën e djeshme të revolucionit të Berishës dhe Metës.

Është diferenca që shqiptarët bëjnë mes armiqve të Perëndimit dhe viktimave të Rusisë. Dhe këtë e kemi dhuratë nga beteja e Ukrainës.

Next Post
Dhe Ilir Meta në krizë financiare, ankohet sërish për çmimet: Është bërë ku thërret qameti

Dhe Ilir Meta në krizë financiare, ankohet sërish për çmimet: Është bërë ku thërret qameti

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Mendoj se këtu, kemi të bëjmë me GENIN HUMAN, që trashegojmë si shqiptarë duke urryer luftën dhe dashuruar paqen, njesoj siç vepruan paraardhesit tanë për mbrojtien e hebrenjve gjate luftes dytë boterore.
    Edhe tani, jemi në të njejtën situate.
    Për sa i takon Sali Berishes dhe Ilir Metajt, “revolucioni” tyre është një “tsunami në gotë uji”, për të ruajtur bythën e tyre nga burgu i sigurt (i vetë prenotuar tashmë), si dhe pronat, pasuritë e llogaritë bankare nga SEKUESTRIMI I SIGURT.
    Dikur ishte të bëhemi si Europa dhe SHBA, pastaj e këthyen, të shpëtojmë Europën nga Amerika, pastaj Amerikën nga Juri Kim, tani të shpëtojmë Amerikën mga Edi Rama.
    Ndersa tsni, po dalin me parullat e moderuara të SHOKUT ENVER HOXHA, kunder Anglo-Amerikanëve.
    Të tjerat pastaj, në shqipen e pastër, quhen PORDHË ME RIGON bio, nga malet e Tropojës dhe të Çepanit nga bijtë “malësorë” të këtyre shkrepave.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In