• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy B-të e PD-së, garë gjelash për vezën që nuk e bëjnë dot

by Lorenc Vangjeli
29/06/2023 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lorenc Vangjeli

Në PD tashmë të ndarë zyrtarisht në dy pjesë, atë të vulës që është pa kryetar dhe në pritje të Lulzim Bashës dhe atë të Berishës që është në krye të Grupit të Rithemelimit, duket se mungon shpresa dhe ka një pesimizëm të dukshëm që vjen nga elektorati poshtë në bazë. Megjithatë drejtuesit vijojnë mos mbajnë përgjegjësi për humbjet në zgjedhje. A e dëmton kjo situatë opozitarizmin në vend ku forca kryesore politike është në këtë gjendje?

Për një organizatë politike, aq më shumë kur bëhet fjalë për partinë kryesore të opozitës, qëllimi i ekzistencës së saj është ardhja në pushtet. Me premtimin dhe besimin se mund ta bëjë qeverisjen e vendit më mirë se kundërshtari. Gjithçka në ekzistencën e organizatës, përfshi edhe zgjedhjen e strukturave dhe të vetë kryetarit, bëhet në emër të këtij qëllimi. Dy emrat që i propozohen opozitës, njëri në krye të njërës pjesë dhe tjetri në pritje që t’i vihet në krye pjesës tjetër, jo vetëm logjikisht, por edhe për arsye të ndryshme, nuk i shëbejnë misionit themelor të opozitës. Sali Berisha u largua me një milion vota kundër në 2013-ën. Që atëherë ka rrjedhur shumë ujë nën këmbët e tij, por një gjë është e qartë. Çfarë ka ndryshuar për mirë Berisha që të thyejë atë refuzim të atij viti të largët që në 2025-ën ta besojnë shqiptarët? Në të kundërt, kanë ndodhur të tjera gjëra të liga për të dhe mbi të. Non Grata e dyfishtë angloamerikane është vetëm klithma më e fortë që do të zgjonte dhe të vdekurit nga vdekja, të tmerruar nga e vërteta e thjeshtë që situata për Berishën është përkeqësuar në mënyrë dramatike. Janë shumë të rrallë shqiptarët e pjesës gri të elektoratit dhe që mund të bëjnë diferencën mes kampeve të militantëve që do të vendosnin të sakrifikonin orientimin e tyre vetjak euroatlantik për hir të Berishës. Ata nuk do ta votonin kurrë edhe në rastin kur secili votues i djathtë do të vendoste të votonte për të. Lulzim Basha ka qenë dy herë rresht oferta kryesore e opozitës për kryeministër të Shqipërisë. Humbi dy herë edhe për shkak të gafave fantastike që ai ka bërë dhe kryesisht për shkak të tij. I identifikuar si fajtor në këtë spirale humbjesh, ai gjithashtu nuk afron asnjë shans logjik për të qenë fitues në zgjedhjet e dy vjetëve më pas. Eshtë e qartë që angazhimi i të dyve, i Berishës dhe Bashës në krye të dy pjesëve të PD-së është thjesht për arsye personale dhe synon vënien e interesit personal mbi atë të grupit dhe organizatës së tyre politike. Një egoizëm i shfrenuar, tipik ballkanik dhe me hile brenda që synon të fitojë vetëm duke pritur të humbasë tjetri, Rama. Eshtë e njëjta shpresë që mbante gjallë dikur zonjën dhelpër që priste që dashit që kulloste në lëndinë t’i shkëputeshin “ato” nga fundi i barkut sepse vetë dhelpra mendonte shijen e “atyre”. Paradoksalisht, ata nuk janë viktimë të këtij makthi. Viktimë e vërtetë është shpresa e opozitës që nuk mund të shndërrohet në alternativë për të ardhur në pushtet.

Çfarë është PD në vetvete që nuk po del nga Berisha që nga themelimi i saj dhe nga Basha, edhe ai një prurje e Berishës dhe pati mbështetjen e tij deri në shtator të vitit 2021. Përse nuk shfaqet një figurë që që të mposhtë dy liderët që janë “ati dhe biri politik” në këtë parti?

Arsyet janë të shumta dhe komplekse. Ato lidhen sa me traditën më të keqe të organizimit të shqiptarëve ndaj individit, raportit të deformuar që shoqëria vendos me individin, me dembelizmin tonë klasik që hallet e grupit i “delegohen” për zgjidhje njëshit, prijësit, udhëheqësit. Eshtë barrierë psikologjike, por edhe situatë reale që është ndërtuar rrotull partive politike. Ku ndjekësit e tyre zgjedhin të jenë kopje e origjinalit dhe nuk mundin se nuk dinë dhe nuk duan të jenë origjinalë. Janë si një seri matrioshkash ruse, që ndryshojnë nga njëri-tjetri vetëm nga madhësia. Askush nuk mund të pasonte Enver Hoxhën para se ai të vdiste dhe as që i shkonte në mend askujt, as Hoxhës vetë, që të pasohej nga dikush sa kohë që ishte gjallë. Pavarësisht forcës si individ, nëse Nano nuk do të ishte larguar vetë, Rama do ta kishte të pamundur t’i merrte partinë. Dhe pavarësisht sesa i dobët ishte Basha si kryetar partie, edhe mbas një viti e kusur, Berisha nuk ka mundur t’i rimarrë plotësisht partinë. Mjaftojnë këto shembuj për të kuptuar se grupi dhe lideri në Shqipëri krijojnë marrëdhënien e faraonit me oborrtarët që janë të gatshëm të flijohen në themelet e piramidës së përmbysur të pushtetit, pa çuar në mend përmbysjen e piramidës së pushtetit të individit.

Tashmë duket e qartësuar situata ku Berisha pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale nuk jep dorëheqje, duke mbajtur edhe barrën e personit “non grata” të sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga ana tjetër Basha ndjek të njëjtën linjë, teksa synon të marrë një të pestën e “partisë së mbetur”, ose “partia e vulës” (zyrtare), pavarësisht se ka njohur vetëm humbje kur ishte kryetar në vitet 2013-2022.

Edhe njëri, edhe tjetri janë autorë dhe fajtorë për tkurrjen e partisë së tyre. Secili nga ta nuk e ka problem një gjë të tillë. Për ta nuk ka rëndësi sesa i madh është qymezi, por vetëm që të jetë gjeli i vetëm që këndon në majë të pullazit të tij. Eshtë kaq qesharakje kjo histori e dhembshme sa nuk e qan dot, por as nuk e qesh dot gjithashtu sepse është mëkat të qeshësh me këtë fatkeqësi dhe monument shpërdorimi.

Ndërsa fati i PD-së në çdo analizë njeh vetëm shenja pezimizmi, nga ana tjetër nuk po dalin subjekte politike opozitare që të thithin elektoratin që është kundra qeverisë. Përse ndodh kjo dhe a mund të themi që vendit i bën dëm mungesa e një opozite bindëse kur Rama vijon të qeverisë në mandatin e tretë radhazi, bashkë me shumicën e bashkive? Çfarë duhet të ndodhë që të lindin subjekte të reja. A është kjo situatë një dëshmi që politika aktuale në pushtet dhe opozitë bëhet bashkë për të shtypur që në embrion forcat e reja politike?

Edhe në këtë rast ka një mori arsyesh. Partitë politike janë ngrehinat e para nga të cilat derivon shkalla e demokracisë së një vendi në të gjitha nivelet. Edhe në qeverisje. Partitë autokrate e kanë të pamundur të afrojnë kontribut në demokraci, në kuptimin evropian të fjalës, por e dëmtojnë atë. Edhe partitë e vogla kanë po të njëjtin problem. Kanë po të njëjtit drejtues prej vitesh dhe askush nuk e çon mendjen se dhe tek to zgjedhjet dhe rizgjedhjet e kryetarëve dhe të strukturave janë vetëm farsë. Dhe gjithë struktura vertikale është vetëm identikit i vullnetit të kryetarëve. Aq më keq akoma, edhe prurjet modeste të reja afrohen me të njëjtën logjikë të së vjetrës. Shumica e tyre si kartë kryesore afron korruptiumin e klasës politike dhe si kartë vetjake pastërtinë morale. Të premtosh që nëse votohesh nuk do të jesh i korrptuar, është njëlloj si të premtosh se do të zgjohesh çdo mëngjes për të vajtur në punë. Kaq bazike është një gjë e tillë. Askush nga ta nuk ka as aftësinë për të ndërtuar një program dhe as mundësinë për ta jetësuar atë program. Modelet e huazuara, qoftë dhe përpjekja për të përsëritur në Tiranë suksesin e Albin Kurtit në Prishtinë, janë të destinuara të ketë jetëshkrimin e fluturave. Që zgjedhje mbas zgjedhjesh të dështuara, papritur do të kuptojnë se edhe për ta kanë fluturuar vitet dhe të rinjtë e sotëm të politikës, janë gdhirë papritur pleq.

Next Post
Kapet grupi i drogës me 7 persona në Korçë, emrat dhe rolet në ‘biznes’

Në kërkim të trafikantëve, FNSH zbarkon në Elbasan! Burime: Dhjetëra të arrestuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In